Kulla e Sheremetit në qytetin e Pejës shpëton nga rrënimi dhe degradimi i tërësishëm
“Në këtë aset të trashëgimisë sonë kulturore që ngërthen në vete plot histori, po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese dhe konservuese, ndërsa punimet kanë kaluar në fazën e dytë.
Kompleksi si ndërtim i takon gjysmës së dytë të shek. XIX-të.
Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku./Media Ndërtimi.

