Connect with us

Infrastrukturë

Tenderi për ndërtimin prej 2.2 milionësh të QKMF-së në Ferizaj u vlerësua nga persona të paautorizuar

Published

on

Ishte apo nuk ishte vartësi i Agim Aliut pjesë e komisionit për tenderin 2.2 milionësh?

Komuna e Ferizajt ka paraparë ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në vlerë të parashikuar 2 milionë e 250 mijë euro. Komuna kishte themeluar komisionin për vlerësimin e ofertave për këtë tender.

Më 7 maj 2021, kryetari i komunës Agim Aliu ka marrë vendim për formimin e komisionit për vlerësim, ekzaminim dhe krahasim të tenderëve në përbërje prej tre anëtarëve: Ilir Beqiri- Kryetar i komisionit, Skender Baftiu- anëtar dhe Emin Misini – anëtar, shkruan Nacionale.com

Mirëpo, në vlerësim të tenderit për ndërtimin e objektit të QKMF-së është përfshirë edhe vartësi i kryetarit Aliu, Meriton Hajdini, dhe ku dyshohet se s’ka pasur asnjë autorizim për të qenë pjesë e komisionit për vlerësim të tenderit të majmë prej 2.2 milionësh.

Meriton Hajdini, Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë, është bërë pjesë e komisionit dhe kjo është shkelje e rëndë ligjore, pasi s’ka vendim për një gjë të tillë. Së paku kështu insiston Inciativa për Progres (INPO), organizatë që vazhdimisht monitoron procesin e prokurimit nëpër komuna.

“INPO ka gjetur se pjesëmarrës në proces të vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve de facto ka qenë zyrtari Meriton Hajdini, tani Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë, i cili nuk kishte asnjë autorizim ligjor për të qenë anëtar apo për të zëvendësuar anëtarin e autorizuar në komision,” thuhet nga INPO.

“Sipas dokumenteve të tenderit, INPO ka gjetur se komuna ka rekomanduar për kontratë grupin e operatorëve ekonomik “VMM GROUP Sh.P.K., AL-BER Sh.P.K. & EURO – INFRASTRUKTURA”. Mirëpo, ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), ka parashtruar “EUROING SH.P.K.”,  dhe në mungesë të Bordit të këtij institucioni, nuk ka vendim të panelit, por vetëm raport të ekspertit, i cili ka rekomanduar që lënda të kthehet në ri-vlerësim,” – thotë INPO.

Organizata insiston se këto janë shkelje të rënda ligjore e procedurale dhe ka kërkuar nga kryetari i komunës që të ushtrojë të gjitha autorizimet dhe kompetencat ligjore për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e përfshirë në këto shkelje ligjore.

Po ashtu, është kërkuar që të mundësohet aktiviteti i prokurimit vetëm sipas rregullave të LPP-së dhe rregullave të prokurimit. Po ashtu, dyshimet për falsfikim të dokumenteve, organizata kërkon që të hetohen nga ogranet e drejtësisë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Vushtrrisë i dha tender 147 mijë euro kompanisë që nuk i plotësoi kriteret

Published

on

Zyra Kombëtare te Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur fituese një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret.

Tenderi për të cilin ishte zgjedhur operatori ekonomik që nuk i plotësonte kriteret ka qenë për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” Loti 1 në vlerë 147 mijë euro.

Kompania fituese sipas ZKA-së nuk kishte plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që kishte bashkangjitur një marrëveshje me një gurëthyes e cila nuk ishte valide për periudhën e implementimit të projektit, raporton Kallxo.com

“OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”- konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin e ZKA-së thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase në procesin e vlerësimit të tenderëve konform kritereve të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftim për kontratë.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”- thuhet në raportimin e auditimit.

Për Komunën e Vushtrrisë raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 ka rezultuar me 21 rekomandime, prej tyre pesë rekomandime të reja, 15 të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ua lehtëson bujqve depërtimin në tokat e tyre

Published

on

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i projekti të DBZHR-së “Hapja e rrugëve fushore” në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

“Ndërtimi i infrastrukturës për bujqit do ta lehtësoj depërtimin në tokat e tyre për t’i punuar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë.

Aktualisht ekipet përkatëse janë duke punuar në zonën e fshatit Korishë dhe do të vazhdojnë në rajone të tjera të territorit që administrohet nga Komuna e Prizrenit.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte 20.2 milionë euro!

Published

on

Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e saj e pavarur publike.

Studimi, i realizuar nga Instituti GAPdhe UBO Consulting, shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

Veçanërisht, ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte mbresëlënës me 20.2 milionë euro, me një kthim në investim 4 herë më shumë se shpenzimet publike.

Anketa e pavarur tregon se Manifesta 14 zgjeroi kuptimin për kulturën bashkëkohore, u angazhua me komunitetet lokale dhe ndikoi në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Për më tepër, trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative, një institucion kulturor në zemër të Prishtinës i menaxhuar nga profesionistë vendas.

Ne i gëzohemi Manifesta 14 Prishtina për suksesin e saj, fuqinë transformuese të artit dhe kulturës dhe ndikimin e qëndrueshëm në peizazhin kulturor të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending