Uncategorized

Sadiki: Është urgjente për Prishtinën ta këtë një Plan të ri Zhvillimor, pasi plani i 2012 skadon këtë vit

Published

on

Plani Zhvillimor i Prishtinës skadon këtë vit. Ai është hartuar në vitin 2012, dhe Prishtina në mungesë të Planit të Ri Zhvillimor duhet të punojë me anë të vjetrin gjë e cila po sjell probleme në fushën e ndërtimit dhe urbanizmit, sepse dokumentet planore ekzistuese janë të hartuara shumë vite më parë, e disa prej tyre edhe iu ka skaduar afati.

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinë, Arbër Sadiki thotë se është urgjente që Prishtina ta ketë një planë të ri zhvillimor.

“Natyra e Punës së Drejtorisë së Urbanizmit është e tillë që planet të cilat iniciohen nga Drejtoria e Planifikimit dhe kalojnë procedurën që e parasheh ligji për Planifikim Hapësinor i vitit 2013, në bazë të tyre në implementojmë dhe lëshojmë leje ndërtimi e kushte ndërtimore. Normalisht që vetë fakti që ky ligj nuk ka pas ndryshime, po sjell probleme për Drejtorinë e Urbanizmit sepse jemi të obliguar në këtë rast të implementojmë dokumentet planore ekzistuese të cilat disa veçse kanë skaduar.

Posedimi i dokumenteve të reja të cilat hartohen në përputhshmëri me këtë ligj, neve do të na lehtësonte punët dhe kualiteti përfundimtar i lejeve të cilat i aprovojmë do të ishte shumë ma i mirë”, deklaroi Sadiki për emisionin Kryeqyteti të televizionit publik të Kosovës.

“Kemi themeluar grupe punuese dhe së shpejti do të realizojmë diskutime publike në mënyrë që të kemi një Plan Zhvillimor Komunal sa më Kualitativ pasi që nga ato derivohen hartat zonale”, shto Sadiki./Media Ndërtimi.

Trending

Exit mobile version