Connect with us

Gjykim

“Toka 3”, prokuroria kërkon dënimin e 16 të akuzuarve

Published

on

Prokurorja speciale Lirana Çollaku-Tafa në fjalën e saj përfundimtare tha se mbetet në tërësi pranë aktakuzë dhe i propozoi gjykatës që të akuzuarit të shpallen të fajshëm, në rastin “Toka 3”.

Në këtë rast, Baki Abdullahu, Haki Hyseni, Arsim Hasani, Valdet Shaqiri, Skender Potera, Muharrem Kadriu, Xhevahir Begolli, Nadir Shantir, Sali Bivolaku, Idriz Buza, Shkëlqim Latifaj, Enver Çoçaj, Jeton Govori, Besnik Rexha, Jusuf Lataj dhe Agron Haxhosaj, akuzohen se kanë përvetësuar dhe kanë tentuar të transferojnë parcelat në pronësi shoqërore që ndodheshin në Llapnasellë e Veternik, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, sistemimit, lëvizjes dhe pronësisë së pronave.

Prokurorja Çollaku-Tafa fillimisht njoftoi gjykatën se e ka përgatitur në formë të shkruar fjalën përfundimtare, të cilën e elaboroi shkurtimisht.

Sipas saj shkalla e lartë e dashjes, demi i shkaktuar me vepër penale, si dhe mos pendimi gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor, janë rrethana që prokuroria i konsideron si rrethana rënduese.

“Kemi te bëjmë me vepër të rëndë penale si shpëlarje parash, me prona te fituara me dokumente te falsifikuara, janë dëmtuar interesat pronësore të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve” shtoi ajo.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Haki Hyseni, avokati Ali Beka në fjalën përfundimtare tha se prokuroria vetëm  ka lexuar fragmente nga aktakuza dhe se nuk ka asnjë provë lidhur me elementet e veprës penale. Sipas tij, ka qenë e pamundur që i akuzuari Hyseni të dijë se tokat burojnë nga një aktivitet kriminal.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 24 tetor 2016 ka ngritur aktakuzë ndaj Baki Abdullahut, Haki Hysenit, Arsim Hasanit, Valdet Shaqirit, Skender Poterës, Muharrem Kadriut, Xhevahir Begollit, Nadir Shantirit, Sali Bivolakut, Idriz Buzës, Samir Haxhimusajt, Shkëlqim Latifajt, Enver Çoçajt, Jeton Govorit, Besnik Rexhës, Jusuf Latajt dhe Agron Haxhosajt, për shkak të veprës penale “Shpëlarja e parave”, vepra penale në bashkim dhe në vazhdim, në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenin 23 dhe 71 të KPRK-së në fuqi deri më 31 dhjetor 2012, po ashtu paraparë edhe me nenin 31 dhe 81 të KPRK-së, në fuqi që prej janarit 2013; në kundërshtim me nenin 10 të Rregullores së UNMIK-ut nr.2004/2 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe veprave penale të përafërta dhe në kundërshtim me nenin 56 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”, në fuqi prej 15 qershor 2016, siç referohet me nenin 308 të KPRK-së, të hyrë në fuqi nga 1 janari 2013.

Sipas kësaj aktakuze, të lartcekurit këto veprime i bëjnë duke e ditur apo duke pasur arsye për ta ditur se parcelat e tokës në pronësi shoqërore të cekura më poshtë janë fitim i krijuar me aktivitete kriminale, posaçërisht se pronësia e këtyre pronave ishte transferuar zyrtarisht tek persona të entitetit serb.

PSRK-ja pretendonte se këto prona kanë qenë në fakt nën kontrollin dhe posedimin e grupit të organizuar kriminal të përshkruar në pikën një të aktakuzës, si rezultat i veprimtarive kriminale të përshkruara në pikat nga 1 deri në 19, në bashkëpunim me të paraqiturit si përfaqësues të shitësit të parcelës së tokës dhe me vet blerësin që janë vet ata, kanë transferuar dhe kanë tentuar të transferojnë pronat me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, sistemimit, lëvizjes dhe pronësisë së pronave, apo në çfarëdo rrethanash./Media Ndërtimi.

Gjykim

Apeli e kthen në rigjykim rastin e rrënimit të “Abi Çarshia”

Published

on

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e rrënimit të aneks-objektit të kompleksit “Abi Çarshia”, ku u dënua deputetja e Vetëvendosjes dhe ish-kryeinspektori i Komunës së Prizrenit.

Rasti i rrënimit të aneksit të objektit në kompleksin “Abi Çarshia”, sipas Prokurorisë, ka ndodhur më 19 dhe 21 korrik të vitit 2019, kur i dëmtuari Irfan Fusha kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Kryeinspektori i asaj kohe, Islam Thaçi, së bashku me inspektoren Jetmire Vrenezi në vitin 2022 janë dënuar me nga 3 vjet burg dhe 2,000 euro gjobë.

Por, pas ankesës së mbrojtësve të Thaçit dhe Vrenezit, avokatëve Blerim Mazreku dhe Adem Vokshi, çështja u kthye për rivendosje.

Në vendim Apeli ka theksuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale, ngase emërtimi ligjor i veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë nuk përputhet me dispozitivin.

“Emërtimi ligjor i veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë nuk përputhet me përmbajtjen e dispozitivit gjegjësisht figurën e veprës penale të paraqitur në dispozitiv, pastaj të njëjtit-pra, arsyetimi përkitazi me këtë vepër penale, si për pjesën dënuese dhe atë liruese, i mungojnë arsyet për faktet vendimtare, ndërsa ato që janë thënë janë në kundërshtim me vetëveten” , sqarohet në vendim, transmeton Kallxo.com.

Apeli më tej ka cekur se në aktgjykim nuk janë vërtetuar të gjitha faktet dhe rrethanat që plotësojnë elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Së pari nuk është marrë parasysh se vepra për të cilën janë shpallur fajtorë mund të kryhet vetëm me dashje direkte. Nuk lejohet që gjatë arsyetimit të fakteve vendimtare të paraqiten mëdyshje tek dashja e të akuzuarve ngase nuk mund të flitet për faktet, por për përgjegjësi të tjera si disiplinore, kundërvajtëse apo administrative, por kurrsesi për përgjegjësi penale”, sqarohet në vendim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Rasti ‘Toka’/ Familja e Fahredin Gashit me letër të hapur për trupin gjykues: Pse duhet vetëm z.Gashi të jetë në Paraburgim?

Published

on

Familja e Fahredin Gashit, i akuzuar në rastin “Toka”, ka dalë me një letër të hapur për trupin Gjykues, duke kundërshtuar masën e paraburgimit për familjarin e tyre. Në letrën e familjes Gashi thuhet se vetëm Fahredini është në paraburgim ndërsa të gjithë të akuzuarit tjerët po mbrohen në liri.

Letra e Plotë pa ndërhyrje:

“Pse duhet vetëm z.Gashi të jetë në Paraburgim?! Mbrojtja i ka paraqitur Gjykatës prova të cilat në mënyrë bindëse, kanë vërtetuar se kërkesa e PS për caktimin e paraburgimit kundër z.Gashi është tërsisht e pabazuar.

Sipas renditjes te te akuzuarve ku të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe gëzojnë lirinë, i vetmi prindi ynë, me një serë sëmundjesh duhet të sakrifikohet për të gjithë, në të gjitha seancat dëgjimore, Fahredin Gashi asnjëherë nuk është përmendur për aktakuzën në fjalë. A thua Fahredin Gashi duhet të jetë kurbani i të gjitha proceseve të montuara nga Serbia dhe Eulex?!

Si do të jetë epilogu i këtij gjykimi të pafund e të pabarabartë? Nëse vazhdon kështu procesi, po e humbet rëndesinë, besimin dhe mirëkuptimin tonë”, thuhet ndër të të tjera në letrën e hapur të familjes së Fahredin Gashit. Letra e plotë, pa ndërhyrje: Letër e hapur, për Trupin Gjykues te departmentit special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti, Mentor Bajraktari, Lutfi Shala. Nga familja Gashi. Me Datë 24 Tetor 2016 , eshte ngritur aktakuzë , për rastin “Toka”

Në kete proces jane duke u gjykuar : Azem Syla , Shaban Syla, Shpresim Uka , Fahredin Gashi , Arton Vila , Ramadan Uka , Avdurrahman Bajshori , Gazmend Gashi , Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu , Avni Maxhuni , Elhame Uka , Sami Maqedonci , Ndue Palushi , Ramadan Mavraj , Lumnije Sopa , dhe Nyrtene Bajshori Te cilet akuzohen me fjale te pjesëtarit te sherbimit informativ serb Nazim Bllaca “Veza” ku janë vërtetuar me fakte lidhjet e tij me UDB-në , BIA-n dhe prokurorin Maurico Salustro , per krime lufte ne Serbi me mentor te tij Dragoljub Stankoviq .

Trupi Gjykues ne fjale , Kryetar i trupit gjykues Arben Hoti , marrin vendim te ja caktojn masen e paraburgimit Fahredin Gashit , me arsyetim se ka rrezik te ikjes jashte shtetit , do te asegjesoje , fsheh, ndryshojë , apo falsifikoje provat e vepres , ndikim te deshmitaret , një arsye totalisht absurde sepse eshte konstatuar , vendimin e keni edhe ju te nderuar Gjykatës qe Fahredin Gashi vuan , nga shendeti mendor , me dominim te simptomave negative -ngadalësim psikomotor , afekt i topitur , munges iniciative , varferim ne te folur , dhe ne përmbajtje , performance e varferuar sociale , poashtu vuan nga diabeti eshte me insuline pese here ne dite , sugjerim i mjekeve qe është bere me kërkesën tuaj , thotë se qendrimi i tij ne nje rreth social familjar është mese i nevojshem .

Arsyeja e dyte sipas kërkesës se Prokurorit , asgjesimi , fshehja apo ndryshimi i provave , nuk po kuptojme çfare prova pas shtate viteve prej se është ngritur aktakuza , a nuk i keni mbledhur “provat ” kemi pasur bastisje ne shtepi nga eulexi nëse ka pasur prova i kan sekuestruar ne baze te arsyetimit te juaj provat jane duke pritur qe te lirohet Fahredin Gashi dhe te asgjesohen , absurditet total , por edhe nese do te kishin qendruar keto arsye te kota pse vlen kjo vetem per Fahredin Gashin dhe nuk vlen per te tjerët ku asnjeri te bashke akuzuarit ne rastin “Toka ” nuk eshte nen masa kufizuese . Pra te gjithe jane ne mbrojte në liri .

Pse duhet vetem Z. Gashi te jete ne Paraburgim?! Mbrojtja i ka paraqitur Gjykates prova te cilat ne mënyre bindese , kane vertetuar se kerkesa e PS per caktimin e paraburgimit kunder Z. Gashi është tersisht e pabazuar. Sipas renditjes te te akuzuarve ku te gjithë gezojne shëndet te plote dhe gëzojnë lirine , i vetmi prindi yne , me nje sere semundjesh duhet te sakrifikohet për te gjithë , ne te gjitha seancat degjimore , Fahredin Gashi asnjëhre nuk eshte përmendur per aktakuzen ne fjale. A thua Fahredin Gashi duhet të jetë kurbani i të gjitha proceseve të montuara nga Serbia dhe Eulex?! Si do te jete epilogu i ketij gjykimi te pafund e te pabarabarte? Nese vazhdon keshtu procesi, po e humbet rendesine, besimin dhe mirekuptimin tone. Me respekt Familja Gashi . ( Ilirida , Albion , Frontina , Auron , Argjend , Klevis Gashi)/Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Tjetërsuan pronën e RTP-së, ish-gjykatësi Lek Prenaj dhe të akuzuarit tjerë shpallen fajtorë nga Gjykata

Published

on

Ish gjykatësi Lek Prenaj është dënuar nga Gjykata në Ferizaj, pasi i njëjti u gjet fajtor për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, derisa është liruar nga pika tjetër e aktakuzës për legalizim të përmbajtjes së rreme.

Ish-gjykatës në Gjykatën e Prishtinës, Prenaj është dënuar me gjashtë muaj burgim.

Gjykata i ka gjetur fajtorë edhe Hilmi Kastratin, ish-kryetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës, Shkumbin Qehajën dhe Shpëtim Pllanën.

Hilmi Kastratin, për veprat që e rëndojnë e gjeti fajtor dhe i shqiptoi dënim unik prej 10 muajsh me burg.

Kurse për të akuzuarit, Shkumbin Qehaja e Shpëtim Pllana, ku mbi ta rëndonin akuzat për bashkëkryerje për legalizim të përmbajtjes së rreme, gjykata i gjeti fajtor dhe secilin veç e veç e dënoi me nga 6 muaj burg.Ky rast ka të bëjë me tjetërsimin e pronës shoqërore në vlerë miliona euro në pronësi të ish Radio Televizionit të Prishtinës.

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kishte marrë vendim me të cilin e kishte pezulluar nga detyra gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë Lekë Prenaj, raporton Kallxo.com.

Sipas aktakuzës, Hilmi Kastrati si person zyrtar, kryetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës, në periudhën kohore 2015-2018, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat e tij.Sipas Prokurorisë i akuzuari Kastrati më 24 maj 2018 e ka përpiluar përgjigjen në padi me nr.C.Nr.3159/17 për Vërtetimin e të Drejtës së Pronësisë mbi ngastrën kadastrale 1781-2 në sipërfaqe prej 7768 metër katror në Lagjen Veternik, Zona Kadastrale në Prishtinë, me përmbajtje të pavërtetë, me të cilën nuk kontestohen pretendimet e paditësit Shkumbin Qehaja.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Hilmi Kastrati më 5 shtator 2018 e ka nënshkruar autorizimin me të cilin e ka autorizuar Shpëtim Pllanën, jurist nga Prishtina, që kontestin sipas padisë së lartcekur ta përfaqësoj N.Sh., Radio Televizionin e Prishtinës në Gjykatën e Prishtinës edhe pse i akuzuari Hilmi Kastrati e ka ditur se prona shoqërore e të paditurës N. Sh., Radio Televizionit të Prishtinës gjendet nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending