Këngëtarja e njohur Shpresa Gashi kërkoi ndihmën e emisioni Fiks Fare për një problem pronësie në qytetin e Sarandës.
Ajo tregoi në emisionin hulumtues se ka blerë një apartament para 7-8 vitesh dhe nuk po e gëzon atë, pasi sipas saj ndërtuesi është penduar që e ka shitur dhe kërkon t’i kthejë paratë. Ndërkohë edhe pse e ka blerë apartamentin ai figuron akoma në emër të ndërtuesit tregon znj.Shpresa.
“Pasi qëndrova 3 muaj në apartament, u largova për në Prishtinë, kur u ktheva pas 1 viti e gjeta të boshatisur apartamentin”– thotë Shpresa . Madje kjo e fundit faj ëson ndërtuesin për këtë gjë.
“Dua vetëm të gëzoj pronën time” thotë këngëtarja për gazetarët e Fiksit. Këta të fundit, pas intervistës u interesuan në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës e cila autorizoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë për një përgjigje të detajuar.
ASHK-ja Sarandë në një përgjigje zyrtare për Fiksin sqaroi se zonja Shpresa Gashi duhet të paraqitet në Kadastër dhe të bëj aplikim, në mënyrë që të bëhet pronare e apartamentit. Aplikimi duhet të bëhet online me të dhënat që ka kontrata me ndërtuesin.
Për këtë gazetarët e Fiksit komunikojnë edhe me ndërtuesin, i cili sqaroi se ka vetëm një kontratë porosie me këngëtaren ndaj dhe dokumentet janë në emër të tij në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
Në bisedë me gazetarët ai thotë se apartamenti është i këngëtares dhe që nesër mund të shkojë të bëjë dhe dokumentet në emër të saj.
Kështu këngëtarja Gashi pas 7 vitesh zgjidh problemin e pronës në Sarandë me anë të ndihmës së Fiks Fare./Media Ndërtimi.