Connect with us

Aktuale

“Strategjia e Qymyrit dhe Efiçienca e Energjisë në Kosovë”, hulumtohet nga tre studente

Published

on

Në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të studentëve në kërkime, zbatim të ligjit dhe shkrim akademik në lidhje me të drejtat e njeriut dhe mjedisin”, studentet Albulena Kokollari, Agrina Baraku dhe Elona Kurti kanë punuar artikullin dhe hulumtimin “Strategjia e Qymyrit dhe Efiçienca e Energjisë në Kosovë”.

Projekti është përkrahur nga Community Development Fund dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë.

Kosova është një vend në zhvillim dhe si i tillë ka probleme dhe sfida të mëdha. Ndër ato më të spikaturat është shpërndarja dhe prodhimi i energjisë. Kosova prodhimin më të madh të energjisë e ka nga burimet fosile siç është qymyri i llojit linjit ose siç njihet ndër kategoritë më të ulëta të qymyrit, pasi që ka nivel të ulët të karbonit dhe sulfurit në përbërjen e saj.

Prodhimi i energjisë në tërë Kosovën bëhet kryesisht nga operatori shtetëror Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me rreth nëntëdhjetë e shtatë përqind (97%), ndërsa ka nivel të ulët të përdorimit të resurseve të tjera të ripërëritshme siç janë ajo ujore, e erës apo solare me rreth 3% nga këto burime.

Qymyri është një shkëmb sedimentar i djegshëm i zi ose kafe-zi me një sasi të madhe karboni dhe hidrokarburesh. Qymyri klasifikohet si një burim energjie jo i rinovueshëm sepse duhen miliona vjet për t’u formuar.

Qymyri përmban energjinë e ruajtur nga bimët që kanë jetuar qindra miliona vite më parë në pyjet moçalore.

Presioni dhe nxehtësia që rezultoi i shndërruan bimët në substancën që ne e quajmë qymyr. Në Kosovë gjendet qymyri i llojit Linjit.

Kosova është vend në zhvillim, dhe si e tillë është duke kaluar sfida të ndryshme. Njëra nga sfidat është edhe përballja e shumë vështirësive të strategjisë së qymyrit.

Qymyri konsiderohet si eneregji e pa ripërtëritshme, pasi i duhen miliona vitet të rigjenerohet, rrezikohet të shterret si burim energjie.

Në Kosovë gjenden dy termocentralet që prodhojnë energji elektrike nga qymyri i llojit linjit, e kjo ka sjellë shumë paknaqësi nga komuniteti që jetojnë afër këtyre termocentraleve, por nga kjo ndotje është e prekur edhe kryqendra e Kosovës, Prishtina.

Përveç ndotjes së ajrit, nga kjo strategji e energjisë ka ndotje të tokës, ujit, biodiversitetit gjithashtu ka edhe probleme shëndetësore.

Kosova duhet të shikoj opsione tjera të prodhimit të energjisë si ajo e rinovueshme dhe masave të efiçencës së energjisë.

***

Duke pasur parasysh se Kosova ka synim integrimin evropian, asaj i duhet edhe të zbatojë politikat dhe caqet e paracaktuara nga Bashkimi Evropian që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

Kosova, si anëtare e Komunitetit të Energjisë ka marrë përsipër obligimet ndërkombëtare që të rrisë prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë. Deri tash ajo, ka miratuar ligje dhe akte të ndryshme që çojnë drejtë këtyre objektivave. Poashtu, është duke vazhduar punën e saj në ndërtim të infrastrukturës ligjore përmes hartimit të planeve strategjike për t’i arritur objektivat e zotuara./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending