Për një javë 20 studentë të nivelit master nga KU Leuven në Belgjikë vizituan Kosovën në kuadër të kurrikulës së tyre në fushën e Trashëgimisë Kulturore.
Subjekt i analizës së tyre ishin Ansambli i kullave në Lagjen e Mazrekajve në Drenoc të Deçanit, nga perspektiva e zhvillimeve rurale, socio-ekonomike dhe kulturore.
Pas analizave 1 javore, studentët prezantuan rekomandimet për konservimin dhe zhvillimin e kësaj lagjeje.
Studentet ishin nga Belgjika, Kolumbia, Holanda, ShBA, Kina, India, Nepali, Greqia, Qipro dhe Libani./Media Ndërtimi.