Connect with us

Infrastrukturë

Tentativa të njëpasnjëshme, nga 2017-ta u ndanë miliona për ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit

Published

on

Filloi si projekt në vitin 2017, por stadiumi i qytetit në Gjilan është ende i pa përfunduar.

Këtë të shtunë është vendosur një “gur”, kur janë ndarë 15 milionë euro për përfundimin e projektit që ka nisur në vitin 2017.

Por plot 27.7 milionë euro janë ndarë nga ajo kohë, dhe sot klubet gjilanase, Drita dhe Gjilani ende ‘sorollaten’ rrugëve, pasi nuk kanë ku të luajnë.

Dy skuadrat me traditë, që garojnë në elitën kryesore të futbollit kosovar, por edhe në garat evropiane në kualifikime, kanë vuajtur për mungesën e një stadiumi, raporton Klan Kosova.

Firmën e projektit të parë për rindërtimin e stadiumit e dha kryetari i atëhershëm i komunës, Lutfi Haziri, i cili kapte vlerën e përgjithshme prej 6.2 milionë euro.

një ujdi tjetër ishte arritur edhe nga ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pikërisht me Lutfi Hazirin.

Gjatë atij takimi ishte diskutuar për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Komunës së Gjilanit si dhe ishin nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi në fushën e sportit – Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilanit dhe projekti për palestrën sportive në Zhegër të Gjilanit.

Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Gjilanit ishte projekt në të cilin MKRS-ja pritej të investonte mjete financiare në vlerë prej 1 milion e 950 mijë euro. Ky projekt planifikohej të zbatohej gjatë viteve 2019 deri më 2021.

Gjatë viti 2020, një memorandum tjetër për ndërtimin e stadiumit ishte arritur edhe në mes ministres së atëhershme të Sportit, Vlora Dumoshi dhe Hazirit, ku ishte thënë se po bëhet Gjilani me stadium të kategorisë të katërt.

Investimi kapte shumën prej 4.6 milionë eurosh, në ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Pos në Gjilan një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe me stadiumin në Mitrovicë, ku janë ndarë disa herë miliona euro, por pamjet atje sot, duken si një gërmadhë.

Përndryshe, stadiumi i vetëm që plotëson kriteret e UEFA-s për t’u zhvilluar një ndeshje është ai i Prishtinës “Fadil Vokrri”./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Gjendje e rëndë infrastrukturore në qendrën e Kulturës në Fushë Kosovë – Komuna s’përgjigjet

Published

on

Objekti i Qendrës së Kulturës në Fushë Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Përveç se objekt i vjetër, shihet se edhe uji ka depërtuar, muret janë qarë e mbuluara nga myku.

Ambienti nuk duket aspak në nivel as për nga pastërtia e as për nga interieri. Këtu ushtrojnë një grup valltarësh, që jeta e puna e tyre po rrezikohet çdo ditë, raporton Insajderi.

Në këtë objekt ushtrojnë grupi i valltarëve “Ansambli Zëri i Kosovës”, ushtrimet e të cilëve janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Kurti: Procedura e tenderimit për rindërtimin e Stadiumit të Gjilanit në vlerë 15 milionë euro, javën e ardhshme

Published

on

Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro.

Për vitin tjetër katër janë projektet kryesore:

– Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme.

– Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024.

– Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm.

– Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Kryetari Alban Hyseni ka vazhduar që të paguaj borxhet e komunës nga e kaluara. Për dy vjet në zyre tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shpejtim Bulliqi shpërblen me tender gjysmë milion euro kompaninë e pronarit të afërm me VV-në

Published

on

Pushteti i Shpejtim Bulliqit në Komunën e Podujevës, ka shpërblyer me tender kompaninë e pronarit të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Eljesah Podvorica. Kompania “Eing Com” e “El-BAU” në Podujevë ka fituar tenderin për “Mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve”, në vlerë prej gjysmë milion euro.

Komuna e Podujevës ka hapur tender për kontratën “Mirëmbajtje verore dhe dimërore e rrugëve”. Tender ky që me datën 10 nëntor të këtij viti iu dha kompanisë “VIA EGNATIA” “VAAKAL” “Natyra”, Prishtinë, me vlerën totale të ofertës 330,268,29 euro.

Por, vetëm pas 19 ditëve kjo kontratë u anulua.

Me 29 nëntor të këtij viti u njoftua se për këtë kontratë është shpërblyer, kompania “Eing Com” e “El-BAU” Podujevë, me vlerë totale të ofertës, 547.492.12 euro.

Ky tender rriti vlerën për 237,224 euro, pothuajse njëfishin e shifrës paraprake.

Eljesah Podvorica, jo rrallë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.org

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe pronari, Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

Dyshja shihen në një fotografi në shoqëri edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isakut.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me pronarin e “Eing Com” e “El-BAU”, Eljesah Podvorica, i cili e mohoi të ketë lidhje me pushtetin e VV-së në Podujevë.

“Une punoj edhe me Mitrovicën, punoj edhe me ndërkombëtarë, edhe atje paskam pushtet a”, tha Podvorica për Insajderin.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me Komunën e Podujevës, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kemi marrë përgjigjje./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending