Connect with us

Infrastrukturë

Ukraina do të marrë 100 miliardë euro fonde nga Fondi i Mirëbesimit botëror

Published

on

Kanë kaluar gati pesë muaj që kur forcat ruse pushtuan për herë të parë Ukrainën. Që atëherë, bota ka parë një vërshim imazhesh të ndërtesave të shkatërruara në qytete në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.

Zyrtarët e qeverisë ukrainase tani mund të japin një numër se sa ka humbur vendi vetëm në infrastrukturë deri më tani: Mbi 100 miliardë dollarë, sipas një postimi në Twitter nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal. Kostoja totale e rimëkëmbjes, e cila duhet të llogarisë gjithashtu infrastrukturën rrugore dhe miliona personat e zhvendosur brenda vendit, u vlerësua të jetë 750 miliardë dollarë, sipas zyrtarëve ukrainas.

New York Times raportoi se Britania tha se do të sigurojë më shumë se 1 miliard dollarë për kreditë e Bankës Botërore dhe do të garantojë kreditë e Bankës Botërore për gjysmë miliardë dollarë të tjerë. Britania gjithashtu u zotua të ndihmojë Ukrainën në pastrimin e minave tokësore dhe rindërtimin e infrastrukturës energjetike.

Ndërsa konferenca përfundoi dje, rreth 40 vende së bashku me organizatat globale si Banka Evropiane e Investimeve dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) nënshkruan Deklaratën e Luganos, duke u angazhuar të mbështesin Ukrainën në rrugën e saj drejt rimëkëmbjes. Dokumenti përshkruan parimet drejtuese të procesit të rimëkëmbjes së Ukrainës, i cili përfshinte pjesëmarrjen demokratike, transparencën dhe qëndrueshmërinë.

Kryeministri Shmyhal tha pas mbylljes së konferencës: “I jam mirënjohës Bashkimit Evropian dhe Bankës së tij Evropiane të Investimeve për qëndrimin së bashku me Ukrainën dhe për mbështetjen e vazhdueshme financiare. Besoj se së bashku do të jemi në gjendje të krijojmë të gjitha kushtet për zbatimin e Planit më ambicioz të Rimëkëmbjes së kohës sonë, rindërtimin e plotë dhe të shpejtë të Ukrainës pas kësaj lufte. Ne mirëpresim që konferenca në Lugano demonstroi mbështetjen e palëkundur të palëve kryesore të interesit, duke përfshirë EIB, dhe gjithashtu na dha një platformë për të diskutuar një çështje kaq të rëndësishme si rindërtimi i një Ukrainë më të mirë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Foster + Partners projekton ndërtimin e rrokaqiellit 487 metra në Park Avenue të New York

Published

on

Studioja e njohur e arkitekturës në Mbretërinë e Bashkuar Foster + Partners ka zbuluar dizajnin e saj për një rrokaqiell me nivele, 62-katëshe super të lartë në Park Avenue në Nju Jork.

I vendosur në 350 Park, rrokaqiell super i lartë do të ngrihet afërsisht 487 metra, duke mbajtur hapësira për zyra dhe një shesh publik në nivelin e tokës.

Projekti është pjesë e një nisme më të gjerë të kryebashkiakut Adams për të “imagjinuar Fifth Avenue si një distrikt më tërheqës për banorët, punëtorët dhe vizitorët,” tha ekipi.

Projekti është vendosur të fillojë procesin e shqyrtimit publik të qytetit në fillim të vitit 2025.

Është më i riu në shtesat e studios në rrugët e famshme të Nju Jorkut. Foster + Partners aktualisht është duke punuar në një seli të JPMorgan Chase në 270 Park Avenue – e cila mund të shihet në sfondin e paraqitjeve të 350 Park – dhe ka përfunduar një kullë 47-katëshe në 425 Park Avenue në 2022./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kalaja e Prizrenit në dekadën e investimit milionësh, braktiset nga shteti

Published

on

Ende nuk është rrumbullakuar dekada prejse aty u investuan mbi një milion euro, e u parashikua e ardhmja e ndritur e monumentit. Kur shkohet në Kalanë e Prizrenit ende pa u futur brenda rrethojës shihet se bëhet fjalë për një lokalitet të braktisur. Nuk ekziston mirëmbajtja. Tabelat informuese i ka bjerrë koha. Shërbejnë veç si pamje të shëmtuara e relikte që dëshmojnë moskujdesin e shtetit. Shtigjet e drunjta kanë degraduar deri në masën sa rrezikojnë vizitorët. S’ka mirëmbajtës e as roja nate. Është shembull i braktisjes nga shteti.

Në ditën e 25 gushtit të vitit 2014 në pjesën perëndimore të Kalasë së Prizrenit ishte nënshkruar një marrëveshje nëpërmjet së cilës llogaritej të vazhdohej restaurimi, të rregulloheshin shtigjet për vizitorë, sinjalizimi e ndriçimi i këtij monumenti. Pas periudhës trevjeçare të punës objekti simbol i Prizrenit parashikohej të gjenerojë të hyra e t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik të Komunës jugore të vendit. Para gati një dekade Memli Krasniqi, asokohe ministër i Kulturës, e zëvendësambasadorja e atëhershme e  SHBA-së në Kosovë, Jennifer Bachus, Enver Rexha asokohe drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës e Sali Shoshi, udhëheqës i Fonacionit kosovar për trashëgimi kulturore pa kufij,

“CHwB Kosova”,  parashihnin të ardhme të ndritshme për monumentin.

Në projektin trevjeçar, qenë investuar 700 mijë dollarë të Fondit të ambasadorit për trashëgimi kulturore. Bashkë me ato të buxhetit të Kosovës, është kaluar milionëshi. Puna në terren kishte përfunduar.

Por tash situata është krejt ndryshe.

Kur shkohet në Kalanë e Prizrenit ende pa u futur brenda rrethojës, shihet se bëhet fjalë për një lokalitet të braktisur. Nuk ekziston mirëmbajtja. Me të hyrë në portën perëndimore – kryesorja e monumentit – për “mirëseardhje” shërben një ombrelle dhe një frigorifer ku shiten pije. Pamja e këtij këndi dhe muzika që lëshohet prej aty, veç me monumentin nuk ka kurrfarë lidhjeje. Në cilindo drejtim që nisen vizitorët nuk marrin vesh gjë. Tabelat informuese i ka bjerrë koha. Shërbejnë veç si pamje të shëmtuara e relikte që dëshmojnë moskujdesin e shtetit. Shtigjet e drunjta kanë degraduar deri në masën sa rrezikojnë vizitorët. Janë arnuar me dërrasa, por si opsion që i ka shëmtuar, e ka rritur pak sigurinë. Degradimi i shtigjeve është i nivelit aq sa para më shumë se një viti, një vizitor e kishte lëshuar pjesa e shtegut ku po ecte. Ishte lënduar dhe kishte shkuar në Polici për ta paraqitur rastin me akuzën se ka pësuar në monumentin e menaxhuar nga shteti. Juridikisht shteti është përgjegjës për atë pjesë, por në praktikë s’merr kush pikë përgjegjësie.

Vegjetacioni është mirëmbajtur deri diku. Kjo në baza private nga arkeologu Shafi Gashi, i cili njëherësh është udhëheqës i projektit të Kalasë. Pjesa muzeore është e mbyllur me dry.

Kalaja prej fillimit të marsit nuk i ka as pesë punonjësit teknik që shërbenin për roje e mirëmbajte. Nuk ruhet as natën. Është braktisur krejtësisht.

Sipas udhëheqësit të projektit për Kalanë, arkeologut të IKA-ut, Shafi Gashi, deri vjet kanë qenë shtatë veta, prej të cilëve dy përgjegjës për muzeun brenda kompleksit. Por prej vitit të kaluar janë angazhuar vetëm pesë: tre mirëmbajtës dhe dy roja nate./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

“Toka të është shitur” shitblerje të dyshimta e uzurpime – Lufta e pasuksesshme për kthimin e pronave në Kosovë

Published

on

Lubisha Ceroviq, një serb me prejardhje nga fshati Bellopojë i komunës së Pejës, ka mbi 20 vjet që po mundohet ta kthejë tokën e familjes së tij, që i ishte shitur, siç thotë, ilegalisht pas luftës në Kosovë, derisa ai dhe familja ishin shpërngulur në Serbi.

Këtë nuk arriti ta bëjë as pas një vendimi të gjykatës së Kosovës në favor të tij.

Ai thotë se toka e familjes në rrugën magjistrale Pejë-Deçan, u shit përmes një autorizimi të rrejshëm, me emrin e gjyshit të tij, që në atë kohë ishte i vdekur.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, thotë se janë disa raste të ngjashme brenda kësaj komune.

Çështjet pronësore të ndërlidhura me tensione etnike në Kosovë janë përmendur edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut të vitit 2023, të publikuar më 22 prill. Në veçanti, ky raport thekson se disa përfaqësues të serbëve të Kosovës pohuan se institucionet qeveritare “dështuan të ekzekutojnë vendimet e gjykatës në favor të serbëve të Kosovës, veçanërisht në kontestet pronësore”.

Probleme me pronën e uzurpuar kanë edhe shqiptarët e Kosovës, e posaçërisht ata në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Në mesin e tyre është Shyqri Çeliku, i cili për 25 vjet nuk arriti ta rikthejë banesën e tij në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas një raporti të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW), të publikuar më 2001, shkalla e shkatërrimit të pronave civile nga forcat qeveritare serbe më 1999 ka qenë shumë e madhe.

Në raport citohet një sondazh i Zyrës së Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), sipas të cilit, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banimit në Kosovë ishin dëmtuar rëndë ose ishin shkatërruar plotësisht.

Toka me sipërfaqe 54.13 ar, sipas Kadastrës së Komunës së Pejës, i takonte Milleta Ceroviqit së paku që nga viti 1956.

Në nëntor të vitit 2000 u nënshkrua një kontratë për shitje të kësaj toke, në mes të Agron Kelmendit dhe Blerim Krasniqit nga Peja.

Në këtë kontratë, që Radio Evropa e Lirë e ka siguruar, thuhet se Agron Kelmendi ka qenë i autorizuar nga Milleta Ceroviq nga Peja, për ta shitur tokën, ndonëse në atë kohë, Milleta kishte qenë i vdekur për më shumë se tre vjet.

Kështu, në vitin 2005, Lubomir Ceroviq, djali i Milletës, ngriti padi në Gjykatën e atëhershme të Pejës, duke kontestuar vlefshmërinë e kësaj kontrate.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata Themelore e Pejës dhe në atë kohë gjyqtari nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në tetor të vitit 2013, morën vendim mbi këtë çështje.

Në këtë vendim që më vonë u shpall i plotfuqishëm, Gjykata e konsideroi kontratën mes Agron Kelmendit dhe Blerim Krasniqit pa forcë ligjore.

Brenda vendimit të Gjykatës thuhet se “është e qartë që nënshkrimi [i Milleta Ceroviqit] në autorizim ishte i rremë dhe kontrata e shitblerjes ishte e falsifikuar”.

Radio Evropa e Lirë e ka siguruar dokumentin që Gjykata e ka shpallur të pavlefshëm, me të cilin Agron Kelmendit i jepet autorizim për shitje të tokës së Milletës, si dhe disa ngastrave tjera të serbëve të tjerë nga Kosova.

Në anën tjetër, Blerim Krasniqi, po ashtu nga Peja, thotë se përtej kontratës që kishte me Agronin, nuk ka të bëjë më asgjë me tokën në fjalë.

“Kemi pasur pretendim për blerje, i kemi besuar Agronit. Nga ti po dëgjoj që ka qenë autorizimi i falsifikuar. E gjitha që di, është kjo. Nuk kam pasur ndonjë pretendim të keq”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ndonëse ka pasur një kontratë të nënshkruar, të vërtetuar në Gjykatë dhe madje ishte pronar i regjistruar i tokës në Kadastrën e Pejës, Blerim Krasniqi thotë se tokën nuk e mori asnjëherë.

Sipas Krasniqit, pasi që kishte nënshkruar kontratën dhe e kishte vërtetuar në Gjykatë, kishte pasur një reagim nga pjesëtarë të familjes Dinaj nga Peja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending