Data e 18 Prillit shënon Ditën Ndërkombëtare për Monumente dhe Vende e njohur ndryshe si Dita Botërore e Trashëgimisë.
Kjo ditë, për çdo vit, nëpër botë shënohet me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë vizitimin e monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë, organizimin e konferencave dhe tryezave e po ashtu ka edhe artikuj gazetarë që e mbulojnë këtë ngjarje, raporton Ndërtimi.info.
Çdo vit kjo ditë e ka një temë, për shembull vitin e kaluar, më 2019, tema për Ditën Botërore të Trashëgimisë ishte peisazhet rurale. Kurse këtë vit tema e kësaj dite është “Kulturat e Përbashkëta, Trashëgimitë e Përbashkëta, Përgjegjësi e Përbashkët”.
Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendeve është propozuar për herë të parë nga Këshilli Ndërkombëtar për Monumente dhe Vende (ICOMOS) më 18 Prill 1982 dhe është aprovuar nga Asambleja e Përgjitshme e UNESCO-s më 1983./Ndërtimi.info/
You must be logged in to post a comment Login