Connect with us

Auto

Tesla Model Y ishte makina më e shitur në botë në tremujorin e parë

Published

on

Tesla Model Y ishte makina më e shitur në botë në tremujorin e parë të 2023, duke shënuar herën e parë ndonjëherë që një veturë elektrike e arrin këtë gjë, sipas JATO Dynamics

Shitjet e Model Y janë rritur në mbarë botën gjatë viteve të fundit, duke e vendosur makinën në trajektoren për t’u bërë vetura më e shitur në botë.

Arritja u parashikua fillimisht edhe përpara se makina të dilte në treg, pasi Tesla mendonte se vetura në fjalë mund të kishte kërkesë prej deri në një milion njësive në vit, raporton electrek, transmeton Telegrafi.

Ishte një qëllim ambicioz në atë kohë, me shumë që e konsideronin atë një shembull tjetër të një parashikimi “optimist” të Tesla-s, por vitin e kaluar Tesla tha se Model Y ishte në rrugën e duhur për t’u bërë makina më e shitur në botë në 2023.

Vitin e kaluar, Model Y ishte automjeti më i shitur në Evropë dhe Kaliforni, i katërti më i shitur në Kinë, pavarësisht shijeve të ndryshme të Kinës dhe disponueshmërisë së modelit në krahasim me pjesën tjetër të botës, dhe ishte në listën e dhjetë të parave të SHBA, por shumë prapa disa kamionçinave dhe SUV-ve. Këto performanca e bënë atë makinën e tretë më të shitur në mbarë botën.

Por tani, duket se parashikimi numër 1 i shitjeve të Tesla-s është realizuar. Modeli Y ka rrëzuar Toyota Corolla si makina më e shitur në botë në tremujorin e parë dhe duket se mund ta ruajë këtë pozicion për të gjithë vitin.

Dhe duke pasur parasysh uljet masive të çmimeve të Tesla-s këtë vit për Model Y, kjo me siguri do ta bëjë makinën të qasshme për më shumë njerëz në krahasim me vitin 2022.

Në të vërtetë, shitjet e Model Y tashmë janë në rritje krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin 2022, Tesla kishte dy nga dhjetë makinat më të mira në botë, me Model Y që arriti 759 mijë shitje./Media Ndërtimi

Auto

Tesla ul çmimet e modeleve të saj në mbarë botën

Published

on

Raportohet se Tesla ka ulur çmimet e tre prej pesë modeleve të saj në SHBA, e më pas vazhdoi me uljen e çmimeve në mbarë globin, duke përfshirë edhe Kinën dhe Gjermaninë.

Ky hap nga kompania vjen pasi ajo po përballet me rënie të shitjeve dhe ndodhet në luftë të intensifikuar shitjen e automjeteve elektrike.

Bëhet e ditur se kompania e Elon Musk ka ulur çmimet e Modeleve Y, X dhe S.

Tashmë Modeli Y në SHBA kushton 42,990 dollarë, Modeli S 72,990 dollarë dhe Modeli X 77,990 dollarë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Tesla ka ulur edhe çmimin e softuerit “Full Self-Driving” nga 12 mijë në 8 mijë dollarë.

Ndërkohë, në Gjermani çmimi i Modelit 3 është ulur në 40 mijë euro nga 42 mijë sa ka qenë. Ulje çmimesh ka pasur edhe në vende tjera evropiane, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Ndryshe, kompania e Musk ka njoftuar edhe për shkurtimin e 10 për qind të stafit global të saj.

E këto veprime thuhet se i kanë dhënë fund një jave kaotike që përfshinte tërheqjen e të gjithë Cybertrucks shkaku i një defekti në pedalin e gazit.

Kompania ka njoftuar se shitjet e saj në mbarë botën kanë rënë ndjeshëm pasi konkurrenca është rritur dhe shitja e automjeteve elektrike është ngadalësuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW ka ndërtuar disa automjete me tinguj fenomenal.

Published

on

Por, me sa duket vetura e garave M3 GTR e viteve të 2000 mund të marrë “çmimin” për BMW-në me tingullin më të mirë në planet, përcjell Telegrafi.

Ndryshe nga M3 e gjeneratës E46 e cila fuqizohej nga gjashtë motorë, GTR përmban një motor V8 4.9 litërsh i cili jo vetëm që i dha modelit më shumë fuqi, por e bëri atë edhe të tingëllojë shumë më mirë.

Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali në YouTube NM2255 shfaq serinë M3 GTR që fillimisht u pa në Mugello të Italisë. Ky model ende e ka motorin origjinal me tetë cilindra dhe transmision automatik me gjashtë shpejtësi.

Dhe është e sigurt të thuhet se ka tingullin më të mirë që keni dëgjuar ndonjëherë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending