Connect with us

Arkitekturë

Studio britanike e arkitekturës projekton Aeroportin Ndërkombëtar me gjashtë pista të Arabisë Saudite

Published

on

Studio britanike e arkitekturës Foster + Partners është duke projektuar Aeroportin Ndërkombëtar King Salman me gjashtë pista në Riad, i cili do të bëhet një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.

I emëruar sipas mbretit të Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud, Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Salman do të projektohet nga Foster + Partners dhe do të përfshijë terminalet ekzistuese të emërtuara sipas ish-mbretit Khalid bin Abdulaziz Al Saud.

Krahas Aeroportit Ndërkombëtar King Salman, i cili pritet të strehojë deri në 120 milionë udhëtarë deri në vitin 2030 si një nga aeroportet më të mëdhenj në botë, Foster + Partners po projekton gjithashtu 12 kilometra katrorë objekte rezidenciale dhe rekreative, dyqane me pakicë dhe objekte mbështetëse të aeroportit.

Deri në vitin 2050, kapaciteti i pasagjerëve parashikohet të rritet në 185 milionë udhëtarë, me kapacitet për të përpunuar 3.5 milionë tonë mallra.

Studio tha se aeroporti do të funksionojë si “një qendër globale logjistike, do të stimulojë transportin, tregtinë dhe turizmin dhe do të veprojë si një urë që lidh Lindjen me Perëndimin”.

Sipas studios, dizajni do të marrë në konsideratë identitetin e Riadit dhe kulturën saudite në mënyrë që të krijojë një “përvojë unike udhëtimi”, duke arritur gjithashtu certifikimin LEED Platinum.

Kjo do të arrihet duke fuqizuar aeroportin duke përdorur energji të rinovueshme dhe duke përfshirë “iniciativat e reja të gjelbërta” në dizajnin e tij.

Studioja po harton gjithashtu disa skema që synojnë ndërtimin e turizmit në Arabinë Saudite, duke përfshirë hotelin Southern Dunes dhe një hotel në formë unaze në shtylla si pjesë e Projektit të Detit të Kuq në bregun perëndimor të vendit.

Projektet e mëparshme të hartuara nga studioja në vend përfshijnë një kuartet stacionesh hekurudhore me shpejtësi të lartë në Mekë, Medinë, Xhedah dhe në qytetin ekonomik të mbretit Abdullah./Media Ndërtimi.

Arkitekturë

Kompania gjermane “Rapunzel Naturkost” hap qendrën e vizitorëve inspiruar nga përralla e njohur

Published

on

Me një çati që duket sikur qëndron në ajër dhe shkallë spirale dhe të gërshetuara, është hapur në Bavari të Gjermanisë qendra e vizitorëve “Rapunzel”.

Kjo qendër është projektuar nga firma gjermane e arkitekturës “haascookzemmrich STUDIO2050” për prodhuesin e ushqimeve organike “Rapunzel Naturkost”

Qendra është hapur për të pritur vizitorët cilët duan të shohin prodhimtarinë e kompanisë, dhe të kuptojnë historikun e kësaj kompanie ushqimesh.

Projekti është bazuar në përrallën e njohur “Rapunzel” prej nga edhe e ka marrë emrin kompania.

Brenda, një ekspozitë u mëson vizitorëve rreth kultivimit, tregtisë së ndershme dhe prodhimit, ndërsa stacionet interaktive edukojnë mbi jetesën e qëndrueshme.

Një pjekje kafeje është e hapur për shikuesit që të vëzhgojnë pjekjen dhe përpunimin dhe të shijojnë aromën e mrekullueshme të kafesë.

Ndërtesa më tej pret një furrë buke dhe një treg organik, së bashku me dhoma trajnimi dhe një studio yoga.

Arkitektët vënë në dukje shkallën qendrore spirale, e cila është ndërtuar për të simbolizuar gërshetin e Rapunzel.

Ky element lidh të gjitha nivelet e ndërtesës, nga bodrumi i verës deri te tarraca e çatisë me pamjet e saj panoramike.

Ndërsa shkalla spirale është një referencë e qartë, ekipi përfshin nyje më delikate për përrallën – këto përfshijnë tubacione bakri të tenxhereve të ndërthurura dhe  lojëra që mbështjellin çatinë lundruese.

Ekipi në “haascookzemmrich STUDIO2050” vëren se meqenëse arkitektura pasqyron frymën e programit, qendra e vizitorëve në Rapunzel është ndërtuar me praktika të qëndrueshme.

“Ne gjithashtu jemi përkushtuar ndaj këtij parimi të një ekonomie rrethore ekologjike në arkitekturën e Botës Rapunzel, u përdorën materiale ndërtimi natyrore dhe të rinovueshme si druri dhe balta dhe shërbimet e ndërtimit u reduktuan në minimumin e nevojshëm” thonë ata./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Qytetet po klonohen në botën virtuale, por cila është arsyeja?

Published

on

Duke qenë se po vazhdojnë të rriten çmimet e patundshmërive dhe shumica e popullsisë së botës pritet të jetojë në zona urbane në dekadat e ardhshme, ka më pak vend për gabime kur bëhet fjalë për planifikimin urban. Vendimet e marra sot janë të rëndësishme për të ardhmen tonë.

Por, çka nëse do të ekzistonte një mënyrë për të testuar dhe analizuar skenarë të ndryshëm, përpara se të ndërmerrnin veprime konkrete?

Kjo ide qëndron pas projektit “Binjakët Digjital”, ku po kryhen simulime në disa qytete botërore, duke përfshirë Shangain, New Yorkun, Singaporin dhe Helsinkin, shkruan CNN.

Binjakët Digjital po lënë nën hije renderimin 3D, sipas Anders Logg, profesor i matematikës kompjuterike dhe drejtor i “Digital Twin Cities Centre” në Universitetin e Teknologjisë Chalmers në Suedi.

Duke shfrytëzuar të dhënat në kohë reale dhe inteligjencën artificiale, Binjakët Digjital bëhen virtualë – pasqyra të homologëve të tyre fizik – duke ofruar mundësi për të simuluar gjithçka, nga infrastruktura dhe ndërtimi deri tek modelet e trafikut dhe konsumi i energjisë.

Si punon?

Chattanooga, një qytet me gati 180 mijë banorë gjendet në ultësirat e maleve Appalachian, Amerika Veriore. Ndërsa për zonat e mëdha urbane zakonisht duhet më shumë kohë, Chattanooga është një rast i mirë testimi sepse madhësia e saj më e vogël, na lejon që të jemi më të zhdërvjellët, thotë Kevin Comstock, një konsulent në KCI Technologies dhe ish-Menaxheri i Projektit të Qytetit Smart për Chattanooga.

Zyrtarët e Chattanooga-s dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke përfshirë “Oak Ridge National Laboratory” dhe “University of Tennessee at Chattanooga”, kanë trajtuar probleme të fushave të ndryshme duke krijuar projekte përmes Binjakëve Digjital.

E para, e quajtur CTwin, fokusohet në një nga rrugët kryesore të qytetit për të ekzaminuar përdorimin e energjisë në lidhje me lëvizshmërinë, duke krijuar infrastrukturë më të mirë të sinjaleve të trafikut, thotë Comstock.

Një tjetër projekt shfrytëzon sensorët dhe imazhet laserike në kryqëzimet e rrugëve për të monitoruar lëvizjen e këmbësorëve dhe trafikut të automjeteve, në interes të sigurisë së të dyja palëve.

“Nëse e dimë se ku janë këmbësorët dhe veturat në kryqëzim, mund të fillojmë të imitojmë aktivitetin e ‘takimit të afërt’”, thotë Comstock, duke sinjalizuar këmbësorët dhe vozitësit që të ndryshojnë drejtimet për të shmangur trafikun e ngarkuar.

Mbledhja e të dhënave rreth aksidenteve do të siguronin informacione rreth asaj sesa i sigurt është një kryqëzim, shpjegon Comstock, i cili do të na ofronte mundësinë për t’i rregulluar problemet në trafik.

A mund të zbatohet kjo edhe për qytetet më të mëdha?

“Qytetet e mëdha kanë probleme më të mëdha”, thotë dr. Ville Lehtola, asistent profesor në Universitetin e Twente në Holandë, “por kanë të njëjtat probleme me të cilat përballen edhe qytetet më të vogla. Nëse planifikoni mirë, do të ketë më pak rrezik dhe kostot aktuale operative të ndërtimit dhe aktiviteteve të tjera do të jenë më të ulëta. Planifikimi i mirë, në fund shpërblehet”.

Lehtola është një ish-asamblist i qytetit të Espoos, Finlandë, jo shumë larg Helsinkit. Ai thotë se Espoo, kur u propozua ndërtimi i një linje të re të metrosë, ishte qyteti i parë që digjitalizoi punën dhe planifikimin e ndërtimit. Një Binjak Digjital mund të zbulojë se si do të duket puna pas përfundimit të ndërtimit të metrosë, thotë Lehtola.

Në këtë mënyrë, është e mundur t’iu tregohet qytetarëve, ndërkohë që po kryhen disa investime në infrastrukturë apo gjëra të tilla, se cili është rezultati dhe si do të duket gjithçka në fund, transmeton Telegrafi.

Logg thotë se dy pyetje themelore kërkojnë përgjigje kur krijohen qytetet Binjake Digjitale, “Çfarë po analizohet në lidhje me gjendjen aktuale të qytetit?” dhe “A mund të parashikoni se si do të duket një qytet?”

Ai mori shembull qytetin suedez të Gothenburg-ut për të gjeneruar binjakun e tij digjital. “Nga të dhënat, ju mund të merrni gjëra si ulëset e parkut, atmosfera, retë dhe ujin”, thotë Logg, dhe më pas t’i shfrytëzoni këto të dhëna të papërpunuara për të krijuar një model vizual se si një ndërtesë e re do të ndikojë në jetën e njerëzve.

“Gothenburgu është ndërtuar mbi argjilë, kështu që është shumë e rëndësishme të analizohet argjila. Çfarë ndodh nëse filloni një projekt të ri, të madh infrastrukturor? A do të ketë ndonjë rrezik potencial nga gërmimi ose ndërtimi i tuneleve të reja?”, thotë Logg.

Çelësi i suksesit

Çelësi i suksesit është tek “qëndrueshmëria e të dhënave” – përditësime të shpeshta në kohë reale të futura në Binjakun Digjital për të vazhduar me evolucionin e vazhdueshëm të qytetit të vërtetë, deklaron ai. Përndryshe, thotë Logg, modeli i Binjakut Digjital shpejt mund të bëhet i papërshtatshëm.

Në nivel global, investimi në Binjakët Digjital tashmë ka filluar të shpërblehet.

Një raport i vitit 2021 i kompanisë teknologjike “ABI Research” vlerëson se qytetet do të kursejnë 280 miliardë dollarë deri në vitin 2030 duke shfrytëzuar Binjakët Digjital për planifikim urban.

Gjithnjë e më shumë të dhëna po bëhen të disponueshme për të ndërtuar qytete – përfshirë vetura autonome, dronë dhe mjete të ndërtimit të pajisura me sensor inteligjent.

Me rritjen e mundësive teknologjike, rriten edhe sfidat, veçanërisht në aspektin e mbledhjes dhe ruajtjes së kaq shumë të dhënave, shton Lehtola.

Izolimi i faktorëve të ndryshëm nga situatat e tyre individuale, thotë ai, është gjithashtu i rëndësishëm, në mënyrë që të dhënat të mund të ndahen dhe t’i bëjnë më efektive të gjitha aspektet e planifikimit të qytetit.

Sfidat teknike janë të konsiderueshme, pajtohet Logg, sepse qytetet janë sisteme jashtëzakonisht komplekse. Por ai shton se “këto janë sfida me të cilat ne jetojmë si studiues dhe zhvillues”.

Logg sheh një të ardhme ku gjithçka, nga mirëmbajtja e ndërtesave dhe ndërtimet e reja deri tek rrugët e sinjalistika në trafik do të “integrohen”, duke u mundësuar planifikuesve të qytetit të marrin vendime që do të kenë kuptim disa dekada më vonë.

“Binjakët Digjital do të jenë kudo, si një sistem që u përgjigjet të gjitha pyetjeve tona në lidhje me planifikimet e ardhshme urbane”, përfundoi Logg./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Tre dokumentarë rrëfyen për shtetndërtimin e Kosovës që filloi të realizohej në vitet ’70

Published

on

Prezantohen tre dokumentarë me autore Flaka Xërxa Beqiri mbi objektet të përzgjedhura të arkitekturës moderne në Kosovë.

“Ngjyrat e Bankosit”, “Vijat e Pallatit të Rinisë”, “Kupollat e Bibliotekes”, ishin tre filma të shkurt që paraqitën shtetndërtimin e Kosovës që filloi të realizohej në vitet ’70.

Përmes rrëfimeve personale të shfrytëzuesve të ndërtesave moderniste u rrëfyen pikëpamjet e profesionistëve të arkitekturës mbi vlerat dhe rëndësinë e arkitekturës moderne në Kosovë.

Dokumentarët treguan sesi ikonat arkitekturore të Kosovës, që dikur ishin referencë e ndërtimit, tashmë funksionojnë me mirëmbajtje të improvizuar.

Continue Reading

Trending