Connect with us

Aktuale

Si bëhet vlerësimi i pronave në Kosovë?

Published

on

Vlerësimi i pronës është një proces që bëhet nga zyra e vlerësimit brenda Ministrisë së Financave.

Ministria e Financave sipas Ligjit përdor tri metoda të vlerësimit të pronave.

“1. Departamenti i Tatimit në Pronë përdor një prej metodave të mëposhtme për vlerësimin e pronave të paluajtshme: 1.1. Metodën e krahasimit të shitblerjeve; 1.2. Metodën e të hyrave; ose 1.3. Metodën e kostos. 2. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryet kryesisht duke përdorur metodën e krahasimit të shitblerjeve” – thuhet në Neni 5 Metodat e Vlerësimit.

Pas klasifikimit të pronave, mbledhjes së të dhënave, analizës së informatave të tregut, përcaktimit të zonës së vlerës dhe niveleve të vlerës bëhet edhe llogaritja e vlerës së vlerësuar.

Sipas të dhënave që gjenden në uebsajtin e Tatimit në Pronë “formula për llogaritjen e vlerës së vlerësuar dallon pak mes objekteve dhe parcelave. Vlera e vlerësuar e një parcele llogaritet duke shumëzuar sipërfaqen e parcelës me nivelin e aplikueshëm të vlerës.”, shkruan Nacioanale.com.

“Vlera e vlerësuar e një objekti llogaritet duke shumëzuar sipërfaqen e objektit me nivelin e aplikueshëm të vlerës, koeficientin e gjendjes, dhe koeficientin e përfundimit.”

Cilat janë procedurat tjera?

Në anë tjetër, Valon Januzi – Vlerësues i licencuar nga kompania Paralel Consulting & Appraisals që merret me vlerësimin e pronave, për Nacionalen ka treguar procedurën si bëhet një vlerësim i një prone.

Ai ka treguar hapat që duhet ndjekur deri te vlerësimi i pronës.

“Vlerësimi i një prone të paluajtshme të vetme bëhet nga një vlerësues i licencuar, i cili jep një opinion të paanshëm dhe të pavarur në lidhje me vlerën e tregut të asaj prone, në një date të caktuar, përmes një deklarate me shkrim, ku janë paraqitur të gjitha informacionet thelbësore dhe analiza e tregut përkatës. Së pari bëhet inspektimi i pronës, përmes së cilit vlerësuesi konstaton gjendjen e brendshme dhe të jashtme të pronës. Pastaj vlerësuesi kryen hulumtime mbi lagjen përkatëse, zonimin, për përdorimin e mundshëm të asaj prone, analizon tregun, ofertat dhe shitblerjet e fundit të pronave të ngjashme në zonën e përafërt dhe pastaj aplikon metodologjitë e duhura të vlerësimit. Pasi të ketë përfunduar fazën e hulumtimeve dhe analizës së pronës, vlerësuesi përpilon raportin narrativ të vlerësimit.” – ka thënë ai.

Më tej, Januzi theksoi se ka pasur trend të rritjes së vlerave të patundshmërive viteve të fundit.

“Padyshim mendoj se ka pasur trend të rritjes së vlerave te patundshmërive viteve të fundit për shkak të inflacionit dhe faktorëve tjerë varësisht nga zona në zonë. Këtë mund ta vërejmë po ashtu edhe në koston e ndërtimit të një shtëpie standarde banimi. Nëse kostoja për ndërtimin e një shtëpie banimi në të kaluarën ka kushtuar rreth 250.00 – 280.00 euro për meter katror aktualisht kushton rreth 350.00 – 380.00 euro për meter katror. (Nuk llogaritet trualli në këtë çmim),”

“Natyrisht që rritja e kostos së ndërtimit ka ndikuar edhe në rritjen e vlerave të pronave siç ka ndodhur me çmimin e banesave, shtëpive etj. mirëpo në rritjen totale të vlerave të pronave kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë.” – nënvizoi ai./Media Ndërtimi.

Aktuale

62 objekte në rrugën “Agim Ramadani” dhe në afërsi të Parkut të Qytetit do të kyqen në “Termokos”

Published

on

Kanë filluar punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qendrën e qytetit, nga rruga Agim Ramadani deri tek Parku i Qytetit.

Kështu ka njoftuar nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, përmes rrjetit social Facebook.

Zogaj ka thënë se gjithsej në Ngrohtoren e qytetit do të kyqen 62 objekte, me 767 njësi banesore, me një total prej 106.145 metra katror.

Gjatë fundvitit të kaluar, punime për kyqje në ngrohtoren e qytetit ka pasur edhe në lagje tjera si në Arbëri dhe në Rrugën B./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ministri Murati thotë se zyra ligjore e ministrisë i’a ka dhënë dritën e gjelbër për faljen e 100 eurove të tatimit

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se e ka marrë edhe dritën e gjelbërt nga Zyra Ligjore e ministrisë për të ecur tutje me planin për përfshirje në ligjin e ri edhe dispozitën për zbritjen e takimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023.

Murati ka thënë se një gjë të tillë kishte deklaruar qysh para një jave.

Ky vendim për faljen e 100 eurove për vitin 2023 është marrë pas reagimeve të shumta rreth rritjes së faturave të tatimit në pronë, sidomos në kryeqytet.

Atë çfarë kam thënë unë, e ka thënë edhe Departamenti Ligjor i MFPT-së:

– që dispozitën për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023 do ta përfshijmë në ligjin e ri.

Meqenëse tashmë janë bërë disa komuna që kanë mbështetur këtë nismë, ne si ministri, qysh javën që vjen do të nisim procedurat fillimisht duke lëshuar projektligjin për konsultime të brendshme, e pastaj edhe për konsultime publike, dhe pas kësaj do ta dërgojmë për miratim në Qeveri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prishtinë fton për nënshkrimin e Kontratës Sociale

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve ka kënaqësinë të iu ftoj në ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës për Kontratën Sociale për Kryeqytetin që është zotim i përbashkët ndërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive

Nënshkrimi i Kontratës Sociale për Kryeqytetin do të realizohet të hënën më 6 shkurt nga ora 19-21:00, në Shkollën Fillore “Ismalil Qemaili” në lagjen Bregu i Diellit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending