Connect with us

Aktuale

Trenat e “Srbija Voz”, operojnë ilegalisht nga Kraleva drejt Mitrovicës së Veriut

Published

on

Në dy orare, trenat e “Srbija Voz”, nisen nga Kraleva drejt Mitrovicës së Veriut.

Për ndalimin e operimit të këtyre trenave, nuk ka gjetur përgjigje asnjë nga qeveritë.

Shkumbin Hyseni, anëtar i bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se që nga viti 2017 janë duke kërkuar ndalimin e operimit të këtyre trenave, të cilët sipas tij operojnë ilegalisht, pa licenca dhe lejet e nevojshme.

“Ata trena dhe ajo kompani që organizon transportin, janë kompani ilegale për ligjet e Kosovës. Nuk kanë aplikuar asnjëherë për licencim. Nuk kanë aplikuar asnjëherë dhe nuk janë interesuar për të marrë certifikatat e sigurisë dhe autorizimet, në përputhje dhe në shërbim të mjeteve lëvizëse. Si rrjedhojë, komplet ai transport është ilegal”, tha Hyseni.

Hyseni thotë se kërkesat vazhdimisht janë dërguar në qeveri si dhe institucionet e sundimit të ligjit.

“Në çdo takim, qoftë në Kuvend, qoftë me ministrat përkatës të linjës, qoftë më udhëheqësit shtetërorë, në çdo rast kur kemi pasur edhe përmes takimeve zyrtare edhe përmes shkresave, kemi kërkuar që edhe atje [në Mitrovicën e Veriut] të vendoset ligjshmëria e plotë”, thotë Hyseni.

Hyseni thotë se e vetmja kompani e licencuar për transport të udhëtarëve në Kosovë, është kompania publike “Trainkos” si dhe dy kompani të tjera për transport të mallrave.

Sipas ligjit në fuqi, kompanitë që shfrytëzojnë infrastrukturën hekurudhore të Kosovës, janë të obliguara që të paguajnë taksë, gjë të cilën nuk e bëjnë trenat e Serbisë që qarkullojnë në pjesën veriore.

Qeveria pa përgjigje

Një përgjigje të prerë sa i takon operimit ilegal të trenave të Serbisë brenda territorit të Kosovës, nuk e ka qeveria e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur ministrinë e Punëve të Brendshme se pse nuk është duke u ndaluar operimi i këtyre trenave, mirëpo MPB-ja ka rekomanduar që pyetjet sa i takon operimit ilegal të trenave të Serbisë brenda territorit të Kosovës, t’i drejtohen zyrës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Por, deri në publikimin e këtij artikulli, zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nuk ka kthyer përgjigje.

I vetmi institucion që është përgjigjur, është ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Në këtë ministri thonë se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, për të ndalur operimin e trenave ilegalë të Serbisë, brenda territorit të Kosovës.

Megjithatë, edhe vet MMPHI kërkon që një gjë të tillë ta bëjnë Policia e Kosovës, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave si dhe Infrakosi.

“Departamenti i Transportit Tokësor i MMPHI-së, nuk ka pranuar kërkesë për ndalimin e trenave, edhe pse do të kishim kërkuar që këtë ta implementojnë organet përgjegjëse, siç janë PK, ARH-ja dhe INFRAKOS-i”, thuhet në një përgjigje me shkrim, të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.​

Në MMPHI, thonë se do të insistojnë në respektimin e ligjit sa i takon transportit hekurudhor, megjithëse thotë se ligjërisht, nuk ka asnjë kompetencë për të përcjellë transportin hekurudhor në terren.

“Ministria bazuar në ligjin për hekurudha, nuk ka asnjë kompetencë për të përcjellë transportin hekurudhor në terren. Ne si Ministri krijojmë dokumente strategjike për të ardhmen e hekurudhave, por edhe legjislacionin primar edhe sekondar, në përputhje me direktivat e BE-së”, thuhet në përgjigjen e MMPHI-së.

Dy herë në ditë nga Kraleva drejt Mitrovicës së Veriut

Blerja e biletave për një udhëtim nga Kraleva e Serbisë në drejtim të Mitrovicës së Veriut dhe anasjelltas, mund të bëhet online në ueb-sajtin “srbvoz.rs”.

Çmimi i një bilete nga Kraleva për në Mitrovicë të Veriut dhe anasjelltas, për kategorinë e parë kushton rreth 7 euro, ndërsa për kategorinë e dytë rreth 5 euro.

Trenat operojnë në dy orare.

Nga Kraleva për në Mitrovicë të Veriut, treni i parë niset në ora 06:50 paradite, ndërsa i dyti në ora 14:50.

Këta trena shfrytëzohen kryesisht për transport të udhëtarëve.

Dialogu shihej si mundësi e lidhjes hekurudhore Kosovë – Serbi

Mirëpo, ky proces ishte kontestuar nga tani kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka paralajmëruar se do të ketë rishikim të çdo marrëveshje të arritur qoftë në Bruksel, qoftë ajo e shtatorit të vitit të kaluar në SHBA, për normalizim ekonomik në mes të të dyja vendeve.

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura nga qeveritë e kaluara, është vënë në pikëpyetje vazhdimisht nga zyrtarë të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Treni i ‘sherrit’

Për herë të parë, institucionet e Kosovës e ndalën qarkullimin e trenit që ishte nisur nga Serbia pa miratimin e autoriteteve të Kosovës, në vitin 2017.

Asokohe, Serbia tentoi ta fuste në Kosovë një tren të ngjyrosur me flamurin serb dhe në të cilin shkruante në shumë gjuhë botërore “Kosova është Serbi”.

Mes tensioneve të shumta politike mes Prishtinës dhe Beogradit, institucionet e Kosovës dërguan në Mitrovicë të Veriut, forca të shumta policore për të ndaluar trenin.

Kjo është hera e vetme, kur pushteti në Prishtinë arriti që të ndalonte operimin e trenave ilegalë serbë brenda territorit të Mitrovicës së Veriut.

Ku shkojnë trenat e Kosovës?

Kosova ka transportin hekurudhor ndër më të dobëtit në rajon si për nga infrastruktura, po ashtu edhe nga mënyra e operimit.

Trenat e Kosovës kryesisht qarkullojnë në vetëm dy linja: atë Prishtinë – Han i Elezit si dhe Prishtinë – Pejë.

Këto linja shfrytëzohen vetëm për transport të udhëtarëve, mirëpo numri i qytetarëve që përdorin trenin si mjet udhëtimi, ka rënë dukshëm në dhjetë vjetët e fundit.

Hekurudha e Kosovës mbetet e izoluar dhe nuk ka asnjë linjë ndërkombëtare. E vetmja linjë që ka funksionuar deri vonë ka qenë ajo me Shkupin në Maqedoni, por prej vitesh edhe kjo linjë nuk është funksionale më.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending