Arkitekturë
Si qiramarrësit po riformulojnë industrinë e moblijeve të shtëpive!
Published
4 years agoon
Ju ka ndodhur ta ndjeni veten pronarë të një shtëpie me qira, pasi keni parë në rrjetet tuaja shtëpi të mobiluara në mënyrat më të ndryshme? Ndonëse dikur ishin rrobat ato që përcaktonin stilin tonë, por sot janë shtëpitë, të cilat po bëhen gjithmonë e më shumë ajo çfarë ne pëlqejmë të ekspozojmë. Kërkoni me hashtagun #interiordesign në Instagram dhe do t’ju dalin gati 90 milionë postime, me dhoma të kuruara në mënyrë të përsosur. Sfera private e shtëpisë tonë, që dikur ndahej vetëm me më të afërmit, sot është bërë publike.
“Të gjithë po shqetësohen më shumë sesi duken shtëpitë e tyre. Ne kemi parë mobilje që nuk kushtojnë shumë por janë elegante dhe trendi”, thotë Alessandra Wood, një historiane e dizajnit dhe nënkryetare e kompanisë Modsy.
Edhe pse Instagrami të jep një frymëzim të ri për mobilimin e shtëpive, shumë pak prej nesh jetojnë në shtëpi që i kanë në zotërim, pra pronarë të saj. Rritja e çmimeve të shtëpive, ka çuar që shumica e njerëzve në Europë dhe SHBA të jetojnë me qira. Vetëm 37% të amerikanëve të moshës 24-35 vjeç zotërojnë shtëpinë e tyre, krahasuar me 43% në 2005. Në Mbretërinë e Bashkuar kjo është edhe më e ulët, me vetëm 34% të njerëzve të së njëjtës grupmoshë zotërojnë pronë, krahasuar me 55% në 1996.
Është e qartë që shtëpitë antike po merren me qira më shumë, megjithatë dëshira për ta mobiluar vetë shtëpinë është po prapë e madhe. Nëse dikur ishte perfekte të merrje një shtëpi me dhomë ndenjejë që ishte e madhe dhe kishte dritën e duhur, sot kjo nuk është më shije e të rinjve. Të rinjtë, gjithnjë e më shumë po gjejnë zgjidhje më të përkohshme, për ta bërë shtëpinë me qira, të përshtatshme me stilin e tyre.
Stili i zhvendosshëm dhe lulet me qira
“Shtëpia është shtëpi, pavarësisht nëse jeton me qira” thotë qiramarrësi Chelsey Brown, 27 vjeç, i cili banon në New York.
“Shumë njerëz nuk kanë dëshirë të krijojnë hapësirat e tyre për shkak të kufizimeve të qirasë, por unë nuk lejoj asnjë qiradhënës të më kufizojë në atë që mundem ose nuk mund të bëj. Për shembull, unë gjithmonë kam kërkuar mur druri në shtëpinë time dhe kështu kam kuptuar një mënyrë për të instaluar atë përkohësisht. Për më tepër, gjithmonë kam ëndërruar të kem një kuzhinë të bardhë mermeri dhe e kam arritur duke përdorur produkte që hiqen”.
Për disa qiramarrës të rinj, personalizimi i një shtëpie është akoma një hap jo i sigurt. Por tre vitet e fundit, dhe shitësit me pakicë të tregut masiv si Zara, ASOS dhe H&M kanë filluar të shesin artikuj të vegjël si vazo, jastekë dhe qirinj që janë të thjeshtë për t’u përfshirë në një hapësirë të mobiluar tashmë. Brown aktualisht është duke punuar në një gamë të produkteve të lëvizshme për qiramarrësit.
“Deri në vitet e fundit, marrja me qira ka qenë vetëm një hap në proces, por tani është fillimi dhe mbarimi i lojës për shumë njerëz,” shpjegon ajo.
“Unë dua t’u tregoj njerëzve që ju mund të krijoni hapësirën tuaj të ëndrrave në një shtëpi me qira.”
Disa biznese tani ofrojnë edhe kompletimin e shtëpive me mobilje për muaj, dhe kjo u jep pronarëve mundësinë për të tërhequr qiramarrësit për të marrë pronat e tyre duke u ofruar mundësinë për të rregulluar si duan hapësirën e tyre të përkohshme.
“Kompanitë e qirave janë rilindur si alternativa elegante për blerjen e mobiljeve për një hapësirë të përkohshme. Këto kompani synojnë ata që nuk guxojnë të bëjnë ndryshime”, shpjegon Wood.
Fashion Furniture Rental, me seli në Kaliforni është një biznes që ofron mobilje dhe elektro-shtëpiake me qira. Edhe pse kompania ka ndihmuar tradicionalisht në veshjen e projekteve të akomodimit për studentët dhe ushtarët, ajo ka gjithnjë e më shumë interes nga qiramarrësit e rinj.
“Ne po shohim që njerëzit kërkojnë përvoja të reja dhe një nga këto është edhe marrja me qira e mobiljeve. Kështu mobiljet mund t’i kthehen kompanisë sapo qiramarrësi do një përvojë tjetër të re”, thotë Abra Landau, një menaxhere marketingu në kompaninë Fashion Furniture Rental.
Ndërsa tregu i tyre zhvendoset drejt qiramarrësve më të përqendruar në stil, kompanitë që ofrojnë artikuj me qira janë të prirura të përshtatin modelin dhe artikujt e tyre në ofertë, në përputhje me rrethanat.
“Njerëzit duan gjëra që i bëjnë të ndjehen mirë, pa pasur nevojë të paguajnë shumë për të”, thotë Rhiannon Smith, zëdhënës i kompanisë qiradhënëse të bimëve, The Plant Library.
Rreziqet e investimit
Marrja me qira e mobiljeve të shtëpisë tuaj mund të duket e kushtueshme, kur do ta personalizosh atë, por gjithnjë e më shumë është një zgjidhje për qiramarrësit e rinj me stil, të ndërgjegjshëm që nuk shohin vlerën e investimit në pjesë të përhershme për një pronë me qira.
“Sapo të keni paguar kaparin dhe qiranë, nuk ju mbesin shumë para për të blerë mobilje”, thotë Medina Grillo, qiramarrëse 31-vjeçare nga Britania e Madhe.
“Shumë mobilje në shtëpinë time të parë me qira ishin të lira, të blera në eBay. Marrja me qira e mobiljeve më ka shpëtuar.”
Grillo ka arritur të mobilojë shtëpinë e saj me qira sikur e donte, plot ngjyra, dhe fotot i ka ndarë në rrjete sociale. Ajo thotë se sfida më e madhe e mobilimit kur ke shtëpinë me qira, është bërja e diçkaje që mund t’ju humbasë kaparin.
Grillo përjetoi dobësitë e investimit të kohës dhe parave në një pronë, duke rënë viktimë e natyrës së pasigurt të tregut me qira, kur pronari i saj vendosi ta shiste shtëpinë e saj të mëparshme.
“Ne kishim jetuar atje për gati tre vjet dhe kishim krijuar kaq shumë kujtime të lumtura. Duhet të lëviznim ishte vërtet stresuese, sidomos për fëmijët”.
Në përpjekje për të gjetur qëndrueshmëri, qiramarrësit e vjetër po krijojnë një ndjenjë të shtëpisë në mënyrë gjithnjë e më krijuese. Shumë prej tyre nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis për rehati dhe ndjeshmëri estetike, edhe pse qëndrimi aty do të jetë i përkohshëm.
“Ne po jetojmë në një kohë kur bota e jashtme është e frikshme dhe duket se do të bëhet më e frikshme brenda javës. Shtëpia jonë është vend i shenjtë, hapësira jonë private na mbron nga bota e jashtme, dhe mund të garantojë këtë lloj sigurie psikologjike”, thotë Wood.
You may like
-
Pal Lekaj reagon ndaj deklaratave të Durmishti për dosjen ku dyshohet të ketë abuzime
-
Struktura e shtëpisë Shehzade në Prizren
-
Druri si mjet për dizajnimin e banjove
-
A po zbehen kompetencat e AKP-së në asetet shoqërore, Ekzekutivi sjell projektligj me kritere të reja për të drejtën banesore
-
Iluzioni optik që e bën kafenenë të duket sikur film vizatimor (FOTO)
-
Një kuzhinë moderne me zbukurime nga bakri dhe çeliku
Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.
“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.
Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.
Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.
Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.
Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.
Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.
Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi
Arkitekturë
Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë
Published
5 months agoon
June 19, 2024Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.
Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.
“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.
Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.
Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.
I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi
Arkitekturë
Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut
Published
6 months agoon
May 28, 2024Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.
Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.
Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login