Connect with us

Opionion

Udhëtim i mundimshëm me trafikun urban në Prishtinë

Published

on

Trafikun urban ne Prishtine e përdori shpesh dhe sidomos linjat 1 dhe 4 dhe po du me nda përvojën time lidhur me këto shërbime:

Koha e pritjes:

Mesatarisht më bjer me prit rreth 10 minuta deri sa të vjen autobusi që nuk është edhe aq keq.

Linjat e lëvizjes (itinerari)

Ka pak linja të lëvizjes dhe si pasojë janë shumë të dobëta (të gjata). Për shembull nga Dardania/Lakrishta për Breg të Diellit nuk ka linjë direkte dhe duhet të përdoret linja 1 e cila të dërgon deri te komuna e vjetër e pastaj të kthen te fakulteti teknik. Kjo mesatarisht i merr mbi 30 minuta që është më gjatë se me shku këmbë nga Dardania te Fakulteti Teknik!

Çmimet

Bileta për një përdorim kushton 50 cent. Bileta për 24 orë kushton 80 cent me të cilën mund të përdoren pothuaj të gjithë autobusët publik por jo ata privat. Disa sugjerime në këtë drejtim:

  • Me biletë ditore të përfshihen edhe autobusët privat (të shihet mundësia e subvencionimit);
  • Koha prej 24 orë të bëhet 25 orë për shkaqe praktike. Ka njerëz që e përdorin autobusin në kohë të njëjtë (psh për me shku në punë) dhe është problem me u nis në të njëjtën kohë të nesërmen. Mua më ka ndodh që për 4 minuta më ka ik 24 orëshi e u desht me nxjerr biletë tjetër;
  • Të shtohet mundësia që brenda në autobus të lëshohen edhe bileta javore apo të vazhdohen mujoret;

Pritoret (stacionet)

Janë në gjendje të keqe: të vogla, të papastra, të dëmtuara dhe aspak atraktive. Diku ska fare që është problem kur bjen shi. Duhet të modernizohen edhe me ekrane me GPS që me u ditë kur vjen autobusi dhe cili autobus ku shkon. Puna e GPSave mund të bëhet falas përmes partneritetit publiko privat me pak kreativitet.

Të tjera

Kryesisht ka shumë tollovi nëpër autobusë. Është e çuditshme se si pasagjerët grumbullohen te dyert dhe e vështirësojnë hyrje/daljen. Konduktorët duhet të menaxhojnë këtë situatë e që nuk e bëjnë. Po edhe s’kanë faj. Hec e hi n’llafe me turli hajvani.

Vozitja len mjaft për të dëshiruar. Shoferët najhere e ndiejn veten si me bajt kompira e jo njerëz!

Mesazhi kryesor

Duhet të rritet numri i autobusëve dhe si rezultat të shtohen linjat e reja dhe të zvogëlohet koha e pritjes!

Këtë shkrim e bona në 4sh rrugës për Gërmi.  Koha po duket e mirë sot, ta shohim.

Opinion nga arkitekti Dritan Tafallari./Media Ndërtimi.

Opionion

Profesionet e dizajnit nuk po aftësohen për të adresuar problemin e zjarreve

Published

on

Tani kemi prova shkencore të mënyrave se si kemi ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme territoret dhe klimën e kësaj bote, duke na vënë në një rrugë ku nuk mund të shohim ende pasojat përfundimtare. Zjarret dhe efektet e tyre negative në infrastrukturë dhe shëndet janë një shembull i qartë që po përjetojnë gjithnjë e më shumë në mbarë botën.

Profesionet e projektimit nuk po rriten për të adresuar problemin e zjarreve, përveçse kërkojnë materiale ndërtimi rezistente ndaj zjarrit dhe hapësirë ​​të mbrojtur. Sigurisht, këto janë taktika të nevojshme për t’u përfshirë në çdo diskutim të reagimit ndaj zjarrit, por nuk janë zëvendësues për një konceptualizim më të gjerë të planifikimit, tipologjive dhe strategjive disiplinore inovative.

Arkitektura nuk mund ta zgjidhë këtë problem

Arkitektura nuk mund ta zgjidhë këtë problem. Në fakt, të gjitha profesionet individuale të dizajnit janë të paaftë për të trajtuar vetëm përmasat e kompleksitetit absolut të krizës klimatike. Aq sa kemi nevojë për ekspertizë disiplinore, problemi i zjarreve, si krizat e tjera klimatike, kërkon nivele inovacioni që nuk është e mundur të arrihen nëpërmjet një orientimi të vetëm disiplinor.

Kështu, ajo që nevojitet është një disiplinë e re holistike, e sintetizuar, e projektimit që bashkon të menduarit e sistemeve ekologjike të arkitekturës së peizazhit, të menduarit politik të planifikimit, të menduarit sintetik kulturor dhe organizativ të arkitektëve dhe aftësitë inxhinierike të inxhinierëve civilë dhe mjedisorë.

Por kjo nuk mjafton. Për më tepër, ne duhet të konceptojmë një narrativë ose mitologji të re globale që rivendos ndërlidhjen e planetit tonë dhe mungesën e rëndësisë së kufijve, kufijve ose territoreve me në qendër njeriun që rregullojnë kornizën dhe demarkacionin tonë kulturor të ndarë nga realitetet e globit. I gjithë dizajni është, ose duhet të jetë, një manifestim i një narrative më të madhe kulturore, ose zeitgeist, dhe si i tillë ne duhet të krijojmë një narrativë të re rreth krizës klimatike që mund të përshkojë gjendjen njerëzore drejt motivimit të ndryshimit real.

Kjo do të kërkojë që ne t’i shohim forcat natyrore si diçka për t’u angazhuar në vend që të tërhiqemi

Disa nga këto janë masa praktike që shkojnë përtej fushëveprimit të profesionit të dizajnit, por ku ne duhet të vazhdojmë të angazhohemi për të mbrojtur inovacionin. Ne kemi nevojë për më shumë kooperativa strehimi dhe truste të tokave të komunitetit që fuqizojnë pronarët e shtëpive, krijojnë banesa elastike të përballueshme dhe ofrojnë stimuj më të fortë se zhvillimi tregtar për të pasur strategji të duhura përshtatjeje dhe rimëkëmbjeje. Ne kemi nevojë për modele inovative sigurimesh që krijojnë konsorciume publike-private për të promovuar administrimin e tokës dhe zbutjen e zjarreve. Ne kemi nevojë për politika planifikimi që inkurajojnë zhvillimin e grumbulluar të rrethuar nga toka dhe bufera bujqësore dhe jo shtëpi për një familje të rreshtuara përgjatë rrugëve drejtpërdrejt pranë tokave të egra.

Ne kemi nevojë për infrastruktura të buta inovative dhe zhvillim që funksionojnë me klimën tonë në ndryshim – madje edhe versione ekstreme të saj. Kjo do të kërkojë që ne t’i shohim forcat natyrore si diçka me të cilën duhet të angazhohemi në vend që të tërhiqemi, duke ndryshuar plotësisht mënyrën se si e pushtojmë këtë planet dhe mendojmë për dizajnin. Do të kërkojë një rimendim të strategjive hapësinore, politike, teknologjike dhe ekonomike në një gamë të gjerë shkallësh, nga ajo lokale në atë globale, si dhe një riformulim të prioriteteve dhe mënyrës sesi ne e konsiderojmë rolin e projektuesit.

 

Opinion i shkruar nga Greg Kochanowski është partner dhe drejtor dizajni në studion e arkitekturës GGA+, themelues i laboratorit kërkimor The Wild, një profesor ndihmës në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin e Kalifornisë Jugore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Opionion

Takim i arkitekturës dhe ligjit

Published

on

Në një kryqëzim rrugësh mes arkitekturës dhe ligjit zënë vend të drejtat e autorit, si një koncept i mirë definuar dhe i rregulluar në mënyrë të posaçme nga e drejta e pronësisë intelektuale. Në këtë artikull do të hulumtojmë mes veprimtarisë krijuese të një arkitekti dhe ndërveprimit të saj me çështje të së drejtës.

Pikëprerja mes tyre konceptohet si vendosje e kreatives, në kornizën e procedurës, me qëllim mbrojtjen e përmbajtjes së saj. Ligji, duke definuar konceptet, identifikon atë pjesë të krijimtarisë së arkitektit që është subjekt i mbrojtjes së tij. Përmes rregullimeve të posaçme ligjore garantohet disponimi i lirë dhe pacënueshmërinë e të drejtave të lidhura me veprimtarinë krijuese, patjetërsueshmërinë e të drejtës së autorit, si edhe përfitueshmërinë në kuptimin e të drejtave ekonomike të lidhura me të. Në këtë mënyrë bashkohen pjesët e kornizës së mbrojtjes së krijimtarisë nga e drejta.

Punimi ndalet dhe në aspekte të tjera të bashkautorësisë apo shtrirjes së punimeve të arkitekturës përtej kufijve, si në aspektin e shtetësisë së autorit ashtu dhe në vendosjen territoriale të tyre. Secili prej aspekteve fillestare të parashtruara më lart do të gjej një trajtim më të dedikuar në vijim.

Ligji 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to” (në vijim do të referohet si “Ligji”) parashikon se autorët e veprave arkitektonike, të ndërtuara në territorin e Republikës së Shqipërisë gëzojnë mbrojtje të veprimtarisë së tyre krijuese, si edhe të të drejtave të tjera ekonomike të lidhura me të. Të drejtën që buron nga veprimtaria krijuese, arkitekti e gëzon, si në rastin kur është shtetas shqiptar ashtu edhe kur është rezident në vendin tonë, apo kur ka shfaqur veprën intelektuale në territorin shqiptar.

VEPRIMTARIA KRIJUESE E ARKITEKTIT, NË KUPTIMIN E SË DREJTËS SË AUTORIT, PËRFSHIN VIZATIMET, PLANET, SKICAT NË SHKALLË TË ZVOGËLUAR DHE KRIJIMET GRAFIKE NË PROJEKTET ARKITEKTONIKE.

Ligji parashikon se f) veprat e arteve të aplikuara, duke përjashtuar ato vepra, si dizajne industriale që mbrohen nga ligji “Për pronësinë industriale”; g) krijimet tredimensionale, ilustrimet, listat, hartat dhe vizatimet në fushën e topografisë, gjeografisë dhe shkencës në përgjithësi; gj) krijimet hartografike1; krahas të mësipërmeve edhe veprat e prejardhura të arkitekturës janë krijime intelektuale të autorit, i cili përmes transformimit, rimodelimit ose përshtatjes së veprave ekzistuese krijon vepra të reja, të cilat janë produkt i përpjekjeve të tij, duke vënë në zbatim njohuri dhe aftësi të posaçme. Të drejtat e autorit të veprave të prejardhura mbrohen në mënyrë të pavarur nga ato të autorit të së drejtave origjinale/ veprës ekzistuese, por në asnjë rast e drejta e arkitektit i cili ka ripunuar, duke e transformuar dhe përshtatur një vepër të mëparshme nuk interpretohet në dëm të autorit të veprës ekzistuese.

Të drejtat e autorit për nga natyra i përkasin personit fizik, krijuesit të tyre, por mbajtës i të drejtave të tjera të lidhura me to mund të jenë persona fizikë ose juridikë të ndryshëm nga autori, të cilët kanë porositur realizimin e një vepre arkitektonike, ose përmes një marrëveshje të posaçme dhe kundrejt një shpërblimi të drejtë kanë rënë dakord me autorin për transferimin e të drejtave që rrjedhin prej saj. Me vlerë për të sjellë në vëmendje është fakti, se të drejtat e autorit në përgjithësi dhe ato të veprave arkitektonike, të cilat po trajtohen në mënyrë të posaçme në këtë artikull, nuk mund të kufizohen përveçse me vullnetin e autorit dhe në përputhje me rregullimet ligjore, duke ruajtur në çdo rast të drejtën e krijuesit për t’i përmendur autorësinë, duke e bërë të dukshme në çdo shfaqje të tyre publike, ashtu si në një pikture, libër, apo produkte të tjera, objekt i së drejtës së pronësisë intelektuale. Përdoruesit e një vepre, e cila mbrohet në kuptim të Ligjit, janë të detyruar të shkruajnë dhe të përmendin emrin e autorit në çdo kopje ose përdorim të veprës, me përjashtim të rasteve kur autori deklaron në formë të shkruar se heq dorë nga e drejta për t’iu përmendur autorësia, në përputhje me natyrën e veprës dhe përdorimin e saj. E drejta e njohjes dhe përmendjes së autorësisë ekziston në mënyrë të pavarur nga e drejta pasurore e autorit, edhe pas transferimit të të drejtave ose tagrave të veçantë të saj dhe nuk kufizohet prej transferimit të tyre.

Shpesh ndodh që një vepër arkitektonike të krijohet si rezultat i krijimtarisë dhe përpjekjeve/ angazhimit të përbashkët të disa autorëve dhe si e tillë bashkimi i tërësisë së përpjekjeve të përbashkëta, prej të cilave rezulton të krijohet një vepër e pandarë, do të konsiderohet bashkautorësi dhe prej saj do të derivojë një e drejtë e përbashkët. Kjo e drejtë ka si objekt të pandarë veprën e tyre të përbashkët dhe si e tillë mbrohet bashkërisht për autorët. Në këtë rast të drejtat e garantuara nga ligji i takojnë dhe zotërohen solidarisht nga bashkëautorët.

Veprat e arkitekturës gjejnë mbrojtje ligjore edhe në hapësirën e së drejtës ndërkombëtare, në rastet kur rrugëtimi i krijimeve kalon përtej juridiksionit territorial të shtetit shqiptar. Garantimi i një mbrojtje të barabartë të të drejtave të autorëve të huaj në territorin ku vepron ligji shqiptar i fushës, por dhe të autorëve vendas në juridiksione të tjera përmbushet përmes aderimit të Republikës së Shqipërisë në marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të autorit, duke garantuar në këtë kontekst pronën intelektuale të krijuesve, e cila ka një dimension që nuk kufizohet nga kufijtë territorialë të shteteve, por rrugëtimi i tyre përtej kufijve materializon shkëmbimin kulturor ndërmjet vendeve dhe përcjell frymën e kohës apo traditën e modeleve të mira të së shkuarës nga një territor në tjetrin, duke transmetuar vlera.

Në përfundim të këtij rrugëtimi, që nis me lindjen e veprës dhe bashkë me të dhe të së drejtës së autorit, gjejmë me vend të ndajmë për vëmendjen e autorëve veprave të arkitekturës, se e drejta e autorit mbi veprat e tyre, sipas ligjit, i lind me realizimin e krijimit, pa nevojën e asnjë regjistrimi të veprës ose formaliteteve të tjera. Megjithatë në kuadër të një përkujdesje të shtuar në aspektin e gëzimit të së drejtës, autorët mund të regjistrojnë vullnetarisht veprat e tyre në një regjistër të veçantë, i cili mbahet nga Drejtoria për të Drejtat e Autorit dhe ka efekt ligjor për sa kohë një vendim gjyqësor provon të kundërtën.

Opinion i shkruar nga juristja Matilda Qesja për Pikark.com/ Media Ndërtimi

Continue Reading

Opionion

“Një grup biznesmeno- meditatik qëndron prapa ndërtimeve miliardëshe në Tiranë”

Published

on

Debati mbi kullën më të lartë të Tiranës ndodhi befasisht. Edhe pse leja ishte dhënë qysh në muajin mars, disa zëra që e kishin përshkruar atë si një “qokë” të pushteti për familjen Berisha nuk është se u morën shumë seriozisht. Në të vërtetë, grupi që ndërton kullën, është më i madh se ai që ka emrin dhe po lakohet.

Në thelb grupi që qëndron jo vetëm pas kësaj kulle, por pas rreth 1 miliard eurosh ndërtime në Tiranë, ka brenda vetes pronarët e mëdhenj të grupit “Klan”, të cilët shërbejnë si telefon i prishur mes Berishës dhe Ramës. Ramës duke i shitur pallavra për Berishën dhe Berishës duke i shitur miqësinë me Ramën si kërcënim për ta braktisur, po nuk i dëgjoi.

Janë të njëjtët që ndërtojnë në fund të “Rrugës së Kavajës”, duke shkatërruar qysh në kohë të Berishës, ndoshta muzeun më të mirë në Ballkan që ka pasur Shqipëria, atë të Shkencave të Natyrës, dhe në disa kantiere të tjera në zona të mira të Tiranës. Brenda këtij grupi, Ilir Shtufi është thjesht njeriu që i ka dhënë garanci pushtetit se brenda atij grupi ai është njeri i Berishës dhe për këtë kullë Sali Berisha nuk do të bëjë zhurmë.

Por brenda grupit ka dhe biznesmenë të afërt me ministra socialistë, që kanë ndihmuar njeriun e Berishës të marrë dhjetëra licenca për parqe fotovoltaike dhe tenderë rindërtimi.

Zhurma filloi pikërisht kur u pa se ky premtim i tij po mbahej. Për muaj të tërë Sali Berisha dhe njerëzit e tij jo vetëm që shmangën çdo shenjë agresiviteti ndaj projektit, por e kishin ndërtuesin sponsorin e tyre kryesor në çdo aktivitet të Foltores. Dhe këtë më mirë se pjesa e pushtetit e dinë vetëm militantët e Foltores.

Ndërtuesi është pjesë e njerëzve të besuar të Shkëlzen Berishës në fushën e investimeve të ndërtimit, pasi ndërtuesi është kushëri i parë i Shkëlqim Beshirit, që shfaqet befas pronar atu ku kthehen tokat e Teqes së Zallit në Ksamil, ku kthehet prona e familjes Delvina në Sarandë, apo ku merr lejen si investitor strategjik në Lalëz tek ish- toka e investitorit arab që u rrah nga banditët lokal aty.

Kush ka kuriozitet për të si investitor mund të ndjekë linkun e kompanisë së tij që është publike. https://lim-em.al/godinat.

Mendoni pak Berishën tani të lejonte njerëzit e kundërshtarëve të tij politik, të bënin qoftë dhe një godinë. Ua çonte rruspat natën.

Ndërsa kushëriri i tij i pare, që është ndërtuesi i kullës, aktualisht ka këto kantiere në Tiranë bashkë me këta ortakët që përmenda më lart. Kompania Nova construction në Tiranë në fushën e ndërtimeve si më poshtë: https://novaconstruction.al/al/

Ka 85 mijë metra katror e gjitha sipër dhe nën toke, 200 metra e larte pas TOB (Kulla)

Ka ne proces ndërtimin te muzeu i shkencave “Garden building”, kompleks pallatesh 27 mije metra katror

Ka ne proces ndërtimin te “Mine Peza”, te marketi Vefa, 35 mije metra katror

Ka ne proces një te “Komuna Parisit”, objekt i madh 30 mije metra katror investim. Sapo e ka nisur këtë.

Ka ne proces ndërtim ne Laprake 15 mije metra katror

Ne proces përballë “Casa Italia” 5 godina banimi 50 mije metra katror

Kulla te oborri i “Gardës” 15 mije metra katror.

Pra ka gjithsej 257 mijë metra katrorë ndërtimi leje vetëm në Tiranë, që shkojnë tek rreth 1 milard euro. Të mos vazhojmë më tej nëpër Shqipëri.

Debati për kullën u bë i prekshëm kur vendi u rrethua dhe grupimi i Arlind Qorrit protestoi para rrethimit për prishje të lulishtes. Kur unë fola para disa muajsh, as që e vuri njeri ujin në zjarr, çka tregonte se Berisha po e mbante fjalën.

Pastaj dolën zëra të tjerë që provuan lidhjet me Berishën dhe ai u bë viral.

Ky debat tani ka ri-rreshtuar politikën dhe natyrisht shtypin, duke vënë në siklet dhjetëra opozitarë dhe qeveritarë.

I gjithë spektri i shtypit që mbështet Sali Berishën, me një lehtësi të padurueshme filluan të relativizojnë lidhjet, edhe pse e i njohin mirë investitorët, duke u sjellë si “njerëz normalë” dhe duke e trajtuar si biznes ligjor. A thua nuk janë këta që akuzojnë gjithë dynjanë pa asnjë lidhje, as faktike, as logjike, jo vetëm për biznese, por qoftë dhe nga “qytetari digital”.

Në siklet janë vënë mediat e mëdha, për shkak të aleancave me njëra- tjetrën, për shkak të përfshirjes në këtë histori të pronarëve juridik dhe partnerëve të grupit Klan.

Akoma më në siklet ndjehen segmente të qeverisë, ministra dhe ish- ministra, që e kanë të njëjtin investitor partner të tyre dhe e kanë mbushur me licenca dhe tenderë, gjithmonë duke u premtuar se për ta nuk do flasë Doktori.

Që ti bie shkurt, kjo histori në fakt tregon thjesht se si funksionon politika në Shqipëri dhe çfarë shesin tek dy palët sekserët e politikës.

Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe të tjerë, do të ishte më normale të takoheshin vet me njëri- tjetrin nëse duan të bëjnë pazare dhe Shqipërisë do t’i kushtonte më pak. Në këtë histori ata janë më shumë të përdorur se sa përfitues. Përfshi dhe Sali Berishën, në këtë rast më dhimbset pak (që mund ta merrni me mend sa mend më dhimbset), se nga “kapadai” që shfaqet në publik, është kthyer thjeshtë në një dordolec që e urdhërojnë sekserët që i flasin në emër të Edi Ramës.

Këta që bëjnë si “besnikë” të Berishës, drekojnë e darkojnë me Edi Ramën duke i treguar atij “qyfyre” nga Berisha, pastaj darkojnë me Berishën duke i treguar se ishin tek Rama dhe i thanë ashtu e kështu për të, pastaj kapin ministra të Ramës dhe u kërkojnë punë për njerëz të Berishës dhe u thonë se Berisha nuk flet, pastaj kapin Berishën dhe njerëzit e tij dhe u kërkojnë pjesën që u rregulluan punë, dhe kështu pafundësisht.

Kur nuk funksionon, kur ngecin tek ndonjë ministër, dalin në TV si analistë të pavarur dhe godasin “korrupsionin” e qeverisë Rama dhe në këtë rast pronari i TV Klanit bën si i nxehur se nuk e “pyesin”, se janë të pavarur.

Pra nuk është puna se janë një grup biznesmeno- meditatik që mbështet Berishën apo Ramën. Të jesh me Berishën apo Ramën është zgjedhje personale dhe nuk ke pse i merr leje askujt. Këta janë ata që për të rrjepur Edi Ramën duhet patjetër të mbajnë në lojë Berishën, pasi nuk kanë më arsye pse të jenë pastaj sekserë mes tij dhe Berishës.

Kaq është gjithë historia jo vetëm e kësaj kulle, por dhe e gjithë miliardave që ky grup po bën në Shqipëri, që aktualisht ka një vlerë ndërtimi që shkon tek 4 miliard euro, nëse ua fotografon vetëm lejet publike që kanë në gjithë Shqipërinë.

Sa për dijeni, meqë keni hallin e se kjo aferë u shpik nga unë dhe të tjerë për të mbuluar aferën e inceneratorëve, përveçse nuk kam asnjë lidhje me asnjë personazh të inceneratorëve, kam dhe një neveri për stilin prej gabeli me të cilin janë kryer gjithë pazaret në atë histori. Por që të jeni të qetë, gërmuesin e dherave të inceneratorëve e keni pjesë të këtij grupi dhe paratë e shpenzuara deri tani për inceneratorët, megjithë vjedhjet, janë para xhepi për këta.

Tani quajeni si të doni Berishën në këtë histori, në daçi viktimë, në daçi të kapur, në daçi pronar, por e gjithë historia tregon se korrupsioni politik i Berishës dhe nevoja që të qëndrojë në politikë me çdo kusht, në fakt ka prodhuar miliarderët e shekullit në Shqipëri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending