Connect with us

Tech

Shqipëria nuk do të ketë teknologjinë 5G as në vitin 2023

Published

on

Megjithëse po hyjmë në tremujorin e fundit të vitit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nuk ka nisur ende një procedurë të ofrimit të frekuencave për këtë teknologji.

Afatet e nevojshme ligjore e bëjnë tashmë të vështirë qoftë edhe dhënien e autorizimeve individuale për frekuencat që do të përdoren për teknologjinë 5G brenda këtij viti, pa llogaritur më tej kohën e nevojshme për ofrimin e shërbimit mbështetur në këtë teknologji.

Sipas Planit të Veprimit për adoptimin e teknologjisë 5G në Shqipëri, që u përgatiti në fund të vitit 2021 në bashkëpunim me kompaninë e konsulencës Jones Group International, rekomandohej që procedura e tenderit për dhënien e autorizimeve për përdorimin e frekuencave në brezin kryesor të teknologjisë 5G, atë 700 MHz (694-790 MHz) të shpallej në mesin e vitit të kaluar, shkruan Monitor.al.

Por, megjithëse ka kaluar më shumë se një vit, ende nuk ka asnjë sinjal se kjo teknologji do të debutojë së shpejti në Shqipëri.

Shtyrjet e vazhdueshme të kalimit në 5G lidhen së pari me çështje teknike dhe burokratike, por ndoshta edhe me një mungesë oreksi të madh nga tregu për të bërë një kapërcim të shpejtë teknologjik.

Lirimi i brezit të frekuencave 700 MHz nga transmetimet audiovizive për t’iu kaluar operatorëve të komunikimeve elektronike ende nuk është kryer, megjithëse ka kaluar pothuajse një vit nga afati i fundit i vendosur për këtë qëllim.

Në vitin 2021, Këshilli i Ministrave pati miratuar Planin e Ri Kombëtar të Frekuencave, që sanksionon përfundimisht zgjerimin e spektrit që do të përdoret për internetin me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme.

Brezi 700 MHz, duhet të kalonte përfundimisht nën administrimin e AKEP duke filluar nga 30 qershori 2022. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një process i vështirë, përtej afateve dhe parashikimeve të vendosura.

Brezi 700MHz aktualisht është ende në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive.

5G, duke qenë një investim intensiv dhe duke ndryshuar teknologjinë aktuale, ka të ngjarë të ketë nevojë për më shumë kohë për t’u vendosur sesa rrjeti 4G.

Gjenerata 5G është kufiri i ri teknologjik i komunikimeve të lëvizshme, që pritet të sjellë shpejtësi interneti shumë të larta se ato që ekzistuese./Media Ndërtimi

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending