Connect with us

Art

Sonte në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita “Covers” e Barbara Prenkas, kuruar nga Zef Paci

Published

on

“Barbara Prenka asht nji artiste e re, e vendit dhe e ardhun, që ndonëse studimet i ka në pikturë (një art jo ngushtësisht utilitar), kësa radhe sjell jorganin, një objekt utilitar që ka udhëtuar nga bota e artizanatit në atë të design-it dhe të artit, nga teknika artizanale në atë industriale.

Arsyeja e risjelljes sot të këtyne mbulesave gjendet ne ngarkesën e fortë simbolike që ato bartin për autoren, si dhe për mëtimin e saj se objekti i artit asht një jehonë që mbetet brenda nesh dhe asht i thirrur parreshtun prej kërkimit tonë për identitet.” – shkëputur nga teksti kuratorial i Zef Pacit.

Hapja e ekspozitës bëhet sonte nga ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, te Qafa në Prishtinë./Media Ndërtimi

Art

Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Prishtina Art 2024”, hapet sonte në Hotel Grand

Published

on

Edicioni i tetë i Kolonisë Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Prishtina Art” do të hapet, sonte, më 4 korrik nga ora 19:00, në hapësirat e Hotelin Grand në Prishtinë.

Mbi 30 artistë ndërkombëtar do të realizojnë vepra arti në këtë ngjarje tashmë tradicionale e cila zhvillohet në kryeqytet.

“Ngjarja më e madhe dhe më cilësore e pikturës në Ballkan” shkruan në posterin e këtij eventi ku kuratore e ekspozitës është artistja turke, Meryem Cvaga dhe menaxher i projektit Musa Prelvukaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Art

“Solidariteti” – instalacion për përjetimet e rënda të refugjatëve

Published

on

Gjemba, izolime, kufij. Janë vetëm disa prej mjeteve e procedurave me të cilat përballen refugjatët nëpër botë, sa herë që detyrohen të largohen prej shtëpive të tyre.

Ky realitet i ashpër është shndërruar në instalacionin “Solidariteti”, të prezantuar të enjten në Prishtinë, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Zyra e UNHCR-së në Prishtinë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e kanë organizuar ngjarjen, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë shtetërorë, pjesëtarë të misioneve diplomatike, të shoqërisë civile dhe vetë refugjatë që tani jetojnë në Kosovë.

Sipas UNHCR-së, në botë ekzistojnë 120 milionë refugjatë që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre dhe i kanë lënë mbrapa vendlindjet.

Në vjetët e fundit kanë shpërthyer konflikte të reja – sikurse lufta në Ukrainë dhe ajo në Gazë – ndërsa të vjetrat nuk janë zgjidhur ende.

Zyrtarë të UNHCR-së kanë thënë se edhe moti ekstrem po detyron zhvendosjen e disa komuniteteve dhe po ndikon në rritje të tensioneve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Art

Rrobat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë ekspozohen në Holandë

Published

on

Rrobat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe nga 19 shtete të tjera, u ekspozuan në qytetin e Hagës në Holandë, të organizuar në bashkëpunim me Mukwege Foundation, Ambasada e Kosovës në Holandë dhe Komuna e Hagës.

Instalacioni artistik i Alketa Xhafa Mripa, “Thinking of You,” shpreh kujtimin dhe solidaritetin për të gjitha të mbijetuarat e dhunës seksuale në konflikte. Ky instalacion jo vetëm që simbolizon dhimbjen dhe vuajtjen e tyre, por edhe forcën dhe kurajën e jashtëzakonshme që ato kanë treguar.

Ndër të pranishmet ishin edhe Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri, dy prej të mbijetuarave të dhunës seksuale. Prezenca e tyre u bë zëri i shumë viktimave që kërkojnë drejtësi pa pushim për krimet e kryera ndaj tyre nga shteti serb. Vasfije dhe Shyhrete, me historitë dhe përvojat e tyre të trishta, na kujtojnë se drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve është detyrë e përhershme e njerëzimit.

Ky event në Hagë, Qyteti Ndërkombëtar i Paqes dhe Drejtësisë, është një thirrje e fuqishme për drejtësi dhe një përpjekje për të mos lejuar që zërat e të mbijetuarave të heshten./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending