Connect with us

Tech

Studentët e Inxhinierisë Elektrike të UP-së renditën në vendin e katërt në garën ndërkombëtare të robotëve

Published

on

Nga pjesëmarrja në garën robotike të organizuar nga “NXP semiconductor”, një ndër kompanitë liderë në prodhimin e sistemeve mikroprocesorike, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike kanë arritur të rangohen në vendin e kartërt, nga më shumë se 100 ekipe pjesëmarrëse.

Studentët Gentrit Fejza, Arbnor Shabani, Fatlum Telaku, me trajner profesorin Lavdim Kurtaj, këtë sukses e shënuan në Bukuresht të Rumanisë.

Studentët në programin “Elektronikë, Automatikë dhe Robotikë” kanë ndërtuar një model autonom të veturës, duke përdorur pjesë të cilat gjenden në një veturë moderne. Ata përfunduan garën në vendin e katërt, me vetëm 0.08 sekonda larg vendit paraprak.

Ata janë shprehur mirënjohës ndaj profesorëve të cilët kanë koordinuar dhe fasilituar pjesëmarrjen e tyre në këtë garë ndërkombëtare, duke mundësuar kështu një përfaqësim dinjitoz të UP-së në këtë kompeticion./Media Ndërtimi.

Tech

Kompania e çipave Nvidia bëhet kompania më e vlefshme në botë

Published

on

Kompania e çipave, e cila ka gëzuar një ngjitje të madhe gjatë 18 muajve të fundit mes entuziazmit mbi AI gjeneruese, u ngjit 3.4 për qind afër orës 13:25 (1725 GMT), duke i dhënë asaj një kapitalizim tregu prej rreth 3.3 trilionë dollarë, pak përpara Microsoft dhe Apple.

Kompania me bazë në Kaliforni, e cila drejtohet nga Jensen Huang, ka parë rritje të fitimeve për shkak të kërkesës së madhe për çipat e saj të fuqishëm GPU, të cilët kanë vendosur ritmin e industrisë në nxitjen e përparimeve të reja në AI, përcjell Telegrafi.

Në maj, Nvidia raportoi një fitim neto prej 14.9 miliardë dollarësh, ndërsa të ardhurat e saj prej 26 miliardë dollarësh ishin pothuajse katërfishi i asaj që mori gjatë të njëjtit tremujor fiskal të vitit të kaluar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Perspektiva e re e rinisë kosovare, teknologjia

Published

on

RTK ka nisur ciklin e rrëfimeve që prezantojnë Kosovën te transmetuesit e tjerë publik. Tema e parë që u trajtua është interesimi i të rinjve kosovarë për teknologjinë informative.

Interesimi për teknologjinë informative po nis nga moshat e hershme, madje ende pa i mbushur 11 vjet.

“Mendoj që është një perspektivë që duhet me pasë më shumë njohuri në Kosovë. Unë edhe në shkollën që shkoj, merret me teknologji dhe programim. Jeta sillet rreth programimit për mua”, deklaron programerja Elmedina Bucolli.

“E gjithë e ardhmja është në fushën e teknologjisë, qoftë programim, inxhinieri softuerike, dizajn, inteligjencë artificiale. Shkolla digjitale jep një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme rreth fushës së programimit, si mund të jemi programera dhe si mund të jemi ndihmues në skuadrën tonë”, ka thënë programeri Leart Shaqiri.

Kjo dëshmohet edhe në moshën e të punësuarve te kompanitë vendore.

“Mosha mesatare në kompaninë tonë në Kosovë është 21 vjeç. Nga 35 persona të punësuar, unë jam më i vjetri. Kemi 18 vjeçar që sapo ka hyrë në punë me full time. Kam pasur raste kur persona nga 16-17 vjeç i kam punësuar me part time”, tha Drilon Jaha, programer.

Situata qëndron mirë edhe për studime. Në vitin e kaluar akademik kanë qenë 7,243 studentë në këto fusha. Inteligjenca artificale është drejtimi që po prin në punësim të studentëve, konfirmon profesori i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha.

“Në tri garat që kemi marrë pjesë në tri vitet e fundit, studentët tonë janë renditur të parët e të dytët në gara shumë kompetitive, me studentë nga Universiteti i IOWA-s dhe universitete tjera të Shteteve të Bashkuara. Unë mendoj se shoqëria e së ardhmes do të jetë shoqëri ekskluzive e dijes, por e dijes e bazuar në ICT”, ka thënë profesori Blerim Rexha.

Kohëve të fundit është vërejtur interesim i shtuar i grave dhe vajzave në teknologji.

“Kompanitë amerikane, gjermane e të botës perëndimore, i favorizojnë vendet e Ballkanit, veçanërisht kosovarët për punësim. Kjo për arsye se kultura jonë është shumë e ngjashme me kulturën e tyre, habitatet i kemi shumë të njëjta, por edhe në sensin që etika jonë e punës dallon shumë krahasuar me disa vende të tjera”, ka thënë Blenda Luta, menaxhere e shitjes në Amazon./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Doku.Tech zbulon edhe emrat e tre folësve të tjerë të këtij edicioni

Published

on

Festivali më i madh i teknologjisë në Ballkan, Doku.Tech, ka zbuluar emrat e folësve që do të jenë pjesë e këtij edicioni. Bëhet fjalë për emra të njohur në fushën e teknologjisë – Shkumbin Hamiti, Sara Milenkovska dhe Ida Tin – po i bashkohen listës mbresëlënëse të këtij edicioni. Festivali, në fillim të këtij muaji pati bërë të ditur emrin e folësit të parë, Mikko Hyppönen, ekspertit të sigurisë kibernetike.

Ky edicioni i Doku.Tech do të bëjë bashkë folës që njihen për vizionin e tyre dhe kontributin në fushat përkatëse. Folësit do të flasin për trendët më të fundit sa i përket teknologjisë, inovacionit, sigurisë kibernetike e përfaqësimit gjinor në botën virtuale. Shkumbin Hamiti, Sara Milenkovska dhe Ida Tin janë tre folësit e tjerë, emrat e të cilëve bëhen të ditur pas Mikko Hyppönen, ekspertit të sigurisë kibernetike. Me zbulimin e këtyre folëse, Doku.Tech bënë të ditur listën e plotë të folësve të sivjetmë.

Shkumbin Hamiti, ka 26 vite që është pjesë e kompanisë Nokia dhe ishte pjesë e disa prej zhvillimeve më të rëndësishme brenda industrisë së telefonisë mobile. Ai ka mbajtur pozita të rëndësishme dhe njihet si autorë i 12 shpikjeve dhe dhjetëra hulumtimeve. Aktualisht është drejtuesi i njësisë së biznesit të Platformës së Nokia-së për Monetizim të Rrjetit. Hamiti u lind në Prishtinë dhe vazhdoi studimet në Zagreb e më pas në Bangkok. Në Finlandë u zhvendos në vitin 1996 dhe atje jeton edhe sot.

E Sara Milenkovska është një hulumtuese, feministe dhe bashkëthemeluese e “Stella Network” që si fokus ka barazinë gjinore. Puna e saj përqendrohet në pabarazinë sistematike, duke eksploruar ndërseksionalitetin, kundërshtimin e lëvizjeve anti-gjinore dhe amplifikimin e zërave të grupeve të margjinalizuara, veçanërisht përballë dhunës gjinore në sferën digjitale. Si menaxhuese e “Stella Network” ajo ka realizuar iniciativa të ndryshme përmes të cilave u ka ofruar trajnim dhe mbështetje gratve dhe vajzave.

Kurse Ida Tin është bashkëthemeluese dhe drejtore e “Clue”, aplikacionit për gra që ka mbi 10 milion përdorues aktiv në më shumë se 190 vende. Ida nisi përdorimin e termit “Femtech” në vitin 2026. Për momentin është duke punuar në librin e saj të ri që ka të bëjë pikërisht me këtë term: Gruan në Teknologji. Për punën e saj kanë shkruar mediume me nam si “New York Times”, Revista “New York”, “Forbes”, “Der Spiegel” dhe “Le Figaro”. Ajo po ashtu ka qenë folëse edhe në konferencat e njohura si “TechCrunch Disrupt” në San Francisco, “Le Web” në Paris e shumë të tjera.

Në anën tjetër, Mikko Hyppönen, një nga ekspertët me më nam në botë sa i përket sigurisë kibernetike, ishte folësi i parë i konfirmuar nga Festivali. Hyppönen punon për “WithSecure” në Finlandë si zyrtari kryesor i hulumtimeve. Fjalimi i tij në TED Talk është shikuar nga 2 milion njerëz dhe është përkthyer në 40 gjuhë. Shkrimet e tij janë publikuar në “New York Times” e “Wired and Scientific American”. Ai po ashtu ka ligjëruar në universitet si “Oxford”, “Stanford” dhe “Cambridge”. Është në mesin e 50 personave më të rëndësishëm në botë sipas “PC World” dhe në mesin e 100 mendimtarëve më të rëndësishëm sipas “FP Global”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending