Connect with us

Aktuale

Si e bleu Sokol Havolli shtëpinë në vlerë 210 mijë euro një vit pasi mori postin e zv/guvernatorit?

Published

on

Sokol Havolli është zëvendës Guvernator në Banken Qendrore të Kosovës. Duke mbajtur këtë pozitë, zv/guvernatori ka deklaruar pasurinë e tij tek Agjencia Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme posedon dy shtëpi, një banesë e toka bujqësore, të gjitha në vlerën mbi 706 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe një veturë në emër të bashkëshortes në vlerën 26 mijë euro. Bashkëshortja e tij është edhe bashkëpronare në një kompani private me 25% të aksioneve, në vlerën 1,500 euro, raporton Bota Sot.

Afro 8 mijë euro janë të kursyera në bankë, të deklaruara në emër të tij dhe bashkëshortes së tij.

Ndërkaq mbi 257 mijë euro janë borxhet e tij, duke i deklaruar si kredi, huazime dhe mbitërheqje.

Ai ka deklaruar se merr rrogë mujore mbi 3 mijë euro, derisa të hyrat vjetore kapin vlerën mbi 38 mijë euro. Derisa e bashkëshortes së tij, rroga mujore është mbi 1 mijë euro, që punon në një bankë në Kosovë.

Pasuria e tij në total e deklaruar arrin vlerën mbi 838 mijë euro.

Sqarimet rreth pasurisë së tij, Havolli pritet t’i sqaroj përmes një interviste në emisioni  “Kallxo Pernime”, i cili tutje do të flas edhe do të flas për letrën që guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ia ka dërguar një ambasadori të shtetit të Quint-it në të cilët ankohet se po ndodhet nën presion politik për shkarkimin e Havollit./Media Ndërtimi.

 

Aktuale

Rasti ‘Brezovica’, arrestohen 4 persona, dy të tjerë mbeten në arrati!

Published

on

Prokuroria e Ferizajt, ditën e djeshme ka njoftuar se ka bastisur gjashtë lokacione dhe ka arrestuar katër persona, ndërsa dy të tjerë mbeten në arrati pasi nuk ishin hasur në vendbanimet e tyre.

Ndër të arrestuarit është edhe Bekim Pireva i cili është ortak në një biznes në Ulqin më Idriz Thaçin, vëllain e ish Presidentit Thaçi. Kallxo.com ka kontaktuar me avokatin e Pirevës, Arben Shala, por ai ka qenë shumë i shkurtër.

“I vetmi bashkëpunim i yni me z.Idriz Thaçi është në projektin ndërtimor në Ulqin. Të dhënat e kompanisë dhe aksionarëve janë të gjitha publike dhe online”, pati deklaruar Bekim Pireva, drejtor i kompanisë “Premium Bau Ulqin”.

Bekim Pireva, gjithashtu e kishte pranuar se ka qenë aksionar edhe me qytetarë serbë, por kishte deklaruar se ato nuk janë bërë asnjëherë aktive. Ai pati deklaruar se është aksionar me 70% të aksioneve në biznesin “Energy Power” Sh.P.K. me seli në Zubin Potok, në të cilën janë aksionarë edhe Bojan Jakshiq (20% të aksioneve) dhe Millovan Simiq (10% të aksioneve).

“Jemi vetëm tre aksionarë atje në Ulqin, unë bashkë me Arben Jetullahun dhe Idriz Thaçin, që të dy i njoh në Prishtinë kohë më parë. Po, Idrizi është vëllai i Hashim Thaçit, unë kam pas edhe një kompani tjetër me disa serbë të Zupqit por nuk është më sepse nuk kemi mujtë me hapë fabrikën”, theksoi Pireva.

Emisioni KallxoPernime i titulluar ‘Veriu dhe investimet në Ulqin’, të transmetuar vitin e kaluar mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Sipas njoftimit të Prokurorisë në Ferizaj, personat e arrestuar janë me inicialet Xh. B., I. F., Xh. Sh., dhe B. P. Ata janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Nexhat Krasniqi mbetet pa pozitën e shefit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës

Published

on

Shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, MMPHI, Nexhat Krasniqi nuk mban më pozitën udhëheqëse të këtij divizioni.

Në një përgjigje të MMPHI për Kallxo.com bëhet e ditur se më datë 24 maj Ndriçim Mustafa është caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit.

“Më datë: 24.05.2022, Ndriçim Mustafa, është caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit, në kuadër të MMPHI-së, si rezultat i bashkimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të dy Divizioneve të Prokurimit, deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re për organizimin e brendshëm të MMPHI-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.

MMPHI nuk kanë treguar se cilat kanë qenë arsyet e largimit të Krasniqit dhe nëse do mbajë ndonjë pozitë tjetër brenda ministrisë ku udhëhoqi divizionin e Prokurimit.

Në emisionin “KallxoPernime” më 27 prill 2022, zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka folur për raportet e tij me tashmë ish shefin e prokurimit Nexhat Krasniqi, ku deklaroi se nuk takohet çdo ditë me të.

“Jo, nuk rri natë e ditë në zyrën time. Në zyrën ku punoj unë, çdo drejtor i departamentit, çdo shef i divizionit, çdo zyrtar që punon në ministri, e ka derën çelur sa unë jam aty. Ai (Nexhat Krasniqi), nuk vjen shpesh te unë. Ai vjen vetëm kur ka nevojë për m’u konsultu me mua. Së pari, unë përveç që jam zëvendësministër jam edhe inxhinier dhe për ashtu unë nuk duhem me bo kurrgjë e veç duhet me pritë kur të ma sjellin ndonjë dokument me e nënshkru”, deklaroi Durmishi.

Durmishi ka thënë se Krasniqi ka ardhur 2-3 muaj në punë para se të vinin në qeverisje, kjo pasi ky i fundit ka qenë i suspenduar./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Anulohet vendimi për miratim të Planit Zhvillimor Komunal të Gjilanit

Published

on

Anulimi i vendimit për miratim të Planit Zhvillimor Komunal, sipas kryetarit Alban Hyseni i hap rrugë plotësim ndryshimit të materialit bazë dhe garanton mundësi zhvillimi për Komunën e Gjilanit.

“Bartja e dy aktiviteteve, atij të mirëmbajtjes dhe sigurimit të objekteve komunale, objekteve të arsimit dhe atyre të shëndetësisë në kuadër të ndërmarrjes “Tregu” siguron shërbime me të mira për komunën dhe i jep fund një problemi shumëvjeçar për të cilin asnjëherë nuk është gjetur vullneti politik për t’u trajtuar dhe zgjidhur.

Falënderoj asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit për mbështetjen e këtyre dy propozimeve tejet të rëndësishme për Komunën dhe qytetarët.”, deklaroi kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending