Connect with us

Trashëgimia

Shqipëria merr 40 milionë euro kredi për zhvillim të turizmit dhe infrastrukturës, një pjesë destinohet për renovimin e kishave dhe manastireve në Voskopojë

Published

on

Dy kisha dhe dy manastire, pjesë e trashëgimisë kulturore në zonën e Voskopojës, do t’u nënshtrohen ndërhyrjeve me qëllim përmirësimin e potencialit turistik të tyre.

Kredia e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e dedikuar për projektin mundësimi i turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri, me vlerë 40 milionë euro, ka të përfshirë në listën e ndërhyrjeve edhe këtë kontratë nën emërtimin “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë”.

Më në detaj parashikohen ndërhyrje në Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë, Kisha e Shën Mëhillit, Manastiri i Vithkuqit dhe Kisha e Shën Mërisë.

Institucioni i ngarkuar me prokurimet dhe pjesën e kontraktimit të zbatimit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe pak ditë më parë ky i fundit në sistemin e BERZH njoftoi për çeljen e tenderit. Procedura do të jetë me një fazë dhe subjektet e interesuar do të kenë afat deri në 13 dhjetor të këtij viti për të paraqitur interesin.

Të dhënat zyrtare tregojnë se themelimi i Voskopojës daton në 1330, sipas arkivave të gjetura në Manastirin e Shën Prodhomit.

“Periudha më e madhe e zhvillimit të Voskopojës ishte në vitet 1760, gjatë së cilës Voskopoja ishte një qendër qytetërimi, akademi dhe biblioteka. Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar gjithashtu 25 kisha (me afreske dhe piktura të veçanta). Shtatë prej tyre vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot dhe të tërheqin shumë turistë.

Një nga atraksionet më të mëdha është Shën Prodhomi, i cili në fakt është një nga manastiret më të vjetra në Shqipëri. Ajo daton në shekullin e 14-të dhe nga të dhënat që është kodifikuar që nga viti 1330” referuar smilealbania.gov.al.

Voskopoja mbetet një nga rajonet me potencialin më të lartë të zhvillimit të turizmit dhe pavarësisht se investimet në struktura akomodimi nuk ka munguar ku banoret kanë përshtatur banesat në funksion të turizmit ende ka vend për t’u rritur në shifra.

Operatorët turistikë vendas shprehen se marketimi i Voskopojës në të gjitha dimensionet turistike të saj mund të sillte të ardhura të konsiderueshme për rajonin ku bën pjesë.

“Promovimi bëhet nga qeveritë, por dhe nga bashkitë. Edhe këto e kanë të domosdoshme të hynë në tregjet rajonale për të garantuar zgjerimin e sezonit që ta shfrytëzojnë më gjatë.

Ne sot na promovohen zona të caktuara të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqisë. Shoqata e bashki që organizohen. Asnjë nga bashkitë shqiptare nuk bën promovim të rajoneve.

Nëse ne sot kemi një Voskopojë, ajo njihet vetëm në Shqipëri, por në vlerat dhe mundësitë që ka mund të bëhet vend pelegrinazhi për rumunët” do të shprehej në një intervistë për “Monitor” pak javë më parë turoperatori Besnik Vathi./Media Ndërtimi

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending