Në planin përfundimtar të prokurimit për vitin 2023, “Termokos” kishte planifikuar 1,250,000.00 euro për ndërtimin e objektit të ri administrativ dhe renovimin e hapësirave përcjellëse.
Në deklaratën e nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve, dokument me të cilin aprovohet inicimi i aktivitetit të prokurimit, Autoriteti Kontraktues (AK) përmend kodin 77 të planit vjetor të prokurimit, i cili parashihet këtë aktivitet përshkruan këtë aktivitet të prokurimit në vlerë 1,250,000.00 euro, shkruan ne raportin “Monitorimi i Prokurimit Publik në Ndërmarrjet Publike: Termokosi, KRU Bifurkacioni, Trafiku Urban dhe Pallati i Rinisë, të publikuar nga organizata Demokracia Plus.
Kjo shumë u parashikuar për vitin 2023, ndërkohë pjesa e mbetur mbeti për vitin e ardhshëm, ndonëse në deklaratën e nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve, ky projekt nuk është plotësuar si shumë vjeçar.
Në këtë aktivitet të prokurimit morën pjesë tre operatorë ekonomikë, teksa për kontratë u rekomandua grupi i operatorëve ekonomikë (GEO) LimitProject Sh.P.K.; Delta – CCD Sh.P.K.; Rinesa Sh.P.K.; Ilea – Gr Sh.P.K.
Ndonëse në përgjigjen për informata sqaruese, kjo ndërmarrje vlerësoi se vlera e parashikuar e kontratës ishte vlerë reale e cila përputhej me çmimet e tregut, “Termokos” nuk pranoi asnjë ofertë të përgjegjshme brenda çmimit të parashikuar.
Në fakt, oferta e GEO fitues tejkaloi vlerën e parashikuar të kontratës për 233,753.60 euro, por u rekomandua për kontratë pasi dy operatorët e tjerë ofertues u shpallën si të papërgjegjshëm. Para dhënies së kontratës, AK iu drejtua Komisionit Regullativ të Prokurimit Publik (KRPP), me një kërkesë për interpretim, duke sqaruar rrethanat e krijuara, ku oferta e pranuar kishte çmim më të lartë se vlera e mjeteve të ndara për këtë aktivitet.
Në përgjigjen e KRPP-së, u citua nenin 62 i LPP-së, i cili thotë se autoriteti kontraktues mund të përfundojë atë aktivitet të prokurimit, kur të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit.
Në përgjigje, u theksua se LPP përdor fjalën “mund” dhe jo “duhet”, ndaj nëse AK konstaton se çmimet e ofruara në ofertën më të lirë janë çmime reale të tregut, si dhe mund të sigurojë mjete shtesë duke u siguruar në dëshmi me shkrim nga Zyrtari Kryesor Financiar (ZKF) dhe Zyrtari Kryesor Administrativ (ZKA), atëherë nuk kërkohet anulimi i aktivitetit. AK vendosi që të vazhdojë me nënshkrimin e kontratës, duke u zotuar se do të sigurojë mjetet shtesë në vlerë 233,753.60 euro nga bordi i drejtorëve, mjete të cilat të cilët do të përfshihen në planifikimin e buxhetit për vitin 2024.
“Termokos” është dashur të bëjë një vlerësim më të saktë të tregut, duke siguruar mjete të mjaftueshme për inicimin e këtij aktiviteti të prokurimit konform rrethanave të tregut, në mënyrë që të mundësojë konkurrencën dhe ofertimin e më shumë operatorëve ekonomikë të interesuar.
Kjo dëshmohet me faktin se kompania e cila kishte kërkuar rritjen e buxhetit për këtë tender, nuk ofertoi fare pas përgjigjes së AK-së se shuma e ndarë për këtë projekt ishte e mjaftueshme. Kjo ngrit dyshimet se AK qëllimisht ka kufizuar konkurrencën duke vendosur fillimisht një vlerë të parashikuar e cila nuk përkonte me çmimet në treg, duke bërë që të ulet numri i ofertueseve e pastaj pas mbylljes së ofertave, ka rritur shumën për këtë tender për operatorin ekonomik fitues.
Shkalla e lartë e interesimit për këtë tender dëshmohet nga fakti se 99 operatorë ekonomikë kanë shkarkuar Dosjen e Tenderit, ndërsa numri i ulët i ofertuesve (vetëm 3), tregon se konkurrenca ishte e bllokuar nga çmimi i kuotuar dhe kërkesat teknike që nuk përdoren më. Përveç ndikimit negativ në konkurrencë, që është mekanizimi që siguron kontraktimin e çmimeve më të lira, tejkalimi i shumës së planifikuar pritet të ndikojë në projektet e tjera të planifikuara për vitin 2024, nga të cilat do të hiqen mjetet të cilat do të zotohen për këtë projekt.
Ndonëse në përgjigjen për informata sqaruese, kjo ndërmarrje vlerësoi se vlera e parashikuar e kontratës ishte vlerë reale e cila përputhej me çmimet e tregut, “Termokos” nuk pranoi asnjë ofertë të përgjegjshme brenda çmimit të parashikuar. Në fakt, oferta e GEO fitues tejkaloi vlerën e parashikuar të kontratës për 233,753.60 euro, por u rekomandua për kontratë pasi dy operatorët e tjerë ofertues u shpallën si të papërgjegjshëm.
Para dhënies së kontratës, AK iu drejtua Komisionit Regullativ të Prokurimit Publik (KRPP), me një kërkesë për interpretim, duke sqaruar rrethanat e krijuara, ku oferta e pranuar kishte çmim më të lartë se vlera e mjeteve të ndara për këtë aktivitet. Në përgjigjen e KRPP-së, u citua nenin 62 i LPP-së, i cili thotë se autoriteti kontraktues mund të përfundojë atë aktivitet të prokurimit, kur të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit.
Në përgjigje, u theksua se LPP përdor fjalën “mund” dhe jo “duhet”, ndaj nëse AK konstaton se çmimet e ofruara në ofertën më të lirë janë çmime reale të tregut, si dhe mund të sigurojë mjete shtesë duke u siguruar në dëshmi me shkrim nga Zyrtari Kryesor Financiar (ZKF) dhe Zyrtari Kryesor Administrativ (ZKA), atëherë nuk kërkohet anulimi i aktivitetit. AK vendosi që të vazhdojë me nënshkrimin e kontratës, duke u zotuar se do të sigurojë mjetet shtesë në vlerë 233,753.60 euro nga bordi i drejtorëve, mjete të cilat të cilët do të përfshihen në planifikimin e buxhetit për vitin 2024. “Termokos” është dashur të bëjë një vlerësim më të saktë të tregut, duke siguruar mjete të mjaftueshme për inicimin e këtij aktiviteti të prokurimit konform rrethanave të tregut, në mënyrë që të mundësojë konkurrencën dhe ofertimin e më shumë operatorëve ekonomikë të interesuar. Kjo dëshmohet me faktin se kompania e cila kishte kërkuar rritjen e buxhetit për këtë tender, nuk ofertoi fare pas përgjigjes së AK-së se shuma e ndarë për këtë projekt ishte e mjaftueshme.
Kjo ngrit dyshimet se AK qëllimisht ka kufizuar konkurrencën duke vendosur fillimisht një vlerë të parashikuar e cila nuk përkonte me çmimet në treg, duke bërë që të ulet numri i ofertueseve e pastaj pas mbylljes së ofertave, ka rritur shumën për këtë tender për operatorin ekonomik fitues. Shkalla e lartë e interesimit për këtë tender dëshmohet nga fakti se 99 operatorë ekonomikë kanë shkarkuar Dosjen e Tenderit, ndërsa numri i ulët i ofertuesve (vetëm 3), tregon se konkurrenca ishte e bllokuar nga çmimi i kuotuar dhe kërkesat teknike që nuk përdoren më. Përveç ndikimit negativ në konkurrencë, që është mekanizimi që siguron kontraktimin e çmimeve më të lira, tejkalimi i shumës së planifikuar pritet të ndikojë në projektet e tjera të planifikuara për vitin 2024, nga të cilat do të hiqen mjetet të cilat do të zotohen për këtë projekt./Media Ndërtimi