Connect with us

Ambienti

Skandaloze: Deponia ilegale e mbeturinave e shëmton autostradën Prishtinë-Podujevë (VIDEO)

Published

on

Që nga viti 2020 në Prishtinë janë regjistruar rreth 313 deponi ilegale.

Në fshati Lebanë, te hyrje-dalja e autostradës Prishtinë-Shkup-Tiranë ka vite që është krijuar një deponi e madhe e mbeturinave e cila nga autoritetet e Komunës së Prishtinës vazhdon të mos trajtohet në mënyrën e duhur.

Disa herë kjo deponi ishte pastruar nga mbeturinat e vëllimshme, mirëpo ajo vazhdon të ‘vloj’ çdo ditë nga bërlloku si pasojë e hudhjes së gjësendeve nga banorët e pandërgjegjshëm ndaj ruajtjes së ambientit.

Sipas një raporti të publikuar në vitin 2021 nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (AMMK), në nivel të Kosovës, në 38 komuna janë regjistruar gjithsej 1490 deponi ilegale të madhësive të ndryshme, ndërsa dominojnë kategoria e deponive të mëdha prej 43%.

Deponitë ilegale kryesisht dominohen nga mbeturinat e përziera (45%), pasuar nga ato të ndërtimdemolimit dhe ato komunale. Numri më i madh i deponive ilegale është regjistruar në rajonin e Gjilanit përkatësisht 325 deponi ilegale, kurse më së paku deponi ilegale janë regjistruar në rajonin e Gjakovës, përkatësisht 60 prej tyre./Media Ndërtimi.

 

 

Ambienti

Temperaturat e larta, thahet një liqen në Zvicër

Published

on

Në të gjithë Evropën, thatësira ekstreme po çon në nivele të ulëta të ujit, transmeton albinfo.ch.

Liqeni Lac des Brenets në kufirin zvicerano-francez tashmë është zhdukur plotësisht.

Liqeni në kufirin zvicerano-francez ishte degjeneruar tashmë në një rrjedhë të vogël në fillim të gushtit.

Transporti në liqen qe ndaluar që në korrik për shkak të nivelit të ulët të ujit.

Sipas matjeve të Zyrës Federale për Mjedisin, niveli i liqenit ka rënë në masë jashtëzakonisht të madhe shtatë herë, vetëm në vitet e fundit. Edhe në shtator të vitit 2018, ai tashmë ishte tharë plotësisht.

Liqeni kufitar midis Zvicrës dhe Francës ndodhet në Jura, në luginën e lumit Doubs, transmeton albinfo.ch. Në rrethana normale, ai ka një thellësi maksimale prej 26 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 0.8 kilometrash katrorë./ Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Tregu i gjelbër në Zonën Industriale shndërrohet në vatër mbeturinash

Published

on

Tregu i i gjelbër i cili gjendet në Zonën Industriale në Prishtinë krahas shërbimit si pikë kryesore për ushtrimin e veprimtarisë së tregtarëve dhe shitësve, është shndërruar tashmë edhe në vatër mbeturinash.

Mbetje frutash e perimesh, kuti dhe qese të stërmbushura e pjesë-pjesë edhe të shqyera nga mbeturinat kanë zënë vend vetëm pak metra larg tendave të tregtarëve.

Këta tregojnë se tash e sa kohë sfidë e përditshme për ta mbetet pastrimi i këtyre hapësirave, pasi që një gjë të tillë u duhet ta bëjnë vet, shkruan Kallxo.com.

Sipas Driton Vitija, sekretar i shoqatës “Bashkimi tregu me shumicë nga pemë perimet”, kjo gjendje në këtë treg është bërë për shkak se AKP-ja ka larguar punëtorë të pastrimit nga puna.

“AKP-ja ka larguar punëtorë të pastrimit nga puna, tash shkaqet e tyre ne nuk i dimë dhe tash mbeturinat si tregtarë jemi të obliguuar sipas kontratës që e kemi me AKP-në që t’i largojmë prej tregut dhe t’i dërgojmë ku është edhe deponia e bërllokut ku vjen kompania e pastrimit për t’i marrë ato”.. shpjegon Vitija i cili thotë se shpresat për zgjidhje i kanë varur te komuna e Prishtinës.

“Kemi marrëveshje me AKP-në deri në muajin shtator, do të thotë që i kemi kontrata me të valide, ndërsa prej muajit shtator ne do t’i ndërpresim kontratat dhe shpresojmë që komuna ta marrë ta menaxhojë tregun ashtu siç i ka hije komunës së Prishtinës ta menaxhojë tregun me shumicë ku e gjithë Kosova dhe rajoni vijnë furnizohen këtu. Të ketë një pastërti, një rregull dhe kushte më të mira për treg” – ka thënë Vitija.

Kallxo.com ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ku ka kontaktuar zëdhëndësin e kësaj agjencie Ylli Kaloshi.Mirëpo, ai ka thënë se për këtë çështje ka dërguar pyetje në zyrën e AKP-së në Prishtinë“E kam dërguar kërkesën për të marrë informata për këtë tek zyra e AKP-së për Priushtinë, normalisht aty ku duhet… Kur të marrë përgjigje do t’ua dërgoj edhe juve” ka thënë Kaloshi./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Ambienti

Inspekcioni largon reklamat e bizneseve private të vendosura në hapësira publike

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës po vazhdon largimin e reklamave të vendosura vend e pavend kudo në hapësira publike të kryeqytetit dhe pa leje të organeve kompetente komunale.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në gjithë Komuna e Prishtinës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending