Connect with us

Arkitekturë

Shumçka për Bashkim Fehmiun, arkitektin e parë kosovar pas Luftës së II-të Botërore [foto]

Published

on

Arkitektura është njëri nga profesionet i cili është mjaft i kërkuar në vendin tonë. E, derisa arkitektura ka arritur të jetë kaq e dëshiruar si profesion, pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë kishte diplomuar vetëm një arkitekt kosovar. Ky ishte Bashkim Fehmiu, që la gjurmë të pashlyeshme në arkitekturën e Prishtinës.

Duke qenë se Fehmiu ka rol të pazëvendësueshëm në arkitekturën kosovare, arkitekti Arbër Sadiki ka hulumtuar rreth punës së tij, për arritur deri në shkrimin e disa punimeve për të. Në një intervistë për Ndërtimi.info, Sadiki, ka treguar gjetjet e tij rreth profesorit Bashkim Fehmiu dhe lidhjen që ka arkitektura dhe planifikimi i Prishtinës me të.

Në një mënyrë nuk kam parë se kam me i ikë studimit për të. Është e pamundur të bëhet çfarëdo studimi për Prishtinën pas ’45-s, e sidomos pas ’60-s kur ai kthehet prej studimeve në Beograd, pa e studiuar profesor Bashkimin. Për herë të parë dokumentet për të kam gjetur në  Arkivin e Prishtinës. Duke hulumtuar, me qenë se Prishtina fillon pas ’45-s të zhvillohet, për herë të parë plan urbanisitik ose plan gjeneral urbanistik, që i kanë thënë, është bërë në vitin 1953 prej Dragotin Partoniqit, një profesori  prej Beogradit, dhe unë kam filluar ta hulumtoj atë plan. Me qenë se aty fillojnë pak a shumë materiet e para të modernizmit  në Prishtinë, me gjithë defektet që i ka pasur. Por, fillimi i modernizimit të Prishtinës fillon me këtë plan. Gjatë kohës që kam filluar ta hulumtoj këtë plan kam parë që implementimi i tij i më vonshëm ka qenë i lidhur direkt me profesor Bashkim Femiun”, ka treguar ai.

Kontributi i Fehmit ishte shtrirë edhe në institucionet publike, duke themeluar kështu dy institucione të rëndësishme për urbanizmin. Pas ishte kthyer nga studimet në Beograd, në vitet e ’60-ta, Fehmiu kishte themeluar Departamentin e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, e më vonë së bashkë me disa bashkëpunëtorë edhe Entin e Urbanizmit.

Arbër Sadiki ka treguar se Fehmiu gjithmonë lokacion të zgjedhur për punë e ka pasur Prishtinën, edhe pse ka pasur mundësi të zgjedh cilin do qytet të ish-Jogusllavisë. Mirëpo, qëllimi i tij ishte, që Prishtina të futet në mesin e arkitekturës së kryeqyteteve të mëdha.

“Kështu që, ai ka dashtë që edhe Prishtinën me futë brenda këtyre diskutimeve, me tregu që edhe diku ekziston një qytet që pak kush e di, por me propozimet e tij është mundur që me futë Prishtinën brenda hartës së arkitekturës së kohës, me futë në lojën e arkitekturës së kryeqyteteve të mëdha. Unë i kam edhe  ato projektet, në dosjet e mia. Ato janë projekte të cilat janë të gjitha parametrat e arkitekturës së modernes dhe modernes së hershme dhe i gjen brenda projekteve të tij, d.m.th e kupton se kë të bësh me një student, i cili është jashtëzakonisht i pjekur”, ka shtuar Sadiki për Ndërtimi.info.

Fehimu kishte arritur që të projektoj dy lagjet më ta njohura të kryeqytetit të Kosovës, atë Ulpiana dhe atë Bregu i Diellit. Mirëpo, kontributi i tij në Prishtinë ka bërë që të ngrihen edhe ndërtesa që sot e asaj dite mbesin identifikim i  qytetit.

Arkitekti Sadiki, ka shtuar se profesor Fehmiu ishte projektues i Hotel Grand-it, por që shumë herë ishte tentuar që të fshihej autorësia e tij.

“Profesor Bashkimi është edhe bashkautor i Hotelit Grand, me të cilën unë jam habitur me një ngjraje të arkitekturës, kur kolegët e tij e kontestonin një gjë të tillë, që kanë punuar bashkë me të në fakultet, sikurse qenka kush e di ku në arkivë dhe me gjet kush është autor i saj. E kanë kontestuar që është autor. Por, nëse ti je profesionist dhe ke diçka më duke ose nuk më duket, duhet me shku te vendi i caktuar dhe vërtetua atë, që është arkivi, dosja. Profesor Bashkimi është prej projektit ideor, realizues, është edhe pjesë e procesverbalit të pranimit teknik”, ka shpjeguar ai.

Sipas Sadikit, për projektet e Fehmiu kanë shkruara edhe shumë revista të rëndësishme të kohës, e gjithashtu ato projekte janë ruajtur edhe në arkiva.

Ai, ka thënë se për projektet e rëndësishme që  janë ndërtuara në Prishtinë gjatë viteve të 70-ta, ku hyn është Hotel Grandi, kanë shkruara revistat e rëndësishme të arkitekturës, Në Zagreb, duke shtuar se edhe në “Sallonin e Arkitekturës”, që ishte mbajtur çdo vit në Begorad është publikuar autorësia e Bashkim Fehmiut mbi projektimin e “Grand”-it.

Fehmiu projektet e tij i kishte ruajtur edhe në Banesën e tij. E kjo sipas Sadikit, lë përshtypje se ai e ka ditur sa neglizhent janë institucionet tona.

Sadiki këtë e thotë, derisa tregon se ishte bërë përpjekje që të zhduken dokumentet e punës Fehmit, pasi ishte privatizuar Arkivi i Entit të Urbanizmit, që e kishte themeluar dhe në të cilin kishte punuar Fehmiu.

Ai tregon se Fehmiu e ka ditur se nuk jemi të kujdesshëm dhe si rezultat secilin prej punimeve e ka ruajtur edhe në banesën e tij.

“Pas disa vjetësh e kam parë në televizion kur është privatizuar Enti i Urbanizmit se ato i kanë hedhë. Fatmirësisht kish qëllu një koleg i jonë që e ka pas zyrën afër dhe nuk ka lënë që të shkojnë dëm ato dhe i çun ë zyrën e vetë, dhe sot ika, e kam fjalën për  Visar Gecin”, ka shtuar Sadiki.

Arbër Sadiki ka shtuar se gjithashtu ka pasur vështirësi në mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve për profesor Bashkim Fehmiun, pasi sipas tij studiuesve nuk i është dhënë qasje në to.

Biografi e shkurtër

Bashkim Fehmiu lindi në Gjakovë në vitin 1930. Ishte i biri i mësuesit dhe intelektualit prizrenas, Ibrahim Fehmiu. Është vëllau i aktorit më të madh shqiptar, Bekim Fehmiu dhe njërit nga nismëtarët e sportit në Kosovë, Arsim Fehmiu.

Në vitin 1947 diplomohet në shkollën normale, kurse në vtin 1950 pranohet në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd. Ka diplomuar në vitin 1958. Së bashku me Suade Mekulin e cila ka diplomuar nëtë njëjtin vit në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup, paraqesin dy arkitektët e parë të diplomuar në Kosovë.

Pas diplomimit është punësuar në Shërbimin Teknik tëKomunës së Prishtinës dhe pak vite më vonë themelon Entin e Urbanizmit të Prishtinës të cilin e udhëhoqi disa vite duke e shndërruar në institicionin më të rëndësishëm për zhvillimin urban dhe arkitekturor jo vetëm të Prishtinës por të gjithë Kosovës.

Nga viti 1965 deri në vitin 1969 bëri studime specialistike në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd dhe në të njëjtënkohë ishte punësuar në Entin Urbanistik të Beogradit dhe një kohë ka qenë edhe udhëheqës i ekipit të hartimit ë Planit Gjeneral Urbanistik të Beogradit.

Që nga themelimi i Fakultetit Teknik në vitin 1965 ka qenë profesor i urbanizmit. Autoriteti i tij ka qenë vendimtar për hapjen e seksionit të Arkitekturës në kuadër të fakultetit teknik të Universitetit të Prishtinësnë vitin 1978.

Nga viti 1978 e deri më 1991 kur u pensionua, ka qenë shef i katedrës së Urbanzimit dhe Planifikimit Hapësinor ku punoi si pedagog në lëndët e urbanizmit. Është autor i disa projekteve urbanistik edhe arkitekturore të rëndësishme në Kosovë.

Punime – të huazauara nga punimet e Arbër Sadikit, që mund t’i gjeni në linqe më poshtë

Hotel Grandi

Hotel Grandi – skicë hulumtuese

Kampusi i Universitetit të Prishtinës

Linqet e punimeve të Arbër Sadikit:

https://ubt-uni.academia.edu/ArberSadiki

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending