Connect with us

Ambienti

Shtëpitë e braktisura të cilat i veshi natyra

Published

on

Duket sikur në përralla, por fshati i braktisur Houtowan i cili gjendet në ishullin Shengshan në Kinë, është mëse i vërtetë dhe kohët e fundit është bërë një pikë e nxehtë turistike.

Houtouwan dikur ishte një fshat bukur i madh, duke pasur 3 mijë banorë të cilët si punë kryesore e kishin peshkimin, mirëpo në vitet 90-ta, shkaku i vendndodhjes së largët dhe qasjes së vështirë, ai nisi të braktiset.

Përfundimisht, në vitin 2002 fshati mbeti pa asnjë banorë.

Mirëpo pas dekadash braktisjeje, shtëpitë bosh buzë shkëmbit dhe me pamje nga oqeani, kanë filluar të marrin një pamje magjepsëse, kjo shkaku i bimëve dhe barishteve që kanë pushtuar muret e jashtme të shtëpive.

Për herë të parë ky fshat ra në sy në vitin 2015, kur disa fotografi u bënë virale, dhe shumë turistë filluan të shprehnin interesim për të e vizituar atë.

“Linjat telefonike kanë filluar të bllokohen, pasi ne po marrim çdo ditë e më shumë thirrje nga turistë të interesuar për të vizituar Houtouwan” thotë Chen Bo, zyrtar i ishullit Shengshan.

Pas më shumë se dy vitesh planifikimi, janë zbatuar disa lëvizje të reja për të ofruar një vizitë sa më të këndshme përreth fshatit, duke tentuar kështu tërheqjen e sa më shumë turistëve.

Vizitorët mund të ecin rreth fshatit kodrinor për një tarifë prej 8 dollarë, ndërsa jashtë shtëpive janë vendosur tabela për të paralajmëruar turistët për rrezikun në rast hyrjeje nëpër shtëpi

Koha më e mirë për të vizituar këtë vend është vera, kur vegjetacioni në këtë rajon është në lulëzim të plotë./Media Ndërtimi

Ambienti

Terminali i ri i aeroportit të Nju Jorkut do të përbëhet nga 13 mijë panele solare

Published

on

Projekti i ri përbëhet nga një mikrorrjeti që do të gjenerojë 11.34 megavat energji elektrike nga panelet solare në kulm, qelizat e karburantit dhe bateritë.

Projekti do të përfshijë gjithashtu një sistem që do të mbajë nxehtësinë e qelizave të karburantit për të ngrohur ose ftohur ujin, transmeton Telegrafi.

Nisma do të drejtohet nga AlphaStruxure, e cila përfaqëson bashkëpunimin dhe investimin e përbashkët të kompanisë private të investimeve Carlyle Group dhe asaj franceze Schneider Electric.

Kompania do të ndërtojë dhe operojë me projektin energjetik, pasi të ketë fituar një kontratë nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, i cili ndodhet pas aeroportit, si dhe konsorciumi Neë Terminal One.

“Zgjidhja e sfidës sonë të energjisë ka të bëjë me tri gjëra, elektrifikimin, dixhitalizimin dhe dekarbonizimin duke marrë më shumë energji elektrike nga burimet e rinovueshme. Mikrorrjetet janë çelësi për arritjen e gjithë kësaj”, tha Annette Clayton, drejtoreshë ekzekutive e Schneider Electric North America.

Kur të përfundojë, sistemi i ri i energjisë do të përbëhet nga më shumë se 13 mijë panele solare, duke e bërë atë më të madhin në Nju Jork dhe në çdo terminal aeroporti në SHBA.

Për sa i përket prodhimit të energjisë, ajo do të prodhojë afërsisht energji të mjaftueshme për të furnizuar 3,570 familje amerikane për një vit.

Do të përbëhet nga shumë “ishuj” të ndërlidhur, që do të përmbajnë qeliza karburanti dhe bateri për ruajtjen e energjisë.

I gjithë sistemi i tre “ishujve” duhet të përfundojë deri në vitin 2026, dhe i fundit do të hyjë në funksion në vitin 2029.

E gjithë kjo do të thotë se New Terminal One do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë të pavarur nga rrjeti elektrik i qytetit, gjatë situatave emergjente që përfshijnë ndërprerjet e energjisë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

5.5 milionë euro pritet të investohen në lumin “Shtimjana”

Published

on

Një investim i tillë prej 5.5 milionësh që do të nis këtë vit, është mese i nevojshëm për ta shndërruar lumin në atraksion tërheqës, deklaroi kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu.

Sipas Aliut, lumi “Shtimjana” është pasuri natyrore që e zbukuron e hijeshon peizazhin e Shtimes.

“Fatkeqësisht, kjo bukuri natyrore është venitur nga mungesa e mirëmbajtjes e kujdesit të duhur.

Në bashkëpunim e koordinim me nivelin qendror, ky do të jetë viti i fillimit të realizimit të projekteve madhore për Komunën e Shtimes.”, tha Aliu./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ambienti

 “Çabratit” i shtohen kapacitetet për menaxhimin e mbeturinave

Published

on

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Çabrati” ka përfituar nga Grandi i Performances për Mjedis të pastër nga Komuna e Gjakovës një kamion kiper Trucks – Autongarkues i cili do ta fuqizojë kompaninë publike në Komunën e Gjakovës, me shërbime edhe më cilësore.

23 komuna kanë përfituar grantin e performancës për mjedis të pastër dhe nga këto institucione kërkohet angazhim edhe më i madh për agjendën e gjelbër dhe përmirësimin e mëtejmë të sektorit të mjedisit dhe veçanërisht të mbeturinave.

Continue Reading

Trending