Connect with us

Infrastrukturë

Të pandriçuara dhe të lëna krejtësisht pas dore, gratë dhe vajzat nuk ndihen të sigurta të ecin në periferi të Tiranës

Published

on

Të pandriçuara dhe të lëna krejtësisht pas dore, gratë dhe vajzat nuk ndihen të sigurta të ecin vetëm në rrugët periferike të Tiranës. Një grup aktivistësh fotografuan dje rrugicat e lagjes “Ali Demi”, si dëshmi e kufizimit, që u vendosin gjysmës së popullsisë së qytetit. Nisma e titulluar “Më shkruaj kur të arrish në shtëpi“, u ndërmor për të dokumentuar pasigurinë e vajzave dhe grave gjatë orëve të vona të natës.

“Sa e lirë, sa e mbrojtur dhe sa vulnerabël mund të ndihet një grua natën? Secila prej nesh në një moment e ka përjetuar një lloj frike sidomos pas orëve të vona “ – tha Ebi Spahiu, aktiviste e Kolektivit Feminist.

Ecja dhe fotografimi u ndërmor nga grupimi i “Photowalk“  së bashku me Kolektivin Feminsit. Ky aktivitet paraprin “Tetë Marsin“, duke u lidhur dhe me moton kryesor të protestës të këtij viti “Nata është e jona“.

“Fotot që do realizohen do përdoren për posterin e madh të tetë marsit, të marshimit, një pjesë tjetër, do përdoren për tu ngarkuar në google maps, për të dhënë një panoramë të qartë të situatës ekzistuese të zonës“- tha artistja vizuale multi – disiplinare Abi Shehu.

Pas përfundimit të eksplorimit të zonës grupet e vëzhgimit u bashkuan në hapësirat e “Bulevard Art Media Intitute“ për të diskutuar gjetjet. Enriko Peçuli theksoi se përveç ndriçimit, shumica e rrugicave, nuk janë të pajisura me kamera.

“Lagjet më afër qendrës ke kamera kudo, ke lokale, ke njerëz, ke aktivitet, këtu ende s’ka arrit aktiviteti, ka shtëpi private dhe është lagje shumë e pa monitoruar“- analizoi ai.

Për më tëpër Peçuli shtoi se menjëherë sipër lagjes që u krye vëzhgimi, pra sipër “Ali Demit“, je shumë afër “Qytet Studentit“ (QS) dhe aty janë të vendosura godinat e QS.

“Një pjesë e mirë e studenteve vijnë nga periferia, janë të pasigurta, vijnë në një qytet të madh, rrugët nuk i dinë. Kur qyteti është i panjohur për ty çdo gjë është më e frikshme“- përfundon ai.

Ebi Saphiu shprehet se shumicën e rasteve, njerëzit që rrinin në baret e lagjes, apo që rrinë në cepa rrugës natën, janë kryesisht burra. Sipas saj gratë janë të padukshme në hapësirën publike natën.

Duket se frikën për të lëvizur vetëm natën në rrugicat e Tiranës, e ndjejnë edhe djemtë dhe burrat.

“Kur kthehesha vonë, që dilja me shoqërinë, ka pas momente që ndjeja pak frikë në thonjëza. Kur nuk ke një rrugë alternative për të marrë, e ke gjithsesi atë pasigurinë se çfarë mund të hasesh, ose personat që mund të përballesh“- përfundon Andi Metaliaj./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending