Shtëpia duhet të jetë një hapësirë e shenjtë: vendi ku ju ndiheni i sigurt dhe mund të relaksoheni më në fund, pas një dite të gjatë. Por, sa rëndësi ka arkitektura e një shtëpie, për komoditetin dhe kënaqësinë që të ofron?! Metodat e reja dhe materialet e prezantuara që nga fillimi i shekullit të 20-të kanë ofruar arkitektë dhe klientë të guximshëm nëpër botë, mënyra të reja për të lejuar imagjinatën krijuese, deri në objekte me stil të guximshëm, që jo gjithkush i realizon.
Ju sjellim disa nga shtëpitë që do t’iu befasojnë me arkitekturën:
1.“Graham House”, Kanada
Arkitekti i shquar kanadez, Arthur Erickson e projektoi këtë shtëpi madhështore në një bregdet perëndimor, në një vend tepër të pjerrët. Duke u bazuar në ‘fytyrën’ e vështirë dhe të thyer të shkëmbit objekti u përfundua në vitin 1963, me një dizajn të ndërthurur mes trarëve horizontale dhe qelqit që mbyll zonat kryesore të vilës, si një strukturë shumëkatëshe duke zbritur shpatin në katër nivele, nga kantieri i hyrjes deri tek blloqet shkëmbore mbi oqeanin Paqësor. Pamja e ofruar nga kjo kryevepër ishte mahnitës, por fatkeqësisht shtëpia e Graham u shkatërrua në vitin 2007.
2.“Desert House”, Shtetet e Bashkuara
Arkitekti Jim Jennings dhe shkrimtari Therese Bissell morën kohën e tyre për të ndërtuar vilën e tyre elegante në mes të shkretëtirës. Në vend ku hapësira i nënshtrohet traditës moderne. Në mes të shkretëtirës si një kuti qëlqi, me trarë që e mbyllin objektin si një mur betoni, me blloqe 2.5 metra horizontal, e gjitha kjo mbështetet në një çati prej çeliku. Në pjesën e jashtme ka vetëm dy oborre, por e gjithë pamja mrekulluese është brenda. Pamjet e veçanta në mes të shkretëtirës mes palmave, maleve dhe qiellit që shkrihet me ngjyrën e kafenjtë të rërës ofrojnë një ndjesi të jashtëzakonshme. Të gjitha këto reflektohen brenda vilës, së stilit modern.
3.“Edgeland House”, Shtetet e Bashkuara
Arkitektët e “Bercy Chen Studio” miratuan një interpretim modern të shtëpisë midis një terreni me gropa, duke gërmuar 2 metra nën tokë në një përpjekje për ta rikthyer vendin në një super vilë luksi. E ndarë në dy pjesë dhe e përfunduar në vitin 2012, çatia e objektit dhe pozicioni disi i zhytur siguron edhe privacinë nga ana e rrugës. Gjithashtu është një metodë për ta mbajtur ndërtesën të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë. Mungesa e ndonjë korridori lidhës ndërmjet dy objekteve të ndara stimulon pronarët e objektit që të kalojnë më shumë kohë në natyrë.
4.“Shtëpia në Itsuura”, Japoni
E gjitha prej druri, kjo shtëpi kalon përtej imagjinatës. Vendosur në dy shtylla të formuara organikisht, të cilat lejojnë pjesën tjetër të strukturës të ngulitur në kodër magjia që të ofron ky objekt është e jashtëzakonshme. Brendësia është totalisht prej druri, dhe fasada ka të instaluara objekte që rregullojnë temperaturën, ndriçojnë vilën dhe sigurojnë intimitet. Arkitektët mbollën 60 pemë për të ndihmuar në rigjenerimin e zonës, dhe me kalimin e kohës shpresohet se banesa do të bëhet më e lidhur me mjedisin e saj natyror, pasi druri do të mbulohet nga gjelbërimi.
5.“Bakkaflöt 1”, Islandë
Pak pasi u diplomua në vitin 1960, Högna Sigurðardóttir u bë gruaja e parë që projektonte një ndërtesë me një kapacitet profesional në Islandë. Disa vjet më vonë, ajo do të dizenjonte një nga ndërtesat më të mëdha të vendit në formën e një shtëpie të thjeshtë moderne për një familje në një rrugë periferike në jug të Rejkjavik. Një shtëpi të ulët për të mbrojtur objektin nga moti i ashpër islandez, arkitektja realizoi një shtëpi sa të veçantë aq edhe multifunksionale. E gjitha prej betoni, kjo arkitekturë tërhoqi vëmendjen.
6.“Shtëpia në shkëmb”, Spanjë
E ndërtuar si një ujvarë, në pjerrësi të një kodre arkitektët e quajtën këtë një shpellë bashkëkohore. I përfunduar në vitin 2015, rezidenca dykatëshe përdor ftohjen natyrore të tokës për të ruajtur një temperaturë konstante prej 19.5C. E mbuluar me një guaskë të dyfishtë të betonit të përforcuar mbi një kornizë metalike, kulmi me çati me çakëll dhe me zink, ngjan me një lëkurë të leshkave të dragoit. Me një pishinë gjigande dhe me tarracën e ngulitur në horizontin e Detit Mesdhe, valët e detit, përkëdhelin fatlumin e kësaj vile luksoze.
7.“Dragspel House”, Suedi
Dragspel do të thotë harmonizim në suedisht dhe kjo vilë përshtatet plotësisht me natyrën brenda pyjeve të Suedisë. Duke iu referuar shpatullave të kuqe të ketrit, ndërtuar në formën e kësaj kafshe, ndërtesa është krijuar nga fundi i shekullit të 19-të. Forma organike e shtëpisë është projektuar për të pasur një ndikim minimal vizual, me dritaret e fshehura brenda strukturës. Gjatë verës, pjesa e përparme e kabinës mund të shtrihet me dritare të hapura për të dëgjuar zhurmën e ujit dhe pastaj mund të tërhiqet në dimër ose në ditët me shi, duke u përshtatur me ambientin e tij varësisht nga sezoni apo numri i mysafirëve.
8.“Till house”, Kili
E shtrirë në një peizazh bregdetar kilian në Navidad, kjo strehë e vogël e fundjavës e ndërtuar për një çift në një vijë bregdetare të shkëmbinjve është e rrethuar nga tre anët nga Oqeani Paqësor të zhurmshëm. I padukshëm nga rruga, tarracë e hapur e saj është e përkryer për pamje panoramike, ndërsa pjesa tjetër e hapësirës është për të fjetur dhe për ngrënie. Dhomat individuale janë të ndara me njësi për vendosjen e arkivave, për të siguruar privatësinë, dhe e tërë çatia është një kuvertë masive e hapur e cila arrihet nga vendkalimi i shkëmbinjve. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për relaksim, ka edhe një xhakuzi prej druri ku mund të shlodheni plotësisht.
9.“Kirsch Residence”, Shtetet e Bashkuara
Një bunker masiv i ndërtuar në vitin 1982 nga Errol J Kirsch, i cili ngjan me llojin e strukturës më të zakonshme në filmat shkencë-triller. E mbyllur në beton, forma e pazakontë gjeometrike e qëndrimit të Kirsch jep një ndjenjë sigurie, por kjo nuk është e gjitha. Çatitë e ashpra, forma e çuditshme dhe dritaret e pjerrëta janë projektuar për efikasitet energjetik duke penguar ndryshimet e temperaturës dhe dritaret që maksimizojnë sistemin diellor.
10.“Shtëpia Malator”, Uells
Konvertuar nga kazermat e vjetra ushtarake nga Arkitektët e Ardhshëm të Argjentinës “Shtëpia Malator” është një vilë pushimi me dy dhoma gjumi, e zhytur në një kodër artificiale me pamje nga bregdeti i Pembrokeshirit. E ndërtuar në vitin 1998 në stilin e Tokës, çatia e tij kompensatë është e kamufluar me bar, duke e bërë praktikisht të padukshme. Hapësira e brendshme është e ndarë mure me ngjyra që përmbajnë banjo dhe kuzhinë, dhe dhomen e ndjenjes me një divan të madh. E vetmja gjurmë që ka vendbanim brenda kodrës është një dritare eliptike, si një fytyrë me dy sy që shikon në det.
You must be logged in to post a comment Login