Connect with us

Aktuale

Si u tjetërsua prona shoqërore milionëshe e ish-RTP-së në Vetërnik?

Published

on

Lekë Prenaj, ish- gjykatës në Gjykatën e Prishtinës, Hilmi Kastrati, Kryetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinësm dhe Shpëtim Pllana dhe Shkumbin Qehaja, dolën të mërkurën para Gjykatës së Apelit lidhur me dënimin e Gjykatës së Ferizajt për akuzat e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme.

Ish – gjyqtari Lekë Prenaj dhe ish-kryetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës – Halim Kastrati u dënuan për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata e Ferizajt.

Kurse të akuzuarit Shpëtim Pllana, Shkumbin Qehaja si dhe Hailm Krastrati u dënuan për legalizim të përmbajtjes së rreme.

Ky rast ka të bëjë me tjetërsimin e pronës shoqërore në vlerë miliona euro në pronësi të ish Radio Televizionit të Prishtinës.

Sipas aktakuzës, Hilmi Kastrati si person zyrtar, kryetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës, në periudhën kohore 2015-2018, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat e tij.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Kastrati më 24 maj 2018 e ka përpiluar përgjigjen në padi me nr.C.Nr.3159/17 për Vërtetimin e të Drejtës së Pronësisë mbi ngastrën kadastrale 1781-2 në sipërfaqe prej 7768 metër katror në Lagjen Veternik, Zona Kadastrale në Prishtinë, me përmbajtje të pavërtetë, me të cilën nuk kontestohen pretendimet e paditësit Shkumbin Qehaja.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Hilmi Kastrati më 5 shtator 2018 e ka nënshkruar autorizimin me të cilin e ka autorizuar Shpëtim Pllanën, jurist nga Prishtina, që kontestin sipas padisë së lartcekur ta përfaqësoj N.Sh., Radio Televizionin e Prishtinës në Gjykatën e Prishtinës edhe pse i akuzuari Hilmi Kastrati e ka ditur se prona shoqërore e të paditurës N. Sh., Radio Televizionit të Prishtinës gjendet nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Tutje theksohet se i akuzuari Lekë Prenaj si person zyrtar, gjykatës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm në Divizionin Civil, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat zyrtare.

Sipas Prokurorisë Prenaj ka marrë vendimin gjyqësor në lidhje me pronën shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore, Radio Televizioni i Prishtinës edhe pse i akuzuari Lekë Prenaj e ka ditur se për këtë është kompetente vetëm Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, kurse për menaxhimin e këtyre pronave përgjegjëse është vetëm Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Tutje sipas aktit akuzues, i akuzuari Prenaj  në shqyrtimin  gjyqësor të datës 10 prill 2019, sipas padisë të 22 nëntorit 2017 të ushtruar nga paditësi, Shkumbin Qehaja, ka nxjerrë Aktvendim gjyqësor me të cilin është miratuar pajtimi gjyqësor mes përfaqësuesve të palëve, avokatit Shefki Syla në emër të paditësit, Shkumbin Qehaja, dhe Shpëtim Pllana në emër të paditurës N.Sh., Radio Televizioni i Prishtinës, duke vërtetuar se pronari i ngastrës së lartcekur në Lagjen Veternik,  është paditësi, Shkumbin Qehaja edhe pse të gjithë të akuzuarit e kanë ditur se Qehaja nuk e ka të drejtën e pronësisë së asaj prone.

Sipas Prokurorisë deri te ndërrimi i titullarit të pronës ka ardhur pasi që i akuzuari Qehaja e ka përpiluar një autorizim (të cilin pastaj e ka nënshkruar edhe Hilmi Kastrati), me përmbajtje të pa vërtetë sipas të cilit Bordi i Drejtorëve të RTP-së, e ka autorizuar të akuzuarin Shpëtim Pllana që të lidhë pajtim gjyqësor me të cilin Shkumbin Qehaja do të bëhej pronar i ngastrës kadastrale e cila ka qenë në emër të RTP-së.

Seanca e së mërkurës (14.06.2023) u mbajt për shqyrtimin e ankesave të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve lidhur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Këto ankesa ata i shtjelluan para kolegjit shqyrtues me kryetar Xhevdet Abazin, antarin Beqir Kadrulla dhe gjyqtarin referues Hashim Çollaku.I akuzuari Prenaj, me avokatin Besnik Berisha e kanë apeluar vendimin mbi të gjitha bazat ankimore.

Berisha në seancë e ka quajtur aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë “skandaloz”.

Kurse me ankesë i njëjti ka kërkuar që aktgjykimi i tillë të ndryshohet dhe i mbrojturi i tij Prenaj të lirohet.

Në të kundërt, ka kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim por që trupi gjykues të mos jetë me përbërje të njwjtë.

Tutje, avokati Visar Vehapi, i cili përfaqëson të akuzuarin Shkumbin Qehaja, ka bërë ankesë me bazë të njejtë  dhe ka kërkuar që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuzat.

Në seancë Vehapi tha se “shkalla e pare nuk është marrë me akuzën, ajo e ka tejkaluar aktakuzën”.

Ndërsa i akuzuari Ilmi Kastrati me mbrojtës avokatin Ibrahim Maxhuni përmes ankesës kanë kërkuar ndryshimin ose anulimin e vendimit të shkallës së parë.

Po ashtu edhe i auzuari Shpëtim Pllana me mbrojtësin Ramiz Krasniqi e parashtruan ankesën ndaj vendimit me bazë të njëjtë.

“Me aktakuza dhe aktgjykime të tilla tentohet të disiplinohet gjykata”, u shpreh Krasniqi. Ai kërkoi që Pllana të lirohet nga akuzat./Media Ndërtimi

Aktuale

Dëshmon Haradinaj në rastin e njohur si 53-milionëshi

Published

on

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të dëshmojë në rastin e njohur si 53-milionëshi, në të cilin është i akuzuar bashkëpartiaku i tij, Pal Lekaj dhe të tjerë.

Në këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri. Haradinaj, është dëshmitar i propozuar nga mbrojtja.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Ndërsa, më 9 shkurt 2022, PSRK njoftoi se lidhur me këtë rast, më ç8 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit për mosrespektim të urdhrit të ndërtimit në Lagjen Bregu i Diellit

Published

on

Inspektorati i Kryeqytetit njofton gjithë opinionin se ka zhvilluar procedurat inspektuese lidhur me rastin e publikuar nëpër disa medie dhe rrjete sociale që ndërlidhet me sanimin- rinovimin e një Pullazi – Kulmi në lagjen “Bregu I Diellit” i cili ishte i dëmtuar nga zjarri.

Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj gjendjen përkatësisht pjesët e dëmtuar nga zjarri duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshme ndërkaq për mosrespektim të urdhrit të inspektoratit të ndërtimit i njëjti me dt.18.09.2023 me procesverbal ka urdhëruar palën që kulmin të kthej në gjendjen e mëparshme dhe ka shqiptuar gjobë mandatore për shkeljet e gjetura.

Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Trending