Connect with us

Aktuale

“Shërbimi i Arkitektit të Prishtinës” përmes kritereve të megatenderit 12 milionë euro

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kohë që ka menduar të themelojë Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e komunës në koordinim me kompanitë konsulentë.

Për këtë arsye më 1 gusht të këtij viti, komuna e Prishtinës, që ai e udhëheq, ka hapur një mega-tender për të cilin ka zotuar hiç më pak se 12 milionë euro, raporton “Front Online”.

Tenderi ka shkuar me procedurë të kufizuar. Kjo sipas Ligjit të Prokurimit do të thotë që vetëm operatorët ekonomikë të ftuar nga autoriteti kontraktues mund të dorëzojnë një tender.

Diçka e tillë e kufizon konkurrencën që në start dhe rrit mundësinë për manipulime.

Një detaj tjetër që bie në sy është që komuna e Ramës në dosjen e tenderit si dy nën-kritere për dhënien e kontratës ka vënë që propozimit financiar t`i kushtohet vetëm 20% rëndësi, kurse propozimit teknik 80 %.

Pra, faktori që do të merret në konsideratë gjatë ri ekzaminimit është vlera më e lartë e kontratave të përfunduara me sukses që e plotësojnë kriterin e kapacitetit teknik.

Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, neni 52, autoriteti kontraktues në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit do të specifikojë kriteret që do të përdoren për dhënie të kontratës.

Aty thuhet se kriteret mund të jenë ose çmimi më i ulët ose tenderi ekonomikisht më i favorshëm.

Kësaj nuk i ka kushtuar rëndësi kryetari i kryeqytetit në tenderin 12 milionësh.

Komuna e Prishtinës në dosjen e tenderit, më konkretisht tek pjesa teknike, ka kërkuar që operatori ekonomik të ofrojë dëshmi të kapaciteteve për kryerjen e punëve të përshkruara, nga te cilat në lëminë menaxheriale së paku 2 projekte të vlerës mbi 1.000.000,00 €, dhe në lëminë e programimit – softuerit të ketë së paku një projekt në vlerë 200.000 EUR, të kryer në periudhën paraprake në dhjetë vitet e shkuara “ose “ në përiudhën e shkuar dhjetëvjeçare.

Operatori ekonomik duhet të angazhojë personel profesional, i përbërë prej:

  1. a) Stafit kyç – udhëheqës (8 sektorë kryesorë)
  2. Një projektmenaxher
  3. Një menaxher për vlerësimin e projekteve
  4. Një menaxher për planifikim hapësinor
  5. Një menaxher për kontrollin e ndërtimeve
  6. Një menaxher për sektorin e Informacionit Gjeografik
  7. Një udhëheqës i sektorit të komunikacionit

7 .Një udhëheqës i sektorit juridik

  1. Një udhëheqës i sektorit të programimit dhe TI.
  2. b) Stafi përkrahës
  • Dhjetë (10) Inxh.Dipl.Ark. 10 vjet përvojë
  • Pesë (5) Inxh.Dipl.Ark. 5 vjet përvojë
  • Dy (2) Inxh.Arkitekturës /Urbanist, 10 vjet pervoje
  • Një (1) Inxh. i ambientit ose ekuivalent, 5 vjet p.
  • Një (1) Inxh. Mbrojtjes në punë ose ekuivalent
  • Një (1) Inxh. Arkitekturës, BIM Specialist, 10 vjet p
  • Pesë (5) Arkitekt ose teknik përpunues, 5 vjet p
  • Dy (2) Inxh.ndërtimi-drejtimi konstruktiv, 10 vjet p
  • Dy (2) Inxh.ndërtimi-drejtimi hidroteknik, 10 vjet p
  • Dy (2) Inxh.dipl. makinerisë, 10 vjet pervoje
  • Dy (2) Inxh.dipl. elektroteknikës, 10 vjet pervoje
  • Një (1) Inxh.dipl. i Gjeologjisë, 10 vjet pervoje
  • Një (1) Inxh.dipl. i Gjeodezisë, 10 vjet pervoje
  • Një (1) Inxh.dipl. per GIS ose ekuiv. 10 vjet pervoje
  • Tre (3) Inxh. ose teknik të Gjeodezisë, 5 vjet p
  • Dy (2) Inxhinier të komunikacionit, 5 vjet pervoje
  • Një (1) Ekonomist i diplomuar, 10 vjet përvojë
  • Një (1) Inxh. të IT, apo lëmisë përkatëse, 10 vjet p.
  • Pesë (5) Programer të IT-së, 5/7 vjet përvojë./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve

Published

on

Një kompani ndërtimi, teksa kryente punime në lagjen “Pejton”, ka shkaktuar dëmtimin e kabllove të rrjetit nëntokësor.

Me këtë rast kanë mbetur pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve të kësaj lagjeje dhe asaj të Dardanisë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar dëmin e shkaktuar. Falë përkushtimit të tyre deri më tash është arritur që pjesërisht të rikyçen në rrjet disa konsumatorë, derisa po punohet në mënyrë intensive që furnizimi t’u rikthehet të gjithë konsumatorëve të afektuar.

Për këtë rast janë informuar organet e rendit, dhe KEDS u bën thirrje kompanive të ndërtimit që të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit të punëve, meqë përveçse dëmtojnë asetet elektroenergjetike të KEDS-it, lënë pa furnizim me energji elektrike edhe konsumatorët./Media Ndërtim

Continue Reading

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending