Connect with us

Ndërtim

Ulja e çmimit të banesave në Kosovë synohet të bëhet në vitin 2025

Published

on

Në të gjitha qendrat e komunave të Kosovës (tash e sa vite ndërtohet me ritëm të lartë, diku më shumë e diku më pak), dhe thuaja në të gjitha qendrat komunale, jo vetëm që nuk ka rënie fare të çmimeve të banesave, por, ka lëvizje të ngritjes së çmimeve. Si gjithnjë, prinë Prishtina edhe për nga oferta edhe për nga çmimet e larta.

Këto ditë, në Prishtinë, më konkretisht në lagjet me ndërtim të përshpejtuar agresivisht, siç është aktualisht lagjja Velania dhe përballë tërë përgjatësisë së Varrezave të Dëshmorëve të Prishtinës, një metër katror i një banese kushton 1,500 euro. Ky çmim, sipas disa banorëve të këtushëm, që tashmë kanë lëshuar trojet dhe shtëpitë e tyre për ndërtim të banesave, është standardizuar, sikundër që është standardizuar çmimi i një garazhi prej 20 mijë eurosh, raporton Buletini Ekonomik.

Edhe në lagjet e tjera, ku vazhdon ndërtimi intenziv në kryeqytet, siç janë rruga B dhe C, që dikur konsideroheshin si periferi, tani një metër katror i një banese kushton sikundër edhe në Velani – 1,500 euro.

Për koston e banesave në qendër dhe në afërsi të saj, në Prishtinë, dihet se ku ku kanë arritur çmimet e banesave. Këto ditë, ato kanë shkuar edhe në 3,500-4,000 euro metri katror në qendër dhe në lagjet e vjetra prishtinase siç është Ulpiana, Dardania, ku metrin katror të një banese vështirë që mund ta gjesh nën 2,000, edhe 2,500 euro. Këto veçanti të tregut të banesave në Kosovë i bëjnë më të komplikuara parashikimet dhe vizionet për të ardhmen e ecurive të çmimeve në tregun e banesave në Kosovë. Prandaj, sipas njohësve të zhvillimeve në këtë treg, asgjë nuk është e sigurtë për zhvillimet në vitet në vijim.

Sipas tyre, është më shumë projeksion se sa ndonjë objektiv realisht i pritshëm për t’u realizuar edhe parashikimi i autoriteteve që me Ligjin për Tatimin në Pronë (i dërguar tashmë në Gjykatën kushtetuese) me të cilin synohet edhe reduktimi i çmimit të banesave, të ketë ulje të çmimit të banesave nga viti 2025.

Siç dihet, në prezantimin e këtij projekt-ligji, para votimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati kishte thënë se ulja e çmimit të banesave synohet të bëhet përmes aplikimit të një takse progresive, dhe kjo taksë progresive, siç u tha, pritet të aplikohet nga viti 2025. Me përshkallëzimin e tatimit, të gjithë ata që kanë prona të vlerësuara mbi 275 mijë euro, do të paguajnë më shumë tatim. Ndërkaq, qytetarët që kanë banim primar nën vlerën 275 mijë euro, ministri Murati ka thënë se Qeveria e Kosovës synon që ndërtimtarët të cilët i mbajnë banesat pa i shitur, t’i lirojnë ato në treg.

“Ky është pra synimi. Deri më tani çka ka ndodhë është që, sikur dikush që e ka pasur një banim primar, sikur dikush që i ka pasur 20 banesa si ndërtimtar e i ka mbajtur pa shitur – në mënyrë që të ndikojë në mungesë të ofertës dhe kësisoj ta mbajë çmimin e lartë – kanë paguar njësoj tatim. Këtë po tentojmë ta ndryshojmë. Në momentin që atij që i mban 20 banesa pa shitë, sepse do ta bllokojë tregun, i bëhet më shtrenjtë patjetër atëherë do t’i lëshoj ato në treg dhe kësisoj ndikon edhe në reduktimin e çmimit. Është pozitive për ata që kanë nevojë të blejnë banesa. Pra, do të mundësohet të ketë banim më të përballueshëm edhe për ta, sepse do të ketë ofertë më të madhe në treg sepse do të bëhet më shtrenjtë për t’i bllokuar stokun e banesave të pashitura”, ka theksuar Murati, duke shtuar se “e di që për disa ndërtimtarë do të bëhet më vështirë, mirëpo ne e kemi premtuar si qeveri që sa i përket politikave tatimore do të ketë progresivitet”.

Megjithatë, efektet eventuale të këtij Ligji, tani pas dërgimit të tij në Gjykatën Kushtetuese as që mund të parashihen. Janë barë tashmë tej mase të komplikuara për t’u paraparë synimet e këtij Ligji, pasi që tani është fare e paqartë se si do ta vlerësojë Kushtetuesja këtë Ligj./Media Ndërtimi

Ndërtim

Përfundojnë punimet në themelet e Arenës sportive në Milano në vlerë 180 milionë euro

Published

on

Specialisti i inxhinierisë së tokës Trevi ka përfunduar punimet në ndërtimin e themeleve për Arenën e re Santa Giulia 180 milionë euro në Milano, Itali.

Salla sportive me shumë qëllime e projektuar nga arkitekti britanik David Chipperfield dhe Arup, do të presë garat e hokejit mbi akull për meshkuj për Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano dhe Kortinë.

Puna kryesore e Trevit përfshinte ndërtimin e 883 shtyllave duke përdorur teknologjinë CFA, 340 prej të cilave kanë një diametër prej 1000 mm dhe 543 të tjerat një diametër prej 1200 mm.

Zona e arenës së re ka toka të përbërë nga rërë dhe zhavorr me shtresa llumi dhe torfe; sipërfaqja e punës bëhet rreth një metër mbi tavolinën e ujit.

Ndërkohë, 100% e materialit të gërmuar të prodhuar nga punimet e gërmimit u rikuperua për përdorim në ndërtimin e rrugëve dhe mbushjet e punimeve civile.

Trevi përdori pajisje për aktivitetet e gërmimit të prodhuara nga Divizioni Soilmec i Trevi Group dhe pjesë e linjës Blue-tech. Makineria është projektuar për të reduktuar konsumin dhe emetimet e CO2 dhe për të frenuar ndotjen akustike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Bechtel do të ndërtoj termocentralin e parë bërthamor të Polonisë

Published

on

Kontraktori amerikan Bechtel dhe Westinghouse Electric Company kanë nënshkruar një marrëveshje zyrtare për partneritet në projektimin dhe ndërtimin e termocentralit të parë bërthamor të Polonisë.

Fabrika, në vendndodhjen Lubiatowo-Kopalino në Pomerani, vlerësohet të kushtojë 20 miliardë dollarë.

Konsorciumi dhe shoqëria polake Polskie Elektrownie Jądrowe pritet të nënshkruajnë një kontratë shërbimesh inxhinierike javën e ardhshme.

Qeveria polake zgjodhi teknologjinë e reaktorit Westinghouse AP1000® për programin e saj të parë të energjisë bërthamore në nëntor 2022.

Licencimi dhe puna inxhinierike tashmë është duke u zhvilluar për projektin./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ndërtim

Filluan punimet për ndërtimin e dy godinave të para në Portin e ‘Durrës Marina’

Published

on

 

Nisin punimet në Portin e ‘Durrës Marina’, pjesë e një projekti të rëndësishëm në sektorin e hoteleri turizmit. Marina turistike e Durrësit është tashmë realitet dhe jo vetëm projekt në letër.

Në pjesën lindore të portit kanë nisur punimet për ndërtimin e dy godinave të para, për të  cilat është dhënë leja e ndërtimit në fillim të muajit të kaluar.

Firma e ndërtimit që ka fituar të drejtën për ndërtimin e dy hoteleve të para 8 katëshe, po kryen punimet për rrethimin e kantierit dhe gërmimin e bazamentit për dy ndërtesat ne fjalë.

Leja e Ndërtimit dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit: për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” SH.A.

Në projektin e Durrës Marina parashikohet të ndërtohen një sërë rezidencash luksi, ndërsa në sipërfaqen ujore parashikohet ndërtimi i kalatave për strehimin e jahteve të përmasave të ndryshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending