Aktuale
Sipas BB-së, 88% e sektorit privat në Kosovë është goditur gjatë kohës së pandemisë
Published
4 years agoon
Banka Botërore ka theksuar se goditjen më të madhe gjatë pandemisë në Kosovë, e kanë marrë punëmarrësit e sektorit privat me 88 për qind, të cilët pavarësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore, bizneset e të gjitha ekonomive po pësojnë humbje, çka rrezikon operacionet dhe aftësinë e tyre paguese.
Në raportin Tregjet e Punës të Ballkanit Perëndimor nën krizën COVID-19, të publikuar nga Banka Botërorë, theksohet se kufizimet mbi lëvizjen dhe mbajtja e distancës sociale kanë cenuar ofertën dhe kërkesën e krahut të punës, transportin dhe udhëtimet në mënyrë të paprecedentë.
Raporti kujton se janë mbyllur sektorë të tërë të ekonomive kombëtare: hoteleri-restorantet, tregtia jo e domosdoshme me pakicë, turizmi, transporti dhe një pjesë e mirë e prodhimit dhe pavarësisht nga paketat e mbështetjes shtetërore, bizneset e të gjitha ekonomive po pësojnë humbje, çka rrezikon operacionet dhe aftësinë e tyre paguese. Më të prekura sipas BB-së, janë firmat e vogla dhe të mesme, si edhe bizneset joformale.
BB thekson se në fund të vitit, Kosova kishte rritjen më të madhe të numrit të personave të punësuar: 6,7 për qind në normë vjetore.
BB thotë se në dy vitet e fundit në Kosovë dhe në Malin e Zi, pagat janë rritur me mbi 2 për qind. Megjithëse Kosova është vendi me rritjen më të madhe të punësimit, ka ende një sasi të madhe fuqie punëtore të pashfrytëzuar ende.
Në vitin 2019 norma e papunësisë ra në 13,4 për qind, 2,3 pikë përqindjeje më pak se në 2018, ku në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut ra me 3,5 pikë përqindjeje. Por, kur filloi kriza, thuajse një e dyta e popullatës së rajonit në moshë pune qe jo aktive. Në Kosovë, pasiviteti qe rritur madje përpara krizës; 70 për qind të kosovarëve kriza i gjeti pa punë. Megjithëse Kosova është ende shumë mbrapa, sukseset e para e kanë rritur shkallën e pjesëmarrjes së femrave në mbi 22 për qind të grave në moshë pune.
Derisa përmend të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimore, në raport thuhet se shoqëritë tregtare kanë kaluar me shpejtësi drejt masave mbrojtëse: kanë ndryshuar orarin e punës, kanë bërë shkurtime të përkohshme të orëve të punës, kanë detyruar punonjësit të marrin lejen vjetore, leje pa të drejtë rroge dhe ka pasur edhe shkurtime të vendeve të punës për të përballuar rënien e operacioneve apo madje edhe mbylljen e detyruar.
Kurse, sa i përket Kosovës, BB përmend firmat që kanë regjistruar një numër shumë më e lartë punonjësish si rishtazi të papunë, çka tregon se mbështetja për punësim e cila u është dhënë punonjësve të sektorit formal në kuadër të paketës fiskale të qeverisë për situatën e jashtëzakonshme ka kontribuar në formalizmin e punëmarrësve.
Banka Botërore thotë se një shoqatë biznesi në Kosovë konstatoi se 84 për qind e firmave të anketuara ose qenë mbyllur plotësisht, ose punonin me kapacitet të reduktuar ose me orare të reduktuar pune, dhe rreth 29 për qind e kishin ulur numrin e punonjësve.
Në Kosovë, hendeku gjinor i cili ekzistonte më parë, sipas BB-së, tregon se vetëm 13 për qind e punonjësve të prekur do të jenë femra.
Do të jetë e rëndësishme të sigurohet që pabarazitë gjinore të mos zgjerohen gjatë dhe pas pandemisë dhe që arritjet 2 sa i takon akumulimit të kapitalit njerëzor, fuqizimit ekonomik dhe dëgjimit të zërit dhe forcës për femrat, të akumuluara me aq mundim gjatë dekadave të fundit, të mos kthehen pas. Tri të katërtat e punonjësve që mund të preken janë të grup-moshës 30-64 vjeç. Nuk është për t’u habitur që goditjen më të madhe e kanë marrë punëmarrësit e sektorit privat (88 për qind). Vetëm në Kosovë, do të ketë më shumë punonjës të përkohshëm të cilët do ta humbin punën në krahasim me ata që janë në marrëdhënie definitive pune, por kjo ndodh për shkak të strukturës së tregut të punës përpara krizës. Një e dyta e punonjësve të prekur do të jenë në shoqëri të vogla (deri në 10 punonjës)
Kundërpërgjigjet e menjëhershme të politikave duhet të sigurojnë masa lehtësuese për punonjësit dhe për ndërmarrjet për të mbrojtur mjetet e jetesës dhe bizneset me rentabilitet ekonomik, sidomos në sektorët e goditur më rëndë, duke hedhur kështu themelet për kushtet për një rimëkëmbje të menjëhershme e të pasur me vende pune me t’u vënë nën kontroll pandemia. Burimet publike duhet të përdoren së pari për të siguruar lehtësim të përkohshëm dhe të synuar për sektorët e prekur më rëndë. Përvoja e ngadalësimeve të mëparshme ekonomike ka treguar se subvencionet e pagave mund të ndihmojnë në ruajtjen e vendeve të punës. Vlerësimet negative të subvencioneve për pagat zakonisht kanë të bëjnë me programe që synojnë personat në pozita të pafavorshme ose nxisin krijimin e vendeve të reja të punës në kohëra ekonomike “normale”. Por, që programet e subvencioneve të arrijnë shpejtësinë e duhur mund të dojë kohë. Komunikimi efektiv, dialogu social dhe angazhimet e qarta nga qeveria kanë rëndësi kritike për kufizimin e humbjes së vendeve të punës gjatë krizës.
Megjithëse pasojat e krizës janë ende duke u shpalosur, mund të shihen që tani disa shenja të ndrojtura lehtësimi në disa vende. Është mirë që autoritetet të mos e largojnë vëmendjen nga sfida të tilla afatgjata si mungesat akute të fuqisë punëtore dhe aftësive dhe produktiviteti i ulët. Vlen të shihen mundësitë e transferimit të operacioneve të bizneseve në vende më të afërta, kalimit me kontratë të shërbimeve te të tretë dhe digjitalizimit. Në periudhën afatgjatë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të rrisin edhe investimet në aftësi dhe të zgjerojnë mundësitë për zhvillim të aftësive. Për ta ulur rrezikun e automatizimit dhe për ta përmirësuar cilësinë e vendeve të punës, rajoni duhet të rritë investimet në aftësitë themelore dhe në aftësi moderne “të ekonomisë së re”, të tilla si aftësitë në TIK, aftësia për të zgjidhur probleme, kreativiteti, komunikimi dhe aftësia në marrëdhënie me njerëzit, të cilat do t’u japin mundësi punonjësve të tanishëm dhe të ardhshëm të përshtaten me tregjet e punës të cilat janë duke pësuar ndryshime të vrullshme.
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login