Connect with us

Aktuale

Si të shpëtohet Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve nga influenca politike

Published

on

Është një lajm tejet pozitiv Vendimi i qeverisë për nisjen e procedurave ligjore, për formimin e Odave përkatëse, ka shkruar në rrjetët sociale inxhinieri Feti Selmani.

“Tani, uroj, që këto Oda, të mos “kapen” nga individë, më tepër të interesuar për ringritjen apo vazhdimin e monopoleve të trashëguara në fushat respektive, se sa për qëllimin fisnik për të cilin do të krijoheshin – ai i avancimit të profesioneve respektive, dhe mbrojtjes së interesit publik.”, ka thënë ai.

Një gjë tjetër duhet ta bëjë Ministri i ri: urgjentisht ta dërgon në “mjekim” Ligjin e Ndërtimit, ngase është burim i disa nga të këqijat që ka pllakosur shoqërinë tonë.

Shumica e profesionistëve, kanë krijuar Odat respektive – por jo Arkitektët dhe Inxhinierët.

Qeveria e Kosovës, në 2013-tën filloi procesin e liçencimit të arkitektëve dhe inxhinierëve, por ishte ajo vet që e zhagiste këtë proces, pa marrë parasysh punën e palodhshme, dhe pro-bono të profesionistëve të implikuar (dhe të ngarkuar nga vet qeveria!) në ndërtimin e legjislacionit adekuat. Dy herë u caktua edhe data dhe ora e mbajtjes së Provimit profesional – dy herë u pezullua nga atëbotë ministrat Gashi dhe Agani.

Profesioni i ndërtimit u la në duartë e atyre që kanë pak ose aspak lidhje me të. Bile, me shumë siguri mund të thuhet, që pengimi i liçencimit të ketë qenë i ushqyer nga vet profesionistët brenda institucioneve (ministrive, komunave), të cilët, atëherë, dhe tani vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre, bashkë me satelitët në sektorin privat – në konflikt direkt interesi dhe shkelje ligji.

Shikoni, se ç’i kanë bërë Prevallës. Apo Brezovicës. Një mori minihidrocentralesh, të realizuara në kundërshtim me direktivat e BE-së.

Pothuajse gjithkund ku paraqitej mundësia për të vjelur para publike, janë dhënë liçenca – mundësisht njerëzve të afërt me oligarkinë e pushtetit. Është rrezik të flasësh për këtë, por duhet të flitet. Armata të tëra të Komisioneve (kryesisht të lidhura me UP-në!!), agjencioneve “të pavarura” dhe bordeve të ndryshme, janë vënë në shërbim të “mjeljes” së parasë publike – gjatë këtyre dy dekadave të fundit.

Detyrë parësore e qeverisë “në ardhje”, nëse vërtetë e kanë ndërmend të forcojnë shtetin tonë – duhet të jetë prishja e këtij kori djallëzor të demolimit të interesit publik!/Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Kosova përmes AKB-së prezantohet në Panairin e tekstilit në Stamboll

Published

on

Një delegacion i bizneseve nga Kosova i prirë nga Agim Shahini Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve po marrin pjesë në Panairin më të madh të tekstilit në Turqi që po mbahet ne Stamboll.

Bëhet e  ditur se në ketë panair po marrin pjesë 750 kompani nga 70 shtete të ndryshme të botës ku edhe Kosova po prezantohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB.Shahini tha se Kosova është me fat që ka miq nga mbarë bota e në veçanti Turqia është një investitor shumë i madh.

“Një delegacion i bizneseve nga Kosova i prirë nga z. Agim Shahini Kryetari i AKB-së po marrin pjesë në Panairin më të madh të tekstilit në Turqi që po mbahet ne Stamboll. Në ketë panairi po marrin pjesë 750 kompani nga 70 shtete tê ndryshme të botës ku edhe Kosova po prezantohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB. Kryetari Shahini tha se Kosova është me fat që ka miq nga mbarë bota e në veçanti Turqia është një investitor shumë i madh në Kosovë si në sektorët financiar, energjisë ,infrastrukturës, ndërtimit dhe tregtar, ku bilanci tregtar arrin vlerën mbi 800 milionë euro për vitin 2023. Ju ftoj të vini në Kosovë si vendi me i mirë  dhe potencial për investitorët në Ballkan”, njofton AKB-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ministria e Ekonomisë dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë Marrëveshjen për realizimin e Projektit “Qyteti i Mençur”

Published

on

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetari Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë nënshkruar Marrëveshjen e mirëkuptimit, për realizimin e Projektit “Pilotimi i konceptit të Smart City (Neutral Host)”, në Komunën e Gjilanit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetari Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë nënshkruar Marrëveshjen e mirëkuptimit, për realizimin e Projektit “Pilotimi i konceptit të Smart City (Neutral Host)”, në Komunën e Gjilanit.

Projekti “Pilotimi i konceptit të “Smart City (Neutral Host)” do të jetë bashkëfinancim i Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Gjilanit dhe ka vlerën financiare 550,000,00 euro.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se duke adoptuar teknologji të reja të bazuara në Internet of Things (IoT), po mundësojnë zgjidhje të ndryshme për shfrytëzimin efiçient të energjisë elektrike, sistemin digjital për menaxhimin e trafikut, mbeturinave dhe ofrimin e shërbimeve digjitale komunale.

“Suksesi i këtij projekti do të shërbejë si model për komunat e tjera në Kosovë, për të ofruar zgjidhje të mençura për qytetarët e tyre përmes teknologjive të avancuara”, ka thënë Rizvanolli.

Projekti i “Qytetit të Mençur” i mundëson komunës që të menaxhojë më mirë resurset dhe të ofrojë shërbime më të mira, duke u bazuar në të dhënat të cilat vijnë nga senzorët e ndryshëm dhe në përfundimet që vijnë nga interpretimi i tyre.

Teknologjia e “Qytetit të Mençur” është një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë që komunat të ofrojnë shërbime të qëndrueshme dhe të nevojshme për të përcjellë në mënyrë efektive zhvillimin urban, por edhe atë rural.

Po ashtu, teknologjitë ekzistuese me mundësi të zgjeruara, sigurojnë një infrastrukturë të mençur të menaxhimit të sensorëve dhe kontrollit të tyre, e cila lejon qytetet të mbledhin dhe analizojnë të dhënat nga shumë pajisje të lidhura në një mënyrë të efektshme, në mënyrë që autoritetet të marrin vendime të duhura rreth shërbimeve që duhet të ofrojnë.

Continue Reading

Aktuale

Para disa vite punonte në ndërtim, ai mori ftesën nga Kroacia! Kush është sulmuesi që do sfidojë Shqipërinë në Euro 2024?

Published

on

Marco Pasalic është zgjuar nga ëndrra dhe po jeton realitetin. Sulmuesi anësor i Rijekas ka marrë ftesën për të qenë pjesë e Kroacisë në Europianin 2024 që zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik në Gjermani.

Historia e 23-vjeçarit është e denjë për një film, ku në fund mundi dhe djersa triumfojnë përballë sfidave të jetës. I lindur në Karlsruhe (Gjermani), Pasalic u rrit mes jetesës së vështirë dhe dëshirës për futbollin.

I riu, me mbarimin e shkollës së mesme nuk kishte dëshirë të vijonte universitetin, paçka se i ati e këshilloi të ndiqte shkollën. Në të tilla kushte, në moshën 17-vjeçare ai u detyrua të punonte në ndërtim dhe këtë e ka treguar vetë sulmuesi.

“Kam filluar në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit, më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punojë në ndërtim. Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë”, tha ai.

Më pas 23-vjeçari ka treguar edhe vështirësitë e punës.

“Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër si dhe verës kur jashtë ishte 35 gradë. Pas gjashtë apo shtatë muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi. Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë. Nuk kam kryqëzuar kurrë rrugët me ndërtimtarinë. Po të isha tani në Gjermani dhe vëllai im të kishte nevojë për ndihmë, do ta ndihmoja”, tha Pasalic.

Nga të rinjtë e Karlstruhes, ai kaloi në ekipin e dytë të Stuttgart dhe më pas te Dortmund 2, para se në verën e 2023 të kalonte te Rijeka në Kroaci. Në Grupin B të Euro 2024 Kroacia ka përballë Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending