Gjatë muajve të kaluar, shpërthimi i koronavirusit ka ndryshuar përditshmërit tona në mënyrë enorme.
Madje edhe kur mënyra e jetës në karantine të hiqet dhe të ndërprehen urdhërat për qëndrimin në shtëpi, shumë presin që “jetesa normale” mund të jetë ndryshe nga e zakonshmja.
Duke analizuar të dhënat e shitjeve (rezulton se të gjithë po porosisin pajisje higjenike), dhe duke e marr për bazë mënyrën se si janë zhvendosur zakonet tona të përditshme dhe rutina e pastrimit, ne po parashikojmë disa mënyra se si koronavirusi mund të ndikojë në tendencat e dekorimit të shtëpisë në muajt ose vitet që vijnë.
Kthimi në funksion i paradhomave
Gjatë kohës së pandemisë arritja tek dera e hyrjes është shndërruar në një rutinë. Ne me kujdes largojm maskat, dorëzat, zbathim këpucët dhe me nxitim marrim dezinfektuesin apo të pastrojmë direkt duart. Në të ardhmen, pavarsisht që do mund të jemi pa dorëza e maska vazhdimisht do e shohim ndryshe mjedisin tonë.
Kthimi i paradhomës së jashtme siguron vendin ideal për të hequr këpucët, varur xhaketat dhe pllakat në sanitizer para se të futeni Brenda. Dhe madje edhe për shtëpitë që nuk kanë luksin e një paradhome të vecantë, mund të ketë një përqëndrim të shtuar në krijimin e një “zone rënië” hyrëse të pastër dhe të organizuar, në mënyrë që të mund të lëmë mikrobet tona te dera.
Materialet antimikrobike
Disa materiale janë natyrisht antimiktobikë, ose kanë veti të brendshme që shkatërrojnë mikroorganizamt. Për fat të mirë, disa material të zakonshme, përfshirë bakrin e bronzing do të bëhen shumë të kërkuara në muaj në vazhdim. Këto pajisje do të ndihmojnë në shkatërrimin e mikrobeve dhe dorëzat e kabineteve të kuzhinës dhe të tjera, edhe nëse jemi duke i lagur vazhdimisht me llak dezinfektues.
Rubinet pa prekje
Kohët e fundit të gjithë kemi bërë larje të duarve më shpesh se kurrë më pare, ne po u kushtojmë vëmendje shtesë lavamanëve tanë.
Ekspertët e shitjes parashikojnë që rubinetat pa prekje, si mundësi e kohës modern mund të bëhen më të njohura pasi të gjithë përpiqemi të krijojmë një shtëpi higjenike. Nëse jeni shqetësuar ndonjëherë për të ruajtur freskin e duarve pas larjes duke mos e prekur rubinetën, kjo është një zgjidhje e duhur.
Të punosh nga shtëpia
Disa muaj më parë, një zyrë në shtëpi u konsiderua përgjithësisht si një bonus, po në botën e pasurive të patundshme post-koronavirus, kjo mund të bëhet një domosdoshmëri. Tani që urdhërat e qëndrimit në shtëpi kanë kërkuar që shumë kompani të krijojnë sisteme për punë nga distance, disa parashiojnë që “Të punosh nga shtëpia” do të mbetet dicka popullore edhe pasi të mbarojë karantina. Papritur zyra nga shtëpia që dikur ishte një luks mund të shëndrrohet në dicka të domosdoshme.
Pastruesit e ajrit
Edhe pse ende nuk ka ndonjë provë shkencore që filtrate e ajrit të grimcave me efikasitet të lartë (HEPA) mund të kapin “valë të re koronavirusi”, studimet kanë treguar që filtrimi i ajrit mund të zvogëlojë transmetimin e gripit dhe fruthit, sic vërehet nga Raportet e Konsumatorit. Për derisa presim provat shkencore, sëmundja e re e frymëmarrjes, e shoqëruar me më shumë kohë të kaluar në shtëpi, po bën që shumë prej nesh të rimendojmë cilësinë e ajrit të shtëpisë sonë.
Zëvendësimi ose azhurnimi i filtrave në njësitë HVAC në shtëpi, si dhe investimi në pastruesit e ajrit për shtëpi dhe apartment, së shpejti mund të bëhet dicka esenciale.
Dysheme me shtresë tape
Sipas analizave të fundit, dyshemeja me shtresë të tapave është e gatshme të bëjë një rikthim, pjesërisht për aryse se është antimikrobik dhe rezistent ndaj ujit, duke ndihmuar në parandalimin e mykut. Plus, zvogëlon tingullin (i cili duket vecanërisht tërheqës tani kur familjet ndaj hapësirat e shtëpisë për punë) dhe është më e rehatshme të ecim këmbëzbathur (një bonus kur të gjithë po heqim këpucët Brenda shtëpisë).
You must be logged in to post a comment Login