Vitin e kaluar Shtatëmbëdhjetë nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Komunën e Prishtinës për të marrë në shfrytëzim për 5(pesë) vjet shtëpinë e Hivzi Sulejmanit në Taslixhe.
Aty do të shpaloset programi i rezidencave artistike të Shtatëmbëdhjetë duke e shndërruar në hapësirë kreative dhe mbështetëse për artistët/et vendor dhe mundësi e shkëmbimit me artistë të tjerë falë bashkëpunimeve që tashmë janë krijuar dhe ato që do të krijohen në të ardhmen.
Rezidenca 17 është program rezidencial që zbatohet gjatë gjithë vitit. Artistë dhe kuratorë do të ftohen përmes thirrjeve të hapura për t’iu bashkuar rezidencave tematike lokale dhe rezidencave e shkëmbimeve ndërkombëtare.
Rezidencat artistike kontribuojnë në rritjen e rrjeteve mes artistëve por edhe në kërkimin dhe prodhimin e veprave të artit të cilat trajtojnë tema sociale përmes praktikave të ndryshme të artit bashkëkohor krahas kushteve që këto praktika sot zbatohen.
Hapi i parë drejt funksionalizimit të hapësirës nisi me kampin “Restaurimi dhe Ripërdorimi i mobiljeve të vjetra në shtëpinë e Hivzi Sulejmanit” i cili mbahet nga 10-19 maj 2022 në Prishtinë./Media Ndërtimi.