Connect with us

Aktuale

Shqipëri, kompanitë fiktive përmes TVSH-së vodhën shtetin për disa miliona euro

Published

on

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.1054 të vitit 2020, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit nr.1981 Regj.Them. datë 24.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I.

Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.

Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.

Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending