Connect with us

Aktuale

Shoqëria Civile organizon takim publik me qytetarët nga regjioni i Prishtinës

Published

on

Iniciativa për Progres (INPO), organizon takim publik me qytetarë nga regjioni i Prishtinës. Lidhur me këtë ftohen qytetarët nga regjioni i Prishtinës që të marrin pjesë në takim për të diskutuar rreth pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse dhe adresimin e kërkesave në institucione publike.

𝑻𝒆𝒎𝒂𝒕 𝒆 𝒅𝒊𝒔𝒌𝒖𝒕𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒋𝒆𝒏𝒆̈:

– 𝑃𝑗𝑒𝑠𝑒̈𝑚𝑎𝑟𝑟𝑗𝑎 𝑒 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎 𝑓𝑎𝑧𝑎𝑡 𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑐𝑒𝑠𝑖𝑡 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑚𝑎𝑟𝑟𝑒̈𝑠 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑎𝑣𝑒 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑢𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑛𝑑𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑏𝑒̈𝑟𝑗𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑡 𝑘𝑢 jet𝑜𝑗𝑛𝑒̈, 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑛𝑦𝑟𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑒̈𝑠ℎ𝑒̈m, 𝑝𝑜𝑠𝑎𝑐̧𝑒̈𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑣ë 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑐𝑒𝑠𝑒𝑡 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑚𝑎𝑟𝑟𝑒̈𝑠𝑒 𝑚𝑒 𝑓𝑜𝑘𝑢𝑠 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑢𝑙𝑡𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑛𝑔𝑎 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎𝑡 𝑟𝑟𝑒𝑡ℎ 𝑛𝑑𝑎𝑟𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑏𝑢𝑥ℎ𝑒𝑡𝑖𝑡;

– 𝑁𝑥𝑖𝑡𝑗𝑎 𝑒 𝑝𝑟𝑎𝑘𝑡𝑖𝑘𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑖𝑟𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜𝑛𝑠𝑢𝑙𝑡𝑖𝑚 𝑚𝑒 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑡 𝑛𝑒̈ ℎ𝑎𝑟𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘𝑎𝑣𝑒 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑒, 𝑚𝑒 𝑡ℎ𝑒𝑘𝑠 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑐̧𝑎𝑛𝑡𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒 𝑠𝑡𝑟𝑎𝑡𝑒𝑔𝑗𝑖𝑘𝑒 𝑠𝑖: 𝐾𝑜𝑟𝑛𝑖𝑧𝑎 𝐴𝑓𝑎𝑡𝑚𝑒𝑠𝑚𝑒 𝑒 𝑆ℎ𝑝𝑒𝑛𝑧𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 2024-2025, 𝐵𝑢𝑥ℎ𝑒𝑡𝑖 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎𝑙 2024 𝑑ℎ𝑒 𝑎𝑘𝑡𝑒𝑡 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎𝑙𝑒;

– 𝑅𝑜𝑙𝑖 𝑖 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑎𝑞𝑒̈𝑠𝑢𝑒𝑠𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑎𝑣𝑒 𝑙𝑜𝑘𝑎𝑙𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑎𝑑𝑟𝑒𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘ë𝑟𝑘𝑒𝑠𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒;

– 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑝𝑢𝑛𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠𝑗𝑒𝑙𝑙𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒𝑠 𝑡𝑒̈ 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑒𝑠 𝑖𝑛𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑎𝑞𝑒𝑛 𝑧𝑦𝑟𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑎𝑘𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑑𝑖𝑟𝑒𝑘𝑡𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑔𝑗𝑖𝑑ℎ𝑢𝑟 𝑝𝑟𝑜𝑏𝑙𝑒𝑚𝑒𝑡 𝑚𝑒 𝑖𝑛𝑡𝑒𝑟𝑒𝑠 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘;

– 𝑁𝑔𝑟𝑖𝑡𝑗𝑎 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟𝑖𝑣𝑒 𝑟𝑟𝑒𝑡ℎ 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑣𝑖𝑧𝑚𝑖𝑡 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑖𝑟𝑎𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑠𝑗𝑒𝑙𝑙 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑣𝑖𝑧𝑚𝑖 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒;

– 𝑀𝑏𝑙𝑒𝑑ℎ𝑗𝑎 𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑒𝑠𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒̈𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡’𝑢 𝑑𝑒̈𝑟𝑔𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑡 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑠𝑒;

𝑰𝑵𝑷𝑶 𝒊𝒏𝒌𝒖𝒓𝒂𝒋𝒐𝒏 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒆̈ 𝒒𝒚𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒕 𝒏𝒈𝒂 𝒓𝒆𝒈𝒋𝒊𝒐𝒏𝒊 𝒊 𝑷𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕𝒊𝒏𝒆̈𝒔, 𝒑𝒂 𝒅𝒂𝒍𝒍𝒊𝒎 𝒎𝒐𝒔𝒉𝒆, 𝒈𝒋𝒊𝒏𝒊𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒂𝒕𝒆̈𝒔𝒊𝒆 𝒂𝒑𝒐 𝒑𝒓𝒐𝒇𝒆𝒔𝒊𝒐𝒏𝒊, 𝒒𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒊𝒏 𝒑𝒋𝒆𝒔𝒆̈ 𝒏𝒆̈ kë𝒕𝒆̈ 𝒕𝒂𝒌𝒊𝒎 𝒑𝒖𝒃𝒍𝒊𝒌.

Takimi do të mbahet më datë 25 gusht, 2023 (e premte), nga ora 14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, (Komuna e vjetër).

Në këtë takim do të jenë të pranishëm qytetarë nga regjioni i Prishtinës, kryetarë dhe anëtarë të Këshillave Lokale, anëtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ju lutem që paraprakisht të regjistroheni duke klikuar në këtë link: https://forms.gle/KtEax34R7UK2sGC28 (Për arsye logjistike).

Për ndonjë të paqartë rreth takimit ju lutem të kontaktoni në: 𝑣𝑎𝑙𝑚𝑖𝑟@𝑖𝑛𝑝𝑜-𝑘𝑠.𝑜𝑟𝑔 /Media Ndërtimi

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending