Aktuale
Si funksionon ‘mafia e ndërtimit’ nëpërmjet mekanizmave shtetërorë?, sipas arkitektit Visar Geci
Published
2 years agoon
Arkitekti Visar Geci ka reaguar në lidhje me pengimin e projektit të ndërtimit të lagjes Area 34.
Ideatori i kasollave që planifikohen të ndërtohen buzë liqenit të Batllavës ka prezantuar disa të dhëna, ku sipas tij, analizon se si funksion ‘mafia e ndërtimit’ brenda mekanizmave shtetëror.
Ky është postimi i arkitektit Geci, në rrjetin social Facebook.
“Nëse nuk e keni dit’ njanën prej menyrave qysh funkcionon mafia e ndërtimit, na lejoni të ja u sqarojmë duke u referuar në fakte!
Naim, a mujte me ba naj sy gjum?… mirë boll…
Fëllimisht te potencoj edhe njëhere që na ASNIHERE, dmth 👉KURR HIC👈 nuk kena apliku për ndonjë leje apo kushte ndertimore në Komunen e Podujeves!
Sepse Komuna nuk osht kompetente për ato zona!
Kompetent është MMPHI respektivisht për zonat e mbrojtuna sanitare përgjegjëse asht ARPL (Autoriteti Rajonal i Pelgjeve Lumore).
Na I KENA MARR kushtet ujore POZITIV nga ARPL e poashtu e kena marr edhe MENDIMIN PROFESIONAL POZITIV nga ARPL!
Kurse nga Mjedisi (E njejta ministri por zyrja 1 kat ma posht) na ka REFUZU me arsyetimin që kinse nuk po shifet fletpagesa mirë edhe plus u referu në emailin e Leutrim Krasniqit (Drejtor i urbanizmit ne Komunen e Podujeves) ku ky i fundit jep informacion te rrejshëm kinse në zonat pyjore nuk lejohet ndertimi dhe se së pari duhet me u pais me kushte ndertimore në Komunen e Podujevës e pastaj me Pëlqim Mjedisor.
E që sipas ligjit për me u pais me Kushte Ndertimore për parcelen ku na e kemi, së pari duhet Mendimi Profesional dhe Kushtet Ujore nga ARPL; Pëlqimi Mjedisor nga Ministria e Mjedisit, e pastaj me shku në Komunë me apliku për kushte ndërtimore!
Mes tjerash, Agjencioni Pyjore i Kosoves – APK menagjon me pyjet e Kosoves, dhe ne kena marr mendim profesional nga APK ku thuhet se LEJOHET ndertimi sipas ligjit në parcelën ku na pretendojmë me i montu villat!
Naim Alidema shpërfill MENDIMIN PEOFESIONAL dhe KUSHTET UJORE të leshuara nga ARPL dhe shpërfill poashtu MENDIMIN PROFESIONAL të lëshuar nga APK, të referuara në predispozita ligjore; dhe merr për bazë me REFUZU pëlqimin mjedisor nga një email pa ASNJË predispozitë ligjore por me informacione të fallsifikuara!
Naim Alidema ka ba vepër penale që ka pranu mu ndiku! Ka ba veper penale që ka pranu me u referu në informacione të rrejshme dhe prej personave jokompetent për këtë qeshtje! Njejt qysh ka ba vepër penale Leutrim Krasniqi per ushtrim ndikimi dhe informacion te fallsifikuar!
Mos të harrojme që sipas HARTËS ZONALE të Komunës së Podujevës shkrun kjart që ne zonat pyjore lejohet montimi i kasollave sipas kushteve!
Pas REFUZIMIT të par’ të Pëlqimit Mjedisor’ na kena RIAPLIKU serish, dhe ja kemi bashkangjit dokumentacionit nenin e HZK ku shkrun kjart që lejohet montimi i kasollave!
Ja kena bashkangjit edhe mendimin profesional nga APK që menagjon’ me pyjet e Kosovës ku ceket që LEJOHET montimi i kasollave!
Ja kemi bashkangjit Kushtet Ujore nga ARPL ku SAKT ceket në cilën zone jemi edhe për cilën zonë lëshohen kushtet ujore! (Shiqo foto C1)
Eh, Naim Alidema prap na ka REFUZU kërkesën për Pëlqim Mjedisor me të njejtin arsyetim si herën e parë (emaili i Leutrimit) PLUS ka RREJT kinse ARPL po thot që ne jemi në zonën e dytë e jo në zonën e 3-të! (Shiqo foto A1, A2, A3)
EDHEPSE e ka pas’ dokumentin nga ARPL ku shkrun që ne jemi në zonën e 3-të! (Shiqo foto C1)
Jom detyru me i shkru ARPL-së email zyrtar’ me i pyt a mos i kan’ than’ Naim Alidemës që na jena n’zonën e 2-të?! (Shiqo foto B1, B2)
Lexojeni në postim cka thot ARPL!!! (Shiqo foto B3)
Me leshu dokument zyrtar’ me RRENA tu fallsifiku, me vule të MMPHI, me nenshkrim, të protokolum… kjo asht KRIM!!!
Nëse ligjvënësit nuk e tregojn’ autoritetin e vet, ky vend shkon për lesh!
Une personalisht mendoj që kjo është MAFIA E NDERTIMIT!!!
KOORDINIMI I MIMPHI DHE KOMUNES SË PODUJEVES N’KRIME NDËRTIMORE!
E neve na shet kopalla Leutrim Krasniqi kinse po e mbron natyrën e ksajde e ka mush Batllavën me ndërtime ilegale!.”, ka shkruar arkitekti Geci. /Media Ndërtimi.
You may like
-
“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh
-
Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme
-
Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri
-
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
-
Një autostradë dixhitale do të ndërtohet mes Tokës dhe Hënës
-
Develon prezanton ekskavatorin tunelues DX235RTF-7
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi