Connect with us

Turizëm

Shqipëria, alternativë reale ndaj Greqisë e Spanjës për turizëm

Published

on

Peizazhi malor, kështjellat, historia, plazhet fantastike dhe çmimet konkurruese janë bërë kryefjalë e mediave ndërkombëtare.

Nuk kanë qenë të pakta mediat të cilat i kanë bërë jehonë turizmit në Shqipëri. Shumë prej tyre e kanë cilësuar Shqipërinë, si Maldivet e Europës, e të tjera e konsiderojnë si një prej vendeve konkurrente përballë Spanjës dhe Greqisë.

Një prej tyre është dhe DerWesten, e cila shkruan se në vitin 2023, Shqipëria është vendi i ri trend për turistët gjermanë.

Pushimet në Spanjë apo Greqi, shkruan media gjermane, tanimë kanë një konkurrencë të re nga Shqipëria. Vendi shihet si i përshtatshëm për pushimet verore kundrejt një çmimi të volitshëm.

“Ky vend i Adriatikut po bëhet gjithnjë e më popullor”, thotë DerWesten e cila citon më tej ADAC Reisen, Lonely Planet dhe Tui.

“Peizazhi origjinal malor dhe plazhet e bukura e bëjnë Shqipërinë një atraksion për alpinistët, që duan të kombinojnë udhëtimin e tyre me ecje me pushimin buzë detit”, shkruan ADAC Reisen.

Ndërsa “Lonely Planet” e vlerëson Shqipërinë si destinacion udhëtimi në “Best Travel 2023” në kategorinë “Vendet më të mira për të krijuar kontakte me vendasit”./Media Ndërtimi

Turizëm

Euronews: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Published

on

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të njohura larg turmave, shkruan Rebecca Ann Hughes në një artikull të botuar në “Euronews Travel”.

Ndoshta nuk do të mund të shihni monumentet ikonike apo të hani në restorante madhështore, por do të gjeni hapësirë, paqe, çmime më të ulëta dhe shumë surpriza.

Më poshtë vijojnë vendet më të mira për t’u shpëtuar turmave të turistëve. Përdoruesit e “Reddit” kanë sugjeruar katër destinacionet e përballueshme në Evropë për të vizituar në 2024 që përfshijnë:

Shqipëri – Lugina e Thethit

Ishujt grekë – Ikaria

Angli – North Devon

Republika Çeke – Brno

Shqipëri: Bëni një shëtitje në Luginën e Thethit

Vija bregdetare e Shqipërisë ka fituar popullaritet si një nga destinacionet më të lira krahasuar me Kroacinë. Vargmalet e saj në veri mbeten relativisht nën radar. Në të ashtuquajturat “Bjeshkët e Nemuna” ndodhen shtigje të shumta që të çojnë nëpër formacione shkëmbore të larta, pyje të mbushura me bimësi dhe fshatra të largëta.

Lugina e Thethit ofron peizazhe mahnitëse, lumenj blu kristal dhe male të mahnitshme. Ushqimi është i mrekullueshëm, vendasit janë mikpritës dhe ka pak turistë. Ju rekomandojmë ta vizitoni destinacionin e veçantë përpara se ai të bëhet super popullor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet nga vijnë

Published

on

Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovës është rritur nga viti në vit.  Sipas të dhënave të  Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars të këtij viti kishte më shumë vizitorë të huaj se sa një vit më parë.

Sipas ASK-së, numri i vizitorëve të huaj në mars të këtij viti është 24 mijë e 037 vizitorë, e që është një rritje prej 21.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa numri më i madh i tyre është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Mars 2023) ka rritje te vizitoreve për 21.7%. Në total 24 037 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania Zvicra, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq në Mars 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 39 374, prej tyre 38.9%, ishin vendorë dhe 44.1%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Mars të vitit 2023  (sa ishin 36 322 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 8.4%.

Ndërkaq numri i net-qëndrimeve ishte 77 601, prej tyre 61.0% nga vendorët dhe 55.8% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 4  818, vizitor dhe më 18 411, net-qëndrimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Turizëm

Pushimet në kamping, 13.50 euro për një natë qëndrimi paguhet në Shqipëri, më e lira në Evropë

Published

on

Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternativë e mirë, por edhe më e lira në Evropë, me një çmim prej 13.52 euro për një natë qëndrimi.

Portali i kampingut www.camping.info*, i cili është një nga burimet kryesore europiane të informacionit për pushimet në kamping, ka vlerësuar çmimet e mbi 20,000 kampingjeve europiane në 34 vende.

Gama e çmimeve për një natë kampingu varion nga 13 deri në 39 euro për dy persona në pikun e sezonit, duke përfshirë vendin e qëndrimit, karvanin, energjinë elektrike dhe taksat lokale.

Krahasuar me një vit më parë, çmimet e kampingut në Europë janë rritur me 4,45%, ndërsa në Gjermani, kampistët mund të presin një rritje çmimi prej 6.5%.

“Kampet janë shumë në modë për momentin dhe industria po lulëzon. Nëse doni të siguroni hapësirën tuaj të stendës me raportin më të mirë çmim/performancë, duhet të rezervoni shumë kohë më parë, ose nëse kujtoheni në moment të fundit mund të prisni çmime më të larta apo edhe vende tërësisht të rezervuara”,  shpjegon Maximilian Möhrle, CEO i camping.info.

Ndërsa kampingu në Zvicër ishte në krye të renditjes së çmimeve vitin e kaluar, Italia (39,24 €) do të jetë vendi më i shtrenjtë i kampeve në vitin 2024.

Për më tepër, kampistët në Kroaci (38,77 €), Zvicër (38,66 €) dhe Austri ( € 36.35) duhet të gërmojnë relativisht më thellë në xhepat e tyre për pushimet e tyre në kamping. Në Gjermani, çmimi mesatar i kampingut është 27.52 euro për natë.

Kampistët do të paguajnë më se 17 euro për një natë qëndrimi në një kamping në Maqedoninë e Veriut (16,78 €), Turqi (14,59 €) dhe Shqipëri (13,52 €). Sipas platformës kampingu më i mirë në Shqipëri është “Kampingu Pa emër”, i vendosur në Karpen./E.Zito

Çmimet për një natë për çdo vend.

Italia 39.24 euro

Kroacia 38.77 euro

Zvicra 38.66 euro

Austria 36.35 euro

Spanja 33.75 euro

Sllovenia 32.84 euro

Danimarka 31.38 euro

Gjermania 27.52 euro

Norvegjia 26.89 euro

Luksemburgu 26.66 euro

Finlanda 26.49 euro .

Suedia 26.29 euro

Britania e Madhe 26.01 euro

Greqia 25.48 euro

Franca 25.22 euro

Holanda 24.64 euro

Irlanda 24.62 euro

Islanda 22.98 euro

Hungaria 22.98 euro

Portugalia 22.33 euro

Belgjika 22.06 euro

Lituania 21.28 euro

Estonia 20.86 euro

Bullgaria 20.30 euro

Sllovakia 20.23 euro

Letonia 19.76 euro

Serbia 18.96 euro

Bosnjë-Hercegovina 18.26 euro

Çekia 18.25 euro

Polonia 18.04 euro

Rumania 17.23 euro

Maqedonia e Veriut 16.78 euro

Turqia 14.59 euro

Shqipëria 13.52 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending