Connect with us

Aktuale

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Published

on

Nga sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID.

Të premten, kabineti qeveritar vendosi për lehtësimin e masave duke përfshirë heqjen e kufizimit të lëvizjes, zgjatjen e orarit për gastronominë e heqjen e pjesshme nga detyrimi për bartjen e maskës.

Ndër pikat tjera që janë vendosur sot është që edhe pensionistët janë të liruar nga paraqitja e rregullt e lajmërimit.

Në njoftimin e Qeverisë, ky vendim arsyetohet me rënien e numrit të rasteve pozitive. Sipas MSH-së, ulja e rasteve pozitive për dy javët e fundit krahasuar me dy javët paraprake shënon rënie për 67.08%.

“Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së, Qeveria cakton masa më të lehtësuara që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik por njëkohësisht synojnë kontrollin e përhapjes së infeksionit”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Masat e reja: 

  1. [Zbatimi territorial]
  2. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
  3. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]
  4. Qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet­ të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
  5. Përjashtime nga pika 2 bëjnë:

3.1. Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orëve;

3.2. Qytetari i huaj që punon si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga Covid-19;

3.3. Qytetari i huaj që kalon nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orëve;

3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

3.5. Personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

  1. Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

4.1 Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë duke u testuar dy herë në javë.

4.2. Pika 4.1 nuk vlen për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët qëndrojnë transit (më pak se 48 orë) në shtetet e përcaktuara në pikën 4.1 të këtij vendimi.

4.3. Diplomatët e huaj përjashtohen nga fushëveprimi i pikës 4 të këtij vendimi.

  1. [Mbrojtja dhe siguria në punë]
  2. Gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privatë udhëzohen t’u krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

  1. Obligohen institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit dhe në ambientet e brendshme.
  2. Obligohen institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga Covid-19 (përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës).
  3. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe në subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjet e hapësirave të mbyllura.
  4. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

9.1 Gjatë ecjes vetëm në ambient të jashtëm;

9.2 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;

9.3 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

9.4 Gjatë ngrënies apo pijes.

  1. [Institucionet e arsimit]
  2. Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.
  3. Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.
  4. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimorë, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

Dh. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

  1. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit siç kërkohet me ligjet përkatëse.
  2. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
  3. Lejohen grumbullimet në ambiente të brendshme deri në pesëdhjetë (50) persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet) me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave.

14.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave.

  1. Lejohen grumbullimet në ambiente të hapura deri në njëqind (100) persona me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave.

15.1 Grumbullimet në ambiente të jashtme me interes të veçantë publik me mbi njëqind (100) persona kërkojnë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë/Qendra Operative Emergjente, me rekomandim të IKShPK-së.

  1. Organizimi i ahengjeve ndalohet deri me datë 15 qershor 2021, pas së cilës datë sipas situatës epidemiologjike do të ketë rivlerësim të kësaj pike.
  2. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë lejohet duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri-tjetri si dhe duke respektuar me përpikëri udhëzuesin përkatës.

Ë. [Kufizimet e kontaktit]

  1. Nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndalohet grumbullimi i më shumë se dhjetë (10) personave.
  2. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]
  3. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
  4. Obligohen të gjithë operatorët të cilët për veprimtari ekonomike kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
  5. [Puna me palë]
  6. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatorëve ekonomik, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse ata mbajnë distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

Gj. [Gastronomia]

  1. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Lejohen deri në pesëdhjetë (50) klientë për 100m2 (5 persona për 10 m2). Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
  2. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në ora 23:00.
  3. Muzika lejohet deri në ora 22:45.
  4. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që klientët të mbajnë një (1) metër distancë nga klientët në tavolina të ndryshme.
  5. Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet të jetë një (1) metër distancë.
  6. Në hapësirat e brendshme lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke pasur parasysh kapacitetin prej pesë (5) persona në 10 m2.
  7. Në hapësirat e brendshme lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafirët që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak;
  8. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.
  9. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.
  10. Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave kundër COVID-19, i cili publikohet në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë.
  11. [Tregjet dhe therja e kafshëve]
  12. Lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve deri në 40% të kapacitetit.
  13. Therja e kafshëve lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim.

[Transporti publik]

  1. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri 50% të kapacitetit dhe sipas udhëzuesit përkatës.
  2. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre (3) udhëtarë.
  3. [Teatrot, bibliotekat, etj.]
  4. Teatrot, bibliotekat, filarmonitë, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime).
  5. Përgjegjësit për organizimin e aktiviteteve kulturore duhet të sigurohen që mysafirët të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri-tjetri.
  6. [Sporti dhe rekreacioni]
  7. Lejohen aktivitetet stërvitore të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.
  8. Lejohet organizimi i garave sportive pa prezencë të publikut përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  9. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.
  10. Lejohen aktivitetet garuese pa prezencë të publikut, të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.
  11. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative sipas udhëzuesit përkatës.
  12. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2.
  13. Aty ku është e mundur në softëare të fitnesit/palestrës të përcaktohet numri maksimal i klientëve që mund të kenë qasje në hapësirat e fitnesit.
  14. Obligohet që personi përgjegjës i fitnesit/palestrës të ketë kujdes të veçantë në pikun e vizitës së klientëve, e që llogaritet koha nga ora 17:00 – 20:00, që të respektohet distanca e përcaktuar në udhëzues.
  15. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.
  16. [Udhëzuesit dhe sqarimet]
  17. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

47.1 Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e Covid-19;

47.2 Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

47.3 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

47.4 Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

47.5 Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore;

47.6 Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;

47.7 Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

47.8 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

47.9 Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

47.10 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj.

  1. Udhëzuesit nga pika 47 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.
  2. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.

Ll. [Zbatimi]

  1. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente të komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).
  2. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike dhe parashikimet për dy javët në vijim.
  3. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
  4. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
  5. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.
  6. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndër­kaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat apli­kohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
  7. [Shfuqizimi i vendimeve 01/07 dhe 02/11]
  8. Shfuqizohen Vendimet e Qeverisë: Vendimi Nr. 01/07 i datës 18.04.2021 dhe Vendimi Nr. 02/11 i datës 07.05.2021.
  9. [Hyrja në fuqi]
  10. Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi me datë 31.05.2021.

 

Aktuale

Cilat janë ndryshimet në dënime me Ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor?

Published

on

Në muaji prill të këtij viti do të fillojë të zbatohet Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor pasi Ligji është votuar në Parlament dhe është dekretuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 11.03.2024.

Mosvënia e rripit të sigurisë, mbajtja në prehër e personit tjetër gjatë vozitjes, tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i celularit gjatë vozitjes dhe garat me vetura janë vetëm disa prej veprimeve të vozitësve që pritet të dënohen shumë më ashpër sesa me Ligjin e vjetër për rregullat e trafikut rrugor.

Sipas Ligjit të ri, i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare më 19.03.2024 dhe hyn në fuqi më 03.04.2024, parashihet që dënimi me gjobë për personat që nuk vënë rripin e sigurisë të jetë 150 euro. Mosvënia e rripit të sigurisë me Ligjin e kaluar dënohej me 40 euro gjobë.

Gjatë vozitjes nuk lejohet përdorimi i telefonit. Këtë e ka paraparë Ligji për rregullat e trafikut rrugor. Nëse një person përdor telefonin gjatë vozitjes i njëjti do të dënohet me 100 euro gjobë dhe do t’i shqiptohet një pikë negative.

Nëse veprimi i njëjti i përdorimit të telefonit përsëritet për herë të dytë, ngasësi i veturës do të dënohet me 200 euro gjobë dhe me shqiptimin e dy pikëve negative dhe do t’i ndalohet ngasja për tre muaj.

Ndërsa nëse për më shumë se dy herë vozitësi ka përdorur telefonin do të dënohet me gjobë në shumën 500 euro, do t’i shqiptohen tri pikë negative dhe do t’i ndalohet ngasja e veturës në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

40 euro dënim me gjobë është ajo çfarë kishte paraparë Ligji aktual për vozitësit që kapen duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.

Ligjvënësi ka paraparë që të ashpërsojë dënimin edhe ndaj këmbësorëve që në vendkalimin për këmbësorë përdorin telefonin apo dëgjuese me të cilat do të mund të humbnin koncentrimin.

Ligji i ri ka paraparë dënimin deri në 50 euro gjobë kurse Ligji i vjetër (aktual) këtë veprim të këmbësorit e kishte konsideruar si kundërvajtje, e cila dënohej me 40 euro gjobë.

Tutje, Ligji i ri parasheh dënime me të ashpra për vozitësit të cilët nuk e respektojnë shpejtësinë e rekomanduar.

Kështu nëse një vozitës jashtë zonës së banimit, pra në autostradë dhe në magjistrale, vozit me mbi 100km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, ai do të dënohet me 500 euro gjobë, shqiptimin e 5 pikëve negative dhe 6 muaj do t’i ndalohet vozitja e automjetit.

Ndërsa Ligji i vjetër, për tejkalimin e shpejtësisë jashtë zonës urbane, kishte paraparë dënimin prej 200-600 euro gjobë, nëse tejkalimi i shpejtësisë ka qenë 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar. Krahas gjobës, nëse është tejkaluar shpejtësia ishte paraparë shqiptimi i 3 pikëve negative dhe 3 muaj do t’i ndalohej vozitja e automjetit.

Ligji i ri ka paraparë dënime më të ashpra edhe nëse vozitësit bëjnë gara jashtë vendbanimeve apo brenda vendbanimeve.

Kushdo që bën gara jashtë vendbanimit do të dënohet me Ligjin e ri me 400 euro gjobë, shqiptimin e katër pikëve negative dhe 10 muaj do t’i ndalohet vozitja e automjetit. Kurse nëse garat bëhen brenda vendit ku ka banim, dënimi do të jetë më i ashpër prej 500 eurove dënim me gjobë, shqiptimin e pesë pikëve negative dhe 12 muaj do t’i ndalohet personit që të vozitë automjetin.

Ligji i vjetër nuk kishte bërë diferencimin për garat që zhvillohen brenda apo jashtë vendbanimit. Si dënim për këdo që bën gara, më Ligjin e vjetër ishte paraparë dënimi me gjobë prej 100-300 euro.

Tutje, Ligji i ri ia ndalon vozitësit të automjetit të mbajë në prehër dikë tjetër, duke përfshirë këtu edhe fëmijët, gjë të cilën nuk e kishte specifikuar Ligji i vjetër (aktual).

Ligji i ri ka paraparë dënimin me gjobë prej 400 euro, shqiptimin e 5 pikëve negative dhe ndalim të vozitjes së automjetit për 6 muaj nëse mban në prehër dikë tjetër.

Kushdo që ka pasur të vendosur folie apo ndonjë material tjetër me të cilin do t’i ndihmonte në errësimin e xhamave të veturës me Ligjin e vjetër ishte dënuar me 60 euro dënim me gjobë. Ligji i ri nuk ka specifikuar asnjë nen apo paragraf me të cilën do ta rregullonte këtë veprim të shoferit.

Kallxo.com i ka dërguar pyetje Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Ligji i ri ka paraparë dënime edhe për vozitësit të cilët bëjnë tejkalime në vijë të plotë. Gjoba për këtë veprim do të jetë 200 euro, shqiptimi i 2 pikëve negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.Ligji i vjetër kishte paraparë dënimin me gjobë nga 100-300 euro, 3-6 muaj ndalim të vozitjes dhe 2 pikë negative.

Ajo çka konsiderohet risi në këtë Ligj është përcaktimi i rregullave për vozitësit e trotineteve elektrike.Personat nën moshën 16-vjeçare nuk kanë të drejtë të ngasin trotinet. Nëse një gjë e tillë ndodh qiradhënësi do të dënohet me gjobë në shumën prej 500 euro, prindi dhe kujdestari i fëmijëve do të dënohen me gjobë në shumën prej 100 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çka parasheh Ligji i ri i trafikut rrugor për ngasësit e trotinetit elektrik?

Published

on

Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili pritet të hyjë në fuqi në fillim të muajit prill, ka paraparë rreth tri dispozita ligjore që specifikojnë mënyrën se si do të veprohet në trafik me trotinet elektrik.

Ky Ligj pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm (prill 2024) pasi është votuar në Parlamentin e Kosovës dhe është dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani më 11.03.2024.

Sipas Ligjit të ri, drejtuesit e trotinetit elektrik duhet të lëvizin në shiritin e biçikletave ose në shtegun e përbashkët për biçikleta dhe për këmbësorë.

Shpejtësia me të cilën lejohet të operojë një trotinet elektrik do të jetë 25 km/h e kushdo që nuk e respekton këtë kufizim do të ndëshkohet me 150 euro gjobë dhe do t’i konfiskohet trotineti për 3 muaj, shkruan Kallxo.com

Sipas Ligjit të ri do të dënohet me 150 euro gjobë dhe 3 muaj do t’i konfiskohet trotineti elektrik kushdo që e nget në zonën për të cilën nuk është përcaktuar lëvizja e tij.

Kështu, me 150 euro dhe 3 muaj konfiskim të mjetit do të dënohet personi që vozit trotinetin në trotuar dhe në hapësira të tjera të parapara për këmbësorë/sheshe.

Fëmijëve nën moshën 16-vjeçare nuk do t’u lejohet që të vozisin trotinetin në rrugët publike. Nëse një gjë e tillë ndodh prindi ose kujdestari i fëmijës do të dënohet me gjobë në shumë prej 100 euro. Kurse qiradhënësi do të dënohet me 500 euro dënim me gjobë.

Sipas Ligjit të ri, në trotinet nuk do të lejohen dy apo më shumë persona, sepse në të kundërtën do të dënohen me gjobë prej 100 euro dhe do të konfiskohet mjeti për 3 muaj.

Ligji ka paraparë se nëse vozitësi i trotinetit elektrik manovron me një rrotë, vozit më dëgjuese, dhe vozit pa dy duart do të dënohet me gjobë në shumë 40 euro.

Ligji i ri i cili pritet të zbatohet që nga muaji prill ka shfuqizuar Ligjin për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka qenë në zbatim që nga gushti i vitit 2016.

Continue Reading

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending