Connect with us

Aktuale

Shteti italian ofron 5 mijë euro për renovimin ose blerjen e shtëpisë për këdo që vendos të jetojë në këtë fshat

Published

on

Fshati Roseto Valfortore, në provincën e Foggia, është një nga më të bukurit në Itali por pavarësisht kësaj, në dekadat e fundit ai ka pësuar një shpopullim gradual.

Për të mos e lënë fshatin nën mëshirën e fatit, Bashkia Roseto Valfortore ka ofruar një kontribut ekonomik prej 5000 euro për ata që vendosin të shpërngulen në zonën piktoreske.

Roseto Valfortore sot ka një popullsi prej pak më shumë se 1000 banorë. Me kalimin e kohës ai ka pësuar një braktisje graduale dhe iniciativa e bashkisë ka si qëllim që të inkurajojë si familjet ashtu edhe biznesit që ta ripopullojnë fshatin, raportojnë mediat në vend.

Për të nxitur ardhjet, Bashkia ka akorduar 50 mijë euro të cilat do t’u shpërndahen atyre që vendosin të shpërngulen në fshatin e vogël ose me punë ose me një vendbanim të ri.

Kushdo që dëshiron të kalojë në Roseto Valfortore mund të përfitojë nga kontributi prej 5000 eurosh.

Fondet do të shpërndahen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së aplikimit. Mund të aplikojnë si ata që dëshirojnë të shpërngulen në fshat por edhe ata që duan të hapin një biznes.

Bashkia do t’u japë përparësi familjeve në të cilat të paktën njëri prej anëtarëve është shtetas Rosetan. Kontributi ekonomik i njëhershëm dhe i pakthyeshëm synon rinovimin ose blerjen e një shtëpie. /Media Ndërtimi

Aktuale

Samiti i Tiranës, ndahen 2.5 miliardë euro për energji në rajon

Published

on

Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, forcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja në rajon, sfidat e emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar do të jenë disa nga temat kryesore që do të diskutohen në 6 Dhjetor në samitin e 27 vendeve anëtarë të BE me partnerët e Ballkanit Perëndimor, sipas burimeve zyrtare nga Unioni Europian.

Ky është samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Diskutimet në takimin e sotshëm në Tiranë, pritet të fokusohen edhe në efektet negative për furnizimin e rregullt me energji dhe ushqime pas luftës në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi më herët se tashmë ka një mbështetje financiare për të ndihmuar vendet në Ballkanin Perëndimor të përballen me mungesat dhe çmimet më të larta.

“Ne kemi krijuar një paketë mbështetjeje për energjinë që të gjithë së bashku duhet të mobilizojnë të paktën 2.5 miliardë euro për Rajonin”, – tha Várhelyi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Bashkimi Evropian ndalon tërësisht importin e naftës ruse

Published

on

Një embargo e Bashkimit Evropian për importet e naftës ruse, e cila ishte miratuar nga Komisioni Evropian më 3 qershor, si pjesë e paketës së gjashtë të masave kufizuese kundër Moskës, hyri në fuqi të hënën.

Sipas paketës së sanksioneve, blloku 27 anëtarësh prezantoi një ndalim të plotë të importit për të gjithë naftën bruto ruse dhe produktet e naftës që transportohen në rrugët detare, të cilat BE thotë se “mbulon 90 për qind të importeve tona aktuale të naftës nga Rusia”.

“Ndalimi i nënshtrohet disa periudhave të tranzicionit për të lejuar që sektori dhe tregjet botërore të përshtaten, dhe një përjashtim të përkohshëm për naftën bruto të tubacionit për të siguruar që nafta ruse të hiqet gradualisht në mënyrë të rregullt,” tha një deklaratë pas miratimit të paketës.

Deklarata tregoi gjithashtu se vendet e BE-së që kanë një “varësi të veçantë të tubacionit nga Rusia”, mund të përjashtohen përkohësisht nga sanksionet me kusht që të marrin naftën me tubacion.

“Shtetet anëtare që përfitojnë nga ky përjashtim nuk do të jenë në gjendje të rishesin naftë të papërpunuar dhe produkte të naftës në shtete të tjera anëtare ose vende të treta”, vijon deklarata.

Sanksionet hyjnë në fuqi pasi Komisioni i BE-së propozoi një kufi çmimi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën e transportuar nga Rusia përmes detit të enjten.

Zyrtarët rusë kanë njoftuar se do të refuzojnë t’u shesin naftë vendeve që bien dakord për kufirin e çmimit, ndërkohë që bisedimet janë ende duke u zhvilluar mes kërkesave për kufizime gjithnjë e më të larta të çmimeve nga disa shtete anëtare të BE-së./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shefi i Komisionit Evropian: “Ne duhet ta bëjmë çdo ndërtesë të re neutrale ndaj klimës”

Published

on

Nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian ka përshkruar rëndësinë e ndërtimit për ambiciet e Marrëveshjes së Gjelbër të Bashkimit Evropian.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Evropiane të Industrisë së Ndërtimit (FIEC), Frans Timmermans tha: “Jemi në një moment përcaktues për Evropën, demokracinë dhe lirinë.

“Industria e ndërtimit do të luajë një rol kyç për të rindërtuar Ukrainën, shpresojmë më shpejt se sa vonë. Dhe në të njëjtën kohë, mënyra se si ne ndërtojmë dhe çfarë bëjmë në mjedisin e ndërtuar po kalon një transformim themelor.

“Ne duhet ta bëjmë çdo ndërtesë të re neutrale ndaj klimës. Dhe ne duhet të rinovojmë, izolojmë dhe instalojmë sisteme të reja energjetike në mjedisin e ndërtuar që është tashmë këtu.”

Timmermans tha se sot përfaqësonte “një mundësi të jashtëzakonshme për sektorin e ndërtimit. Me rregullore të qarta dhe masa mbështetëse në fusha kyçe si lejet, trajnimi dhe dixhitalizimi, ne do të bëjmë çmos për të ndërtuar së bashku botën e së nesërmes.”

Kur u pyet në lidhje me çështjet aktuale me të cilat përballet industria, ai tha, “FIEC duhet të na ndihmojë të krijojmë një legjislacion me të cilin kontraktorët mund të punojnë dhe të vazhdojnë të krijojnë një bashkëpunim më të ngushtë midis industrisë dhe politikëbërësve në mënyrë që të sigurohet që nismat e BE-së të jenë të suksesshme”.

“Industria e ndërtimit të Evropës qëndron fort pas Marrëveshjes së Gjelbër. Ne jemi zgjidhja, jo problemi, për t’ju ndihmuar të realizoni Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së.”, tha tutje presidenti i FIEC, Philip Crampton./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending