Connect with us

Aktuale

Shqipëri, 38 operatorë përjashtohen nga tenderët, shumica prej tyre lanë kontratat në gjysmë

Published

on

Të paktën 38 biznese janë përjashtuar nga tenderët me fonde publike. Agjencia e Prokurimit Publik në raportin vjetor të vitit 2022 nënvizon se këto biznese kanë kryer shkelje nga më të ndryshmet e për rrjedhojë kanë humbur të drejtën e pjesëmarrjes në garat që hapin institucionet publike për afate të ndryshme.

“Në kuadër të procedimit administrativ ndaj operatorëve ekonomikë: është marrë vendimi për përjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 38 operatorë ekonomikë, sipas parashikimeve të nenit 78/1 të LPP. Është vendosur mos përjashtimi për 13 operatorë ekonomikë për shkak se, nuk plotësoheshin kushtet e parashikuara në nenin 78 të ligjit të prokurimeve publike. Është vendosur pezullimi i procedimit për 11 operatorë ekonomikë, për shkak të procesit gjyqësor” thuhet në raportin e APP.

Duke analizuar arsyet e kësaj vendimmarrje Agjencia vlerëson se shumica e përjashtimeve kanë ardhur si efekt i mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale. Të paktën 20 operatorë kategorizohen në këtë grup.

“Vendimet e përjashtimit të dhëna në këto raste, kanë qenë për mos përmbushje të detyrimeve kontraktore gjatë kontratave të nënshkruara kryesisht në përfundim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël, por edhe për mos përmbushje të kontratave të nënshkruara pas zhvillimit të një procedure konkurruese prokurimi” thuhet në raport.

APP ka sjellë në vëmendje se në grupin e të përjashtuarve ka edhe raste të keqinformimit për qëllime kualifikimi.

Të tillë janë keqinformim, nëpërmjet paraqitjes në tender të deklaratës së gjendjes gjyqësore, ku shoqëria ka deklaruar se, nuk është dënuar për shkelje penale, ndërkohë që nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ortaku/administratori kanë qenë të dënuar penalisht. Keqinformim nëpërmjet paraqitjes së deklaratës se, nuk ka masë ligjore në fuqi, ndërkohë që nga raportimet e dërguara nga ISHPPSH ka rezultuar se ka patur gjobe ne fuqi. Keqinformim në deklaratën e dhënë se, i ka të paangazhuara në kontrata të tjera, makineritë, më të cilat ka ofertuar, ndërkohë që nga verifikimet ka rezultuar se mjetet i ka patur të angazhuara. Keqinformim nëpërmjet paraqitjes së faturës tatimore për të provuar disponimin e një mjeti, ndërkohë që, ka rezultuar se fatura tatimore është i padeklaruar në organet tatimore. Keqinformim në deklaratën e dhënë për disponimin e sistemit të kartave te karburantit. Keqinformim në deklaratën e dhënë për stafin teknik.

Po kështu nuk kanë munguar edhe rastet konstatimit të dokumenteve me të dhëna të rreme të tilla si  certifikatat e formimit profesional të paraqitura për përmbushjen e kritereve të veçanta për kualifikim ku  pas verifikimeve të kryera pranë organit lëshues, kanë rezultuar se nuk janë lëshuar prej saj.

Raste me certifikatat ISO të paraqitura në tender, pas verifikimeve të kryera pranë organit të vlerësimit të konformitetit kanë rezultuar se, nuk janë lëshuar prej tyre ose të dhënat në Vërtetimin e Performancës të paraqitur në tender, ku  pas verifikimeve të kryera pranë organit kompetent kanë rezultuar se nuk janë të njëjta me të dhënat në Vërtetimin e lëshuar nga ky organ./Media Ndërtimi

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending