Connect with us

Infrastrukturë

Shkodër, monumentet e trashëgimisë kulturore vazhdojnë të dëmtohen

Published

on

Pjesa më e madhe e zonave të banuara në Shqipëri vazhdojnë të ruajnë dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike, që vitet e fundit janë bërë pjesë e rëndësishme e turizmit kulturor.

Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, në një qytet si Shkodra, një pjesë prej tyre janë shkatërruar ndër vite, ose vazhdojnë të dëmtohen për shkak të mungesës së interesimit nga strukturat përgjegjëse dhe problemeve të pronësisë.

E ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, Kulla e Inglizit, “Monument kulture” i kategorisë së parë, paraqet një nga vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore, pjesë e identitetit kulturor dhe historik të një qyteti si Shkodra.

Gjatë viteve të diktaturës u shndërrua në Muzeun Historik të Shkodrës ndërsa, pas vitit 1991, iu kthye pronarëve të ligjshëm duke ruajtur statusin e Monumentit të Kulturës.

Dy nga 28 bashkëpronarët, Adnan Ulqinaku dhe Abdullah Çoba, tregojnë se si përgjatë 30 viteve të fundit ky monument i rëndësishëm i kulturës vazhdoi të dëmtohet para syve të institucioneve përgjegjëse.

Adnani thotë se nuk pati ndërhyrje nga shteti dhe degradoi deri në këtë masë.

“Ishte viti 1997, më vonë 2013. Pra, ka pasur disa stade të dëmtimeve në masë të objektit. Sot ka mbërritë në këtë gjendje që po e shikoni. Këto janë shqetësimet, por shqetësime që nuk po gjejnë ilaçe. Se të kishte ndonjë ilaç, të kishte ndërhyrje nga organet kompetente, diçka do të bëhej”, thotë ai.

Duke pasur statusin “Monument Kulture”, thotë bashkëpronari tjetër Abdullah Çoba, nuk lejohen të ndërhyjnë në mirëmbajtjen dhe restaurimin. Ndaj, përgjatë viteve, i kanë drejtuar kërkesa të vazhdueshme institucioneve për shpëtimin e Kullës së Inglizit, por asgjë nuk ka ndryshuar.

“Indiferenca e pushtetarëve, si lokal ashtu edhe qendror. Ata vijnë herë pas here. Bëjnë investigimin mbi gjendjen e objektit, shikojnë cilat janë problemet, por mbetet aty dhe asgjë më tepër”, thotë ai.

Pas vitit 1991 u shkatërruan përfundimisht Shtëpia Muze e Luigj Gurakuqit dhe, po ashtu, edhe shtëpia e poetit Filip Shiroka. Ndërsa Shtëpia Muze e Migjenit u mbyll dhe ndërtesa i kaloi një komuniteti fetar. Një tjetër Monument Kulture, shtëpia e kryetarit të Lidhjes së Prizrenit, dega Shkodër, Daut Boriçit, pësoi dëmtime serioze derisa humbi statusin e Monumentit të Kulturës. Shkatërrimit nuk i ka shpëtuar as Kafja e Madhe, një tjetër dëshmi e identitetit të Shkodrës, ndërsa shtëpia e Pashko Vasës, tashmë mjaft e dëmtuar, është lënë në harresë. Në pllakën ku shkruhet

“ Banesa e Pashko Vasës Monument Kulture”, pronarja Rajmonda Vasa ka shtuar “Nuk Mbrohet nga shteti”./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending