Qelula transparente të cilat gjenerojnë elektricitet janë prodhuar sukseshëm nga eksperimentimet e profesorit nga ARC Center of Excellence in Exciton Science, Jacek Jasieniak në bashkëpunim me Universitetin Monash.
Tani ata janë duke hulumtuar se si teknologjia e re të mund të futet në produkte komerciale (dritare) së bashku me fabrikën më të madhe të xhamit në Australi, Viridian Glass.
Kjo teknologji do të transformojë dritaret në gjeneratorë aktivë të energjisë, potencialisht edhe do të jetë revolucion në projektet e ndërtimit, shkruan Architecture&Design, transmeton Ndërtimi.info.
Hulumtuesit, të cilët janë mbështetur për kërkimin e tyre edhe nga Agjencia Australiane e Energjisë së Ripërtëritshme, thonë se dy metra katrorë të dritares solare do të prodhojnë përafërsisht sasi të njejtë të energjisë me një panel solar standard të çatisë.
Idea e qelulave gjysmë-transparente nuk është e re, por projektimet e mëhershme kanë dështuar sepse ishin shumë të kushtueshme, jo-stabile dhe jo-efiçiente.
Profesori Jasieniak dhe kolegët e tij nga Universiteti Monash dhe agjencia kombëtare e shkencës në Australi, CSIRO, kanë përdorur një rrugë tjetër.
Më herët është përdorur një përbërës të njohur të qelulave solare, i cili tregon një stabilitet të ulët sepse krijon një shtresë të padobishme uji. Kurse zëvendësuesi solli rezultate mahnitëse.
“Panelet e çatisë kanë efikasitet konvertimi midis 15 dhe 20 %. Qelulat gjysmë-transparente kanë efikasitet 17%, përderisa akoma transmetojnë më shumë se 10% të dritës, kështu që ato janë të duhurat”, ka thënë Jacek Jasieniak.
Bashkë-autori dhe shkencëtari kërkimor në CSIRO, Dr. Anthony Chesman, thotë se ekipi tani është duke punuar në ngritjes së procesit të prodhimit.
Aplikimi i parë mund të bëhet në ndërtesa shumëkatëshe. Dritaret e mëdha të vendosura në ndërtesa të larta janë të shtrenjta për tu bërë dhe vendosja e qelulave solare në to do të ketë çmim margjinal.
“Por, krahas shpenzimit ekstra, ndërtesa do të përfitojë energji elektrike falas”, ka thënë Jasieniak.
You must be logged in to post a comment Login