Connect with us

Auto

Si arriti Norvegjia të bëhet njëri nga shtetet me përdorimin më të lartë të veturave elektrike?

Published

on

Nëse keni pasur kënaqësinë të vizitoni Norvegjinë në vitet e fundit, mund të jeni befasuar jo vetëm nga peizazhet e mrekullueshme të vendit, por edhe nga numri i makinave Tesla që qarkullojnë në rrugët e Oslos.

Pasi kaloi nivelin 50% të automjeteve elektrike në vitin 2020, vendi i pasur skandinav vijoi tranzicionin drejt lëvizshmërisë elektrike vitin e kaluar.

Sipas Federatës Norvegjeze Rrugore (OFV), makinat elektrike përfaqësojnë 79% të shitjeve të automjeteve të reja për pasagjerë në vitin 2022 dhe 87% nëse përfshihen edhe makinat hibride plug-in.

Për t’i vënë gjërat në perspektivë, një shikim përtej oqeanit ofron një tablo tërësisht të ndryshme – në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, makinat elektrike, duke përjashtuar ato hibride – përfaqësojnë vetëm 2.6% të shitjeve të autoveturave në vitin 2021.

Pse Norvegjia është kaq përpara në adoptimin e automjeteve elektrike? Është një ndërthurje e masave politike dhe pasurisë së vendit (në mënyrë ironike e arritur nga rezervat e shumta të naftës).

Norvegjia ka vendosur taksa të larta në importin dhe regjistrimin e automjeteve, duke i bërë makinat shumë më të shtrenjta se në pjesën më të madhe të vendeve të tjera.

Duke i hequr këto taksa për makinat elektrike, Norvegjia po subvencionon në mënyrë efektive blerjet e automjeteve elektrike në një nivel që vendet e tjera nuk mund ta përballonin. Nëse këtyre u shtohet edhe parkimi falas, blerja e një makine elektrike bëhet një propozim joshës.

Ajo që e bën edhe më të dukshëm bumin e automjeteve elektrike në Norvegji është fakti se energjia elektrike e vendit vjen thuajse ekskluzivisht nga energjia hidroelektrike.

Në këtë mënyrë, të ngasësh një makinë elektrike në Norvegji është edhe më e pastër krahasuar me vendet që kanë varësi të lartë nga qymyri./Media Ndërtimi

Auto

Tesla ul çmimet e modeleve të saj në mbarë botën

Published

on

Raportohet se Tesla ka ulur çmimet e tre prej pesë modeleve të saj në SHBA, e më pas vazhdoi me uljen e çmimeve në mbarë globin, duke përfshirë edhe Kinën dhe Gjermaninë.

Ky hap nga kompania vjen pasi ajo po përballet me rënie të shitjeve dhe ndodhet në luftë të intensifikuar shitjen e automjeteve elektrike.

Bëhet e ditur se kompania e Elon Musk ka ulur çmimet e Modeleve Y, X dhe S.

Tashmë Modeli Y në SHBA kushton 42,990 dollarë, Modeli S 72,990 dollarë dhe Modeli X 77,990 dollarë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Tesla ka ulur edhe çmimin e softuerit “Full Self-Driving” nga 12 mijë në 8 mijë dollarë.

Ndërkohë, në Gjermani çmimi i Modelit 3 është ulur në 40 mijë euro nga 42 mijë sa ka qenë. Ulje çmimesh ka pasur edhe në vende tjera evropiane, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Ndryshe, kompania e Musk ka njoftuar edhe për shkurtimin e 10 për qind të stafit global të saj.

E këto veprime thuhet se i kanë dhënë fund një jave kaotike që përfshinte tërheqjen e të gjithë Cybertrucks shkaku i një defekti në pedalin e gazit.

Kompania ka njoftuar se shitjet e saj në mbarë botën kanë rënë ndjeshëm pasi konkurrenca është rritur dhe shitja e automjeteve elektrike është ngadalësuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW ka ndërtuar disa automjete me tinguj fenomenal.

Published

on

Por, me sa duket vetura e garave M3 GTR e viteve të 2000 mund të marrë “çmimin” për BMW-në me tingullin më të mirë në planet, përcjell Telegrafi.

Ndryshe nga M3 e gjeneratës E46 e cila fuqizohej nga gjashtë motorë, GTR përmban një motor V8 4.9 litërsh i cili jo vetëm që i dha modelit më shumë fuqi, por e bëri atë edhe të tingëllojë shumë më mirë.

Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali në YouTube NM2255 shfaq serinë M3 GTR që fillimisht u pa në Mugello të Italisë. Ky model ende e ka motorin origjinal me tetë cilindra dhe transmision automatik me gjashtë shpejtësi.

Dhe është e sigurt të thuhet se ka tingullin më të mirë që keni dëgjuar ndonjëherë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending