Connect with us

Turizëm

Udhërrëfyesit turistik duhet të pajisen me leje në Kosovë

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton subjektet, që ofrojnë veprimtari të agjencive organizatore të udhëtimit (tour operatorët)  si dhe udhërrëfyesit turistik (guidat turistike), se me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore, që dalin nga Ligji nr. 08/L-074 për Turizmin, obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimit në regjistrin turizmit.

Agjencitë organizatore të udhëtimit, që organizojnë paketa të udhëtimit, turne ose ekskursione, duhet të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë dhe të sigurojnë përmbushjen e detyrimeve për ofrimin e këtyre shërbimeve. Me përmbushjen e kritereve dhe kushteve të përcaktuara sipas ligjit për turizmin dhe akteve tjera nënligjore, agjencitë do të mund të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët, respektivisht për turistët, të cilët i blejnë këto shërbime.

Turistët vendorë dhe ata ndërkombëtarë tani do të jenë të siguruar, që paketa turistike të zbatohet sipas marrëveshjes kontraktuale me agjencinë organizatore. Kjo është bërë e mundur meqenëse agjencia e udhëtimit duhet të sigurojë përmbushjen e detyrimeve të saja kontraktuale ndaj palëve të treta përmes një polise të vlefshme sigurimi.

Udhërrëfyesit turistikë, me rastin e regjistrimit në regjistrin e turizmit dhe pajisjes me kartelën identifikuese të lëshuar nga MINT, do të publikohen duke u promovuar zyrtarisht si udhërrëfyes turistikë për të operuar në territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa nuk lejohet operimi i udhërrëfyesve turistikë të huaj brenda territorit të Republikës së Kosovës pa shoqërimin e një udhërrëfyesi turistik vendor të regjistruar në MINT, si parashihet me ligjin e turizmit dhe aktet nënligjore në fuqi.

Subjektet me rastin e aplikimit për leje, kartelë identifikimi, plotësojnë edhe formularin me të dhënat e kërkuara për përfshirje në regjistrin e turizmit.

Deri në funksionalizimin  e platformës elektronike të “Regjistrit të Turizmit” aplikimet bëhen në formën fizike për pajisjen me leje për agjencitë organizatore të udhëtimit dhe kartelë identifikimi dhe regjistrim të udhërrëfyesve turistikë.

Po ashtu,  njoftohen operatorët ekonomikë se me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve administrative, agjencitë organizatore dhe udhërrëfyesit turistik obligohen të pajisen me leje për ushtrimin e veprimtarisë, respektivisht pajisjes me kartelë identifikimi dhe regjistrimi në regjistrin e turizmit, në të kundërt Ministria do të veprojë sipas procedurave të mbikëqyrjes dhe inspektimit të paraparë me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Të gjitha informatat e detajuara si dhe formularët e aplikimit ministria i ka publikuar në uebfaqen e tyre./Media Ndërtimi

Turizëm

Suedia destinacioni më tërheqës i udhëtimit në botë

Published

on

Suedia është destinacioni i udhëtimit më i qëndrueshëm në botë, sipas Sustainable Travel Index 2023 i Euromonitor International.

Kjo mund të mos jetë një surprizë e madhe për shumë njerëz, duke pasur parasysh se Visit Sweden synon ta bëjë veten “destinacionin më të qëndrueshëm dhe tërheqës në botë mbështetur në inovacion” deri në vitin 2030, me investime të mëdha në kohë dhe para në atë mision.

Disa nga programet suedeze për udhëtime të qëndrueshme përfshijnë energjinë e rinovueshme 100% për gjithë transportet publike të Stokholmit (një sukses i arritur në 2017), angazhimin që më shumë se 250 hotele dhe struktura akomodimi të përmbushin kërkesat strikte të Nordic Ecolabel, një program rigoroz certifikimi mjedisor dhe prezantimin e një karte për ekoturizmin, e quajtur Nature’s Best (e cila certifikon operatorët turistikë të cilët përqendrohen tek udhëtimet e qëndrueshme).

Destinacionet më të qëndrueshme në botë në vitin 2023

  1. Suedi
    2. Finlandë
    3. Austri
    4. Estoni
    5. Norvegji
    6. Sllovaki
    7. Slloveni
    8. Islandë
    9. Letoni
    10. Zvicër
    11. Francë
    12. Lituani
    13. Danimarkë
    14. Republika Çeke
    15. Gjermani
    16. Portugali
    17. Kroaci
    18. Uruguai
    19. Rumani
    20. Poloni              /Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje në fushën e turizmit

Published

on

Ministri i Turizmit të Izraelit, Haim Katz, u mirëprit me ngrohtësi në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nga Ministrja znj. Rozeta Hajdari dhe stafi i saj.

Dy ministrat homolog gjatë këtij takimi nënshkruan Deklaratën e Përbashkët ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit, e cila ka për qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit në përputhje me parimet e respektit reciprok dhe barazisë.

Ministrja Hajdari, tha se ky është një shans i jashtëzakonshëm për të eksploruar shumë fusha të reja bashkëpunimi, përfshirë pjesëmarrjen në ekspozita, panaire, konferenca, dhe ngjarje të tjera që do të promovojnë bukuritë natyrore dhe kulturën e të dyja vendeve.

Deklarata e Përbashkët parasheh edhe shkëmbimin e informacionit mbi inovacionin dhe digjitalizimin e turizmit dhe ekspertizës me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm me theks në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe sipërmarrjet fillestare që operojnë në industrinë e turizmit e poashtu edhe shkëmbimin e të dhënave dhe statistikave që do të përmirësojnë përvojën e udhëtimit për të dyja vendet.

Nxitja e bashkëpunimit institucional ndërmjet Autoriteteve Kombëtare të Turizmit dhe nxitja e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet agjencive të udhëtimit dhe institucioneve të tjera në fushën e turizmit, është gjithashtu e rëndësisë së veçantë.

Poashtu, Deklarata e Përbashkët parasheh edhe nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të lidhura me turizmin si dhe në fushën e edukimit turistik, duke nxitur shkëmbimin e informacionit përkatës me qëllim krijimin e kushteve për të mundësuar shkëmbimin e përvojës praktike në fushën e edukimit, trajnimit dhe të mësuarit, me theks të veçantë në ngritjen e aftësive dhe rikualifikimit.

Kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ngushtë në  fushën e turizmit në mes të Republikës së Kosovës dhe Izraelit.

Pas vizitës që Ministrja Rozeta Hajdari, muaj më parë kishte realizuar në Izrael, Ministri Katz, po realizon një vizitë në vendin tonë ku do të zhvillojë takime të ndara me krerët më të lartë shtetëror./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Kotorri udhëheq listën e 30 vendeve më të bukura në botë

Published

on

Revista Time Out prezantoi një listë me 30 vendet më të bukura në botë, të udhëhequr nga Kotorri.

Duke vënë në dukje se zgjedhja e vendeve më të bukura në botë nuk është një detyrë e lehtë, u tha se lokacionet nga lista e më të bukurave u përzgjodhën nga një rrjet udhëtarësh botërorë që përjetuan bukurinë e çdo vendi që ishte në listë. .

Vendi i parë në listë ishte Gjiri i Kotorrit në Mal të Zi, ku “Deti Adriatik në kalimet e ngushta të Alpeve të thepisura Dinarike formon Gjirin e Kotorrit”.

“Këtu, i vendosur midis ujit dhe shkëmbit, është Qyteti i Vjetër trekëndor, mesjetar i Kotorrit, me kështjellën e tij që sfidon gravitetin që ngjitet me zigzage mbi shkëmbinjtë e thellë lart,” thotë bashkëpunëtori i revistës Time Out, Paul Stafford.

“Megjithëse është e mundur të ngjitesh shkallët e kalasë nga qyteti, unë preferoj të endem nëpër shtigjet dredha-dredha të bariut në krahun verior të kalasë. Këtu, mes rrënojave të një fshati të braktisur pa rrugë, mund të provoni djathë deleje të bërë vetë dhe bukë thekre në fermën e fundit të banuar, me pamje nga ujërat e qelqta dhe obsidiane të gjirit,” vazhdon ai.

Islanda doli e dyta në listë, e ndjekur nga Erg Chebbi në Marok, Mont-Saint-Michel në Francë, Xhamia e Madhe Sheikh Zayed në Abu Dhabi dhe Ella në Sri Lanka.

Këtu mund të shikoni të gjithë listën e vendeve më të bukura në botë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending