Connect with us

Uncategorized

Udhëzuesi për plastikën në arkitekturë dhe dizajn të brendshme

Published

on

Po mendoni të përdorni plastikë në projektin tuaj? Udhëzuesi ynë i fundit i Dezeen përfshin më shumë se 11 lloje plastike të përdorura zakonisht në arkitekturë, dizajn dhe brendshme, me lidhje me qindra projekte për frymëzim.

Plastika është ndër materialet më të gjithanshme në ekzistencë. Të përcaktuar nga plasticiteti i tyre, ata kanë zinxhirë të gjatë të karbonit të quajtur polimere në shtyllën kurrizore dhe mund të formohen, ekstrudohen ose hidhen në çdo formë të dëshiruar nga filmat në fijet e tekstilit.

Ato mund të ndahen në plastika termosetuese, të cilat nuk zbuten kurrë pasi të jenë formuar dhe termoplastikë, të cilat mund të shkrihen dhe riformohen, duke i bërë ato më të përshtatshme për riciklim.

Plastikat “janë një produkt i karburanteve fosile”

Edhe pse plastika të caktuara – të tilla si goma, e cila rrjedh nga bima e gomës – ndodhin natyrshëm, shumica e plastikës moderne janë sintetike dhe më shumë se 99 përqind rrjedhin nga lëndët djegëse fosile.

Kjo ndihmon në bërjen e plastikës më të përballueshme se shumica e materialeve të tjera dhe i sheh ato të përdorura për të krijuar miliona tonë artikuj për përdorim të vetëm çdo vit.

“Një pjesë e arsyeve pse plastika është kaq e lirë është se ato janë një produkt i karburanteve fosile,” shpjegoi stilistja Charlotte McCurdy, e cila ka krijuar një bioplastikë të bërë nga algat.

“Nafta ose gazi natyror pompohet nga toka dhe në rafineri, ndahet në gjatësi të ndryshme të molekulës dhe plasaritet në mënyrë katalitike në monomere të dobishme.”

79 përqind e të gjithë plastikës hidhet në deponi

Ky proces rafinimi jep jo vetëm lëndë djegëse si benzina dhe vajguri, por edhe nënprodukte kimike si etileni dhe propileni, të cilat janë lëndët e para më të rëndësishme të përdorura për të krijuar plastikë.

Pasi hidhet, 79 përqind e të gjithë plastikës hidhet në deponi ose në mjedis, ku do të mbetet për mijëra vjet. Edhe pse kjo kontribuon në ndotje, ajo gjithashtu ndihmon në ndarjen e karbonit të përmbajtur në materiale dhe e pengon atë të hyjë në atmosferë.(TheDezeen).

Infrastrukturë

Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë merr pajisje të reja operuese

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, Jr, ishim prezent në ceremoninë e nënshkrimit të donacionit nga Shefi i Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Amerikës në Kosovë Major Ryan Conley, dhe Zëvendës Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.

“Uroj që këto pajisje të shërbejnë në fuqizimin dhe ngritjen e kualitetit të shërbimeve për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës, në raste emergjente e të fatkeqësive.

Falënderoj Komandën Ushtarake të 🇺🇸 për 🇪🇺, të cilët nëpërmjet programit për Ndihmë Humanitare, në koordinim me Zyrën për Bashkëpunim në Mbrojtje, kanë mbështetë këtë donacion.”, tha kryetari Rama./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Uncategorized

Rëndësia e gjelbërimit urban dhe pyllit vertikal mbi ekosistemin

Published

on

Praktikat e urbanizmit të paplanifikuar dhe shndërrimi i hapësirave të gjelbra në gri janë “zhvilluesit” më të shpejtë të zonave urbane. Duke u njohur me efektet e ishullit të nxehtësisë urbane, kthimi ndaj natyrës siç është gjelbërimi vertikal do të ishte zgjidhje alternative për një zhvillim të qëndrueshëm.

Nxehtësia e gjeneruar nga trafiku, aktivitetet industriale, ndërtimet dhe të ngjashme ndikojnë në shkatërrimin e biodiversitetit duke bërë që temperatura e ajrit në mjediset urbane të jetë më e lartë se në vendet rurale. Hapësirat e gjelbra bëjnë që qytetet të jenë më eko-miqësore me zhvillim holistik (tre-dimensional).

Sipas organizatës Ec Ma Ndryshe, koncepti i gjelbërimit urban nuk nënkupton vetëm mbjelljet konvencionale në parqe dhe hapësirat publike që jemi mësuar t’i hasim por edhe forma të tjera si përfshirja e gjelbërimit vertikal në ndërtesa, muret e gjalla në vend të fasadave, çatitë e gjelbra në vend të atyre të zakonshme etj.

Vlen të theksohet se më shumë se 70% e investimeve në Kosovë janë investime në ndërtim dhe ky sektor në tërësi është punëdhënësi më i madh në Kosovë në sektorin privat, ku vetëm gjatë dekadës së fundit ka dyfishuar numrin e të punësuarve.

Ajo çka dëmton më së shumti hapësirat e gjelbra janë padyshim numri i lartë i ndërtimeve pa leje, ku në Kosovë janë regjistruar 352,836 ndërtime pa leje.

Vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2022 në Prishtinë janë dhënë më shumë se 40 leje ndërtimore dhe nga ky numër më shumë se 30% janë objekte shumë banesore. Ndërsa në vitin 2021 janë lëshuar 171 leje ndërtimi, nga të cilat afro 50% janë objekte shumë banesore me afarizëm. Ajo çka vlen të cekët bazuar edhe në të dhënat e mësipërme të ofruara nga vet Komuna e Prishtinës është se pjesa më e madhe e tyre vazhdojnë të mos i japin prioritet proporcionit në mes sipërfaqes së gjelbëruar dhe sipërfaqes së pllakosur.  Zbatimi i proporcionit përveç aspektit estetik është i nevojshëm ne radhë të parë për gjendjen psiko-fizike të banorëve që jetojnë aty dhe më pas për plotësimin e rregullores që parasheh shteti i Kosovës.

Bazuar në të dhënat e mësipërme të marra nga ASK-ja, zgjidhja më premtuese shihet pyllëzimi vertikal. Bimët ndihmojnë në parandalimin e reflektimit dhe uljen e rrezatimit diellor duke krijuar një mikroklimë të brendshme jo të dëmshme për njerëzit, rregullojnë lagështinë e ajrit, prodhojnë oksigjen, thithin dioksidin e karbonit, ulin temperaturën e ndërtesës përmes së cilës reduktohet kërkesa për konsum të energjisë, reduktojnë zhurmën duke lehtësuar kështu rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit.

Modeli i pyllëzimit vertikal u përfshi për herë të parë në projektin e arkitektit Stefano Boeri në qytetin e Milanos në vitin 2014. Ai projektoi dy ndërtesa që do kishin bimë dhe të cilat siguronin një sasi vegjetacioni të barabartë me 30,000 metra katrorë pyll duke përfshirë dru, shkurre, pemë, shumëvjeçare. Ndërtesat janë projektuar për të mos penguar rritjen e drurëve.

Ndërtesa që përfshijnë pyllëzim vertikal janë ndërtuar edhe në Kinë, ndërsa pritet të ndërtohen edhe në vende të tjera si në Holandë përmes së cilës bimët çdo vit do të thithin 50,000 kilogramë CO2 dhe prodhojnë 13,750 kilogramë oksigjen./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Uncategorized

Komuna e Deçanit nën hetime për pronat e Manastirit, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses

Published

on

Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime ndaj Komunës së Deçanit për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës – të vitit 2016 – përmes të cilit, Manastirit të Deçanit i njihet pronësia edhe mbi 24 hektarë tokë.

Nisjen e hetimeve për këtë rast e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

“Po, hetimet i kemi filluar. Procedura është te ne, kaq mund të them tani. Janë duke u marrë disa veprime në këtë drejtim”, ka thënë shkurtimisht Kurmehaj.

Nisja e hetimeve vjen gati nëntë muaj pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dërguar një letër kryeprokurorit të atëhershëm të shtetit, Aleksandër Lumezi, në të cilën është thënë se “i takon Prokurorisë së Shtetit të ndërmarrë veprime” për moszbatimin e aktgjykimeve, në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se nisja e hetimeve të tilla nga ana e Prokurorisë së Shtetit është një praktikë që nuk ka ndodhur më parë.

Ai shpreh dyshime nëse ky institucion ka bazë ligjore për t’i kryer këto hetime.

“Përderisa Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale e përcaktojnë në mënyrë të qartë se institucioni i Prokurorit të Shtetit ka të drejtë të iniciojë apo të fillojë hetime në rastet kur nuk bëhet zbatimi i vendimeve gjyqësore të gjykatave të rregullta, një sanksion i tillë në Kodin Penal të Kosovës nuk ekziston sa i takon moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Në një deklaratë të mëhershme për REL-in, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, njëherësh profesor i së drejtës kushtetuese, ka thënë se në ligj apo Kushtetutë nuk ekziston ndonjë sanksion konkret – penal apo çfarëdo qoftë – për subjektet që refuzojnë t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar, po ashtu, më herët për REL-in se vendimi i Gjykatës Kushtetuese “është çështje e përfunduar” dhe se institucionet e Kosovës duhet ta zbatojnë atë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një konferencë për media më 1 qershor se Qeveria nuk është përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi dhe ka kundërshtuar përmbajtjen e tij.

“Janë të panumërta shkeljet” nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë Kurti, për të shtuar se ai ka insistuar vazhdimisht në nisjen e dialogut me priftërinjtë kryesorë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending