Gjatë shekujve, Shkupi ka qenë një qendër e rëndësishme kulturore dhe historike brenda hapësirës së vet gjeografike. Rritja dhe rëndësia e tij vazhdoi me ritme të pandërprera deri sa arriti pikun e vet, kur qyteti u rrafshua me tokën nga gjenerali austriak Pikolomini në vitin 1689, duke e nxjerrë qytetin nga trajektorja e zhvillimit.
Thuhej se në atë kohë Shkupi ishte sa Praga, me rrugë me kalldrëm të bardhë, me kopshte më të bukura se të Romës, që të linte pa frymë nga bukuria, por edhe që i shkaktoi gjeneralit dhimbje të thellë, pasi iu desh ta digjte për shkak të kolerës.
Edhe luftërat dhe pushtimet e vazhdueshme dhe tërmetet shkatërruese të viteve 518 dhe 1555 nuk e penguan rikthimin e tij në pozicion me rëndësi.
Mirëpo zjarri që ra nga fundi i shekullit XVII ia ndërpreu vijimësinë me një periudhë përgjumjeje 200-vjeare, deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX kur rifilloi ringjallja e tij, vetëm për ta shumëfishuar zhvillimin disa herë gjatë shekullit XX.
Pika kulminante e veprimeve fuqizoi pozicionin e qytetit si një qendër me rëndësi, si kryeqytet të provincave në mbretëri të huaja, por edhe si kryeqytet të shtetit modern maqedonas.
Shekulli i njëzetë nuk e ruajti qytetin nga tundimet e agresionit njerëzor dhe katastrofat natyrore, prej të cilave tërmeti i vitit 1963 i dha goditjen më të rëndë.
Ajo çka dëshmoi pjekuri në mesin e turbullirave të tilla ishte urbanizmi që ia doli të përkufizojë një qytet ku dallojmë shtresat e kohërave antike, mesjetare, orientale, evropiane, moderne dhe bashkëkohore. Sigurisht, ka hapësirë për disa dilema rreth rindërtimit pas tërmetit, ku aspekti eklektik i qytetit nuk u vlerësua mjaftueshëm, por kompromisi dhe veprimet e reja ishin aq domethënëse, saqë Shkupi u bë qendra e trendeve arkitekturore dhe urbane për disa dekada me radhë.
Çfarë ndodhi më pas?
Erdhën vitet e 90-ta, me shpërbërjen e federatës së fuqishme dhe shkëputjen e shtetit maqedonas në një shtet të pavarur. Kjo ishte një periudhë e tranzicionit, gjatë së cilës vlerat shoqërore dhe të përbashkëta u përcëlluan nga kapitalizmi shpërfillës.
Individët, biznesmenët e brenda natës, kampet politike dhe organizatat etnike të papjekura i kishte kapluar lakmia duke kriuar kështu një shoqëri kaotike të ndarjes së pushtetit dhe plaçkitjes së territoreve nën qeverisje.
Rezultati ishte institucioni Qyteti i Shkupit dhe 10 komunat që kanë kompetencë të ndryshme, të cilat u përkasin agjendave të ndryshme politike dhe nuk kanë asnjë kontakt me thelbin e urbanizmit dhe arkitekturës. E gjitha ka të bëjë me mbijetesën (me disa përjashtime), pa vizionet që kemi patur vetëm 50 vjet më parë.
Masa e fundit dhe agresioni i dukshëm ishte projekti “Shkupi 2014”, si dukuri që shkonte përtej profesionalizmit, ku përziheshin të gjitha llojet e vullnetit të mirë, romanticizmit, nostalgjisë dhe abuzimit të pushtetit, duke krijuar shpërqendrimin e përkryer nga pjesët e tjera të qytetit, tërësisht i zhytur në sëmundjen autoimune urbane (ballkonë të ndarë, shtesa të ndërtesave sipas dëshirave individuale, etj).
*Filip Konevski ka lindur në Shkup në vitin 1987. Ai ka diplomuar nga Fakulteti i Arkitekturës në Shkup me temën “Instituti i ruajtjes dhe restaurimit”, ndërsa për momentin ai po punon për temën e tij të masterit “Qasje aktive ndaj trashëgimisë arkitekturore”.
Përvoja e tij e punës përfshin studio arkitekturore, punëdore dhe arti. Përveç themelimit të MARH-it dhe manxhimit të hapësirës, aktualisht ai është i punësuar pranë një studioje projektuese në Shkup. Pjesën tjetër të kohës ai ia kushton disa sferave të fushën e krijimtarisë, ndërsa në sferën e tij të shtëpisë (arkitektura), Filipi ka fituar çmime individuale dhe grupore nëpër gara vendore dhe ndërkobmëtare./Media Ndërtimi.