Connect with us

Aktuale

“Termokos” lëshoi në punë ngrohtoren me mazut, pa leje mjedisore

Published

on

Në mes të datave 15 dhe 16 dhjetor, Ngrohtorja Qendrore e Komunës së Prishtinës “Termokos” ka lëshuar në punë ngrohjen me mazut, pa pasur leje mjedisore.

Kjo ndërmarrje ende nuk ka aplikuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për t’u pajisur me këtë leje.

Në Termokos kanë thënë se aktualisht janë në përgatitje të dokumentacionit dhe angazhimin e një eksperti për përgatitjen e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor të djegies së mazutit për të plotësuar më pas dokumentacionin e nevojshëm i cili do t’i mundësonte pajisjen me leje mjedisore.

“Termokos që nga prilli i vitit 2014 (kur është ndërprerë furnizimi me ngrohje nëpërmes kaldajave me mazut dhe nga nëntori i vitit 2014 kemi filluar me marrjen e avullit nga KEK-u për prodhimin e energjisë termike), është hequr përfundimisht nga lista e ndotësve të mjedisit për qytetin e Prishtinës. Para më shumë se dy muajsh ne kemi filluar përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim për lejen mjedisore”, thuhet në përgjigjen e “Termokos” për Kallxo.com.

Për futjen në funksion të kaldajave me mazut pas 7 vitesh mosfunksionim, nga kjo ndërmarrje kanë thënë se janë konsultuar me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

“Vendimi final për të vazhduar përgatitjet dhe sapo të krijohen kushtet për të filluar prodhimin e ngrohjes me mazut, është bërë në koordinim të plotë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në mënyrë, që t’iu përgjigjemi kërkesave të konsumatorëve për ngrohje”, thuhet në përgjigjen e “Termokos”.

Kallxo.com ka kontaktuar me komunën e Prishtinës e po ashtu edhe kryetarin Përparim Rama, por edhe pas shumë përpjekjeve, ende nuk ka pranuar ndonjë sqarim.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending