Connect with us

Ambienti

Sarajeva është qyteti i tretë më i ndotur në botë, pas Nju Delhit dhe Lahores

Published

on

Sot në mëngjes, Sarajeva është qyteti i tretë më i ndotur në botë, pas Nju Delhit dhe Lahores. Siç raporton portali i Sarajevës Klix, banorët e Sarajevës janë mësuar, gjatë muajve të dimrit, që qyteti mban një pozitë famëkeqe të lartë në shkallën e qyteteve më të ndotura në botë.

Me ardhjen e motit të ftohtë, ajri i nëntorit, dhjetorit dhe janarit mund të etiketohet si “shumë i pashëndetshëm”, që është rasti edhe sot në mëngjes.

Për këtë arsye janë dhënë paralajmërime, të cilat duhet të merren parasysh kur cilësia e ajrit vlerësohet si më e keqja.

Ndotja e ajrit është veçanërisht e dëmshme për personat me sëmundje të frymëmarrjes si astma, sëmundjet e mushkërive dhe zemrës, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, por edhe për njerëzit e shëndetshëm, ndaj rekomandohet shmangia e aktiviteteve në natyrë.

Zonat më të ndotura në Sarajevë janë afër stacioneve matëse pranë Ambasadës Amerikane dhe Otokës, ndërsa ajri pranë Vijećnicës, Bjalavit dhe Ilidžës është shënuar si “i pashëndetshëm”./Media Ndërtimi

Ambienti

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës!

Published

on

Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës dhe sistemet e saj ujore janë nën stres në rritje. Mungesa e ujit prek 30% të evropianëve dhe 20% të tokës çdo vit. Në fakt, 70% e qytetarëve evropianë kanë shprehur shqetësimin për ndotjen e ujit dhe mungesën e ujit, e megjithatë pothuajse gjysma e tyre nuk ndihen mirë të informuar për problemet që lidhen me ujin në vendin e tyre.

Kjo është arsyeja pse fushata #WaterWiseEU u prezantua së fundmi, një nismë që do të kontribuojë drejt një Evrope elastike ndaj ujit deri në vitin 2050.

Cikli ynë i ujit, procesi me të cilin uji lëviz nëpër tokën, detet dhe atmosferën e Tokës, është i ndërprerë dhe duhet të rregullohet. Aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike po dëmtojnë ekosistemet dhe po çojnë në më shumë avullim, më shumë përmbytje, më shumë thatësirë ​​– dhe më pak ujë për ne dhe gjithë jetën tjetër që varet prej tij.

Fushata e komunikimit #WaterWiseEU, e cila do të zgjasë deri në vjeshtë, synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth kësaj dhe të ndriçojë në qendër të vëmendjes zgjidhjet e shumta të disponueshme. Zgjidhje të tilla si rritja e ruajtjes natyrore të ujit, rimbushja e ujit nëntokësor dhe rindërtimi i shëndetit të tokës, por edhe menaxhimi i zgjuar i ujit, efikasiteti i ujit dhe ripërdorimi.

Duke punuar së bashku, ne mund të ndryshojmë perceptimet ekzistuese për ujin dhe ‘Shiko ujin ndryshe’, siç thuhet në sloganin zyrtar të fushatës.

Fushata ka zhvilluar një sërë asetesh, duke përfshirë pamje të gatshme dhe mesazhe, të cilat po i vë në dispozicion të partnerëve të fushatës për t’i përdorur. Partnerët inkurajohen t’i përdorin këto mjete për të ndezur një bisedë, për të organizuar ngjarje dhe për t’u lidhur me veprimet e tyre të komunikimit./Media Ndërtim

Continue Reading

Ambienti

Zgjerohen shtigjet në Parkun e Gërmisë drejt Gollakut

Published

on

Projekti i zgjerimit të shtigjeve në Parkun e Gërmisë është një iniciativë e rëndësishme që ka mundësuar ndërlidhjen e zonave të banimeve përreth Parkut të Gërmisë me rrjetin qendror të shtigjeve. Ky projekt përfshiu katër shtigje të reja të cilat u inkorporuan në hartën e përgjithshme turistike të Parkut të Gërmisë, të plotësuar me:

Harta të Detajuara: Sigurimi i hartave të reja dhe të azhurnuara për vizitorët.

Digjitalizim: Përfshirja e shtigjeve në platforma digjitale për lehtësimin e aksesit dhe navigimit.

Shenjëzim: Vendosja e shenjave orientuese dhe informative për të drejtuar vizitorët në shtigje të ndryshme.

Kioska Informative Malore: Krijimi i kioskeve që ofrojnë informacione të nevojshme për vizitorët.

Kryeqyteti Prishtina vazhdon të avancojë drejt konceptit shëndetësor, rekreativ dhe turistik të shtigjeve. Ky projekt ka vendosur këtë zonë në hartën turistike dhe kulturore të rajonit, duke promovuar:

Turizmi i Qëndrueshëm: Përqendrimi në aktivitete që nuk dëmtojnë mjedisin dhe që mbështesin ruajtjen e tij.

Ambientalizmi: Ndërgjegjësimi dhe edukimi i publikut mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

Gjithëpërfshirja: Përfshirja e banorëve të Prishtinës në proceset vendimmarrëse dhe aktivitete mjedisore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

“Shumë makina 4×4, dhe cross motorra shëtitën lirshëm në Parkun Nacional Sharr aty ku janë zona të mbrojtura”

Published

on

Asht gjynah me e pa se sa shumë makina 4×4, dhe cross motorra shetiten nëpër Parkun Nacional Sharr, edhe aty ku janë zona te mbrojtura!

Ne disa diskutime me këta njerez, shpesh jam mundu me ju spjegu pse nuk duhet, pse nuk eshte mire, jo veq ne aspektin e turizmit por sidomos ne aspektin e mbrojtes, edhe pergjigjja ka qene se edhe ‘na duhet me zhvillu sportin tone dhe se nuk kane shtigje, apo hapesira ku munden me e zhvillu sportin e tyne’

Majat kane fillu me u afru, prej rrugeve qe po bohen prej ketyre njerezve!

Tash, qysh po ja bojm?! A po bohemi bashk, qeveri qendrore – lokale, komunitet, edhe po e gjej naj zgjidhje qe edhe i mbrojm parqet nacionale, por edhe ju lejojme dashamiresve te ketyre sporteve me i zhvillu keto aktivitete, a pe lojm krejt kete pune edhe po e shkaterrojme edhe at pak mal qe na ka mbet!

Opinion nga alpinistja Uta Ibrahimi

Continue Reading

Trending