Connect with us

Mjedis

Shqipëria bëhet me satelit, paguan 6 milionë euro për të monitoruar territorin për tre vitet e ardhshme

Published

on

Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes do të shpenzojë 6 milionë dollarë për monitorimin e territorit me satelit për tre vite.

Fitues në tenderin për monitorimin nëpërmjet satelitëve ka dalë kompania amerikane “Satellogic USA” Inc.

Sipas ligjit të prokurimin publik, kjo lloj procedure është konfidenciale për shkak se kompania nuk do të bëjë publike informacionin e dhënë, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje.

Për më tepër ky tender i Agjencisë së Mbrojtjes Civile konsiderohet si kontratë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndaj shumë informacione nuk bëhen publike si në rastet e kontratave të tjera.

Ky tender i Agjencisë së Mbrojtjes Civile vjen në një kohë kur ky institucion është përballur më një situatë të vështirë me zjarret dhe me akuza të shumta politike për menaxhimin e saj.

Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit thuhet se Agjencia e Mbrojtjes Civile është e paaftë për të vlerësuar këto lloj katastrofash dhe ka mungesë në mjete dhe burime njerëzore./Media Ndërtimi

Mjedis

Rreth 60 operatorë ilegalë dëmtuan lumenjtë gjatë këtij viti, më i dëmtuari Drini i Bardhë

Published

on

Operatorët ilegalë (rreth 60 sish në muajt e shkuar të këtij viti) dhe shumë prej tyre recidivistë, tashmë 23 e sa vjet, po dëmtojnë dhe degradojnë në përmasa tronditëse shtretërit e lumenjve tanë, pavarësisht se inspektorët e KPMM-së i kanë zënë duke operuar dhe duke shfrytëzuar jashtëligjshëm resurset e lumenjve tanë, i kanë dënuar dhe lëndët e tyre i kanë dërguar në gjykatat kompetente.

Por, kjo veprimtari, sot e kësaj dite, nuk është ndërprerë. Për çdo vjet, herë më shumë e herë më pak numerikisht, qe dy dekada ata vazhdojnë të degradojnë në përmasa “të pamata” lumenjtë tanë, që duhen miliona euro investime për sanimin e degradimit të tyre.

Ndër këta operatorë ilegalë, sipas zyrtarëve të KPMM-së, ka edhe shumë recidivistë, sish që edhe nga disa herë janë të evidentuar nga organet komeptente të shtetit si shfrytëzues ilegalë të zhavorit në lumenjtë e Kosovës, dhe më së shumti në lumenjtë që përshkojnë Dukagjinin, dhe ku për nga dëmi i shkaktuar dhe degradimi në përmasa tronditëse veçohet Drini i Bardhë.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më i shkatërruari nga nxjerrja e zhavorrit, rezulton të jetë lumi më i gjatë në Kosovë, Drini i Bardhë, i cili në afërsi të fshatit Krushë, është fare i dëmtuar, i degraduar skajshmërisht dhe me imazh llahtar për opinionin.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për medie se Njësiti për Hetimin e Krimeve Mjedisore, nga muaji janar e deri në fund të muajit gusht të këtij viti, ka iniciuar 54 raste të veprimeve të jashtëligjshme të ndotjes, degradimit apo shkatërrimit të mjedisit, përfshirë edhe rastet kur individë apo kompani janë zënë duke nxjerrë zhavorr nga shtretërit e lumenjve.

Gjatë vitit 2021, ky njësit ka iniciuar 15 raste, ndërsa më 2020 gjithsej 32 raste të shkeljeve ligjore, që përfshijnë ndotjen, degradimin apo shkatërrimin e mjedisit.

Në raste shumë të rralla, ose në fare pak raste, ka ndodhur që me t’u zënë nga inspektorët e KPMM-së, ndonjë operator që iu ka përmbajtur udhëzimeve të inspektorëve, ka paguar obligimet ndaj shtetit dhe ka aplikuar për t’u pajisur me licencën e kërkuar./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Mjedis

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës organizon debat publik për ndikimin në mjedis të një aneks objekti

Published

on

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “ Limak Kosovo International Airport”  J.S.C.SH.A. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, organizojnë Debat Publik:

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis  për aneks objektin me etazhitet P+0 – Aeroporti “ Adem Jashari” Lipjan.

Njoftohet  publiku i interesuar se më datën 03.10.2022 në ora 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ,,Adem Jashari” ndërtesa e Terminalit, zyret e administratës , salla e takimeve nr.4  do të organizohet  debat publik nga Kompania “ Limak Kosovo International Airport” SH.A. Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për aneks objektin me etazhitet P+0 – Aeroporti “ Adem Jashari” Lipjan.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM/Media Ndërtimi

Continue Reading

Mjedis

Çka të bëjmë që të ruajmë natyrën?

Published

on

A mund të shpëtohet toka? Përgjigja është “Po” me disa “nëse” të mëdha.

Radio KFOR-i sjellë disa rekomandime të shkëputura nga hulumtimi i publikuar nga ‘The Nature Conservancy’ dhe 12 organizata të tjera, të cilët thonë: ‘’ Së bashku, ne mund të ngadalësojmë krizat e dyfishta të humbjes së klimës dhe biodiversitetit. Kjo është një thirrje zgjimi shpresëdhënëse, por vetëm nëse veprojmë me urgjencë të madhe.

Këtë e pohon për Radio KFOR-in, edhe Inspektori i parandalimit të zjarreve në kampin ‘Film City’, në Prishtinë, z. Fitim Zhitia, i cili na tregoi se si mund të vijë deri tek shpërthimi i zjarrit të papritur, duke potencuar se faktori njeri mbetet përgjegjësi kryesor.

“Zjarri mund të shkaktohet në shumë mënyra, duke përshirë hedhjen e gjërave me përbërje qelqi, gota të thyera, shishe, nëpërmes rrezeve të diellit që përshkojnë qelqin, mund të iniciohet në zjarrin fillestar të papritur dhe të padëshiruar, i cili zhvillohet me një shpejtësi të madhe. Pastaj, nga duhani i pa fikur, sidomos nëpër male, i cili shkakton rrezik edhe për vetë zjarrfikësit dhe organizatat e tjera për fikje zjarresh” thotë Zhitia.

Ai bën thirrje që: “ të mos hedhën mbeturina të asnjë lloji, jashtë vendeve përkatëse për hedhjen e tyre. Duhet thënë po ashtu, që gjatë zhvillimit të zjarrit, mund të hasim edhe në mbetje , të cilat shkaktojnë rrezikshmëri të lartë, ngase lirojnë gazra vdekjeprurëse’’

Mjedisi nuk është pronë e askujt për ta shkatërruar, por është përgjegjësi e të gjithëve për ta mbrojtur!/ Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending